• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konstitucionalistët: Meta, i detyruar të dekretojë Ramën, ka mbajtur vetë 2 poste

by Java News
16/01/2019 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristët e shohin të mundur emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe ministër të Jashtëm. Në tavolinën e presidentit të Republikës, Ilir Meta qëndron kërkesa e kryeministrit Edi Rama që të marrë edhe postin e ministrit të Jashtëm. Por dy ditë më parë, në një intervistë televizive, Meta la të hapur mundësinë se mund ta refuzojë Ramën si ministër të Jashtëm.

Mirëpo për juristët, nëse i referohemi Kushtetutës, Rama ka të drejtë ta marrë këtë post. Avokati Genc Gjokutaj deklaroi dje gjatë një prononcimi për “SOT” se për këtë rast duhet tu referohemi neneve 102 dhe 103 të Kushtetutës.

Sipas tij, këto dy nene përcaktojnë se ministri nuk mund të ushtrojë detyra të tjera, por kryeministri mundet. Ai iu referua edhe rastit të Ilir Metës kur ky i fundit ishte zëvendëskryeministër dhe njëkohësisht mbante edhe postin e ministrit të Jashtëm.

“Kushtetuta thotë që ministri nuk mund të kryejë detyra të tjera, ndërsa kryeministri mund të kryejë edhe detyra të tjera që i parashtron ligji dhe Kushtetuta.

Po t’ju referohemi neneve 102 dhe 103, besoj që nuk do të ketë asnjë problem, por çështja e dekretimit nga presidenti është një çështje tjetër. Kjo në fakt nuk është një praktikë e ndodhur më parë, nuk është se në Kushtetutë është e shprehur shprehimisht. Por kemi rastin e zëvendëskryeministrit që ishte edhe ministër i Jashtëm. Besoj që janë raste analoge.

Është njësoj si me rastin e fqinjëve ku Tsipras mori edhe postin e ministrit të Jashtëm. Them se edhe këtu mund të funksionojë sepse përtej ndryshimeve të vogla në Kushtetutë, të dy vendet janë Republikë Parlamentare dhe pak a shumë funksionojnë njësoj”, tha Gjokutaj.

Në nenin 102 thuhet se kryeministri mund të ushtrojë detyra të parashikuara në Kushtetutë, ndërsa në nenin 103 specifikohet se ministri nuk mund të ushtrojë veprimtari tjetër shtetërore.

Nëse presidenti kërkon të përdorë nenin e fundit si argument për të mos dekretuar Ramën ministër të Jashtëm, atë e rrëzon vetë e shkuara e tij. Kujtojmë që Ilir Meta ka mbajtur plot 3 herë dy poste njëkohësisht, ku dy herë ka qenë edhe zëvendëskryeministër, edhe ministër i Jashtëm. Pra këta precedentë i rrëzojnë pretendimet Metës dhe e detyrojnë të pranojë Ramën edhe ministër të Jashtëm.

Edhe për konstitucionalistin Sokol Hazizaj Kushtetuta e detyron presidentin Ilir Meta që ta dekretojë kryeministrin Edi Rama në postin e ministrit të Jashtëm.

Në rrjetet sociale, Hazizaj u shpreh Rama ka çdo të drejtë të mbajë dy poste njëkohësisht.

“Është ndryshe fakti moral që “i gjati” i bën të gjitha. Gjithsesi ligjërisht ka të drejtë ligjore dhe kushtetuese, por morale nuk e ka. Presidenti do ta dekretojë, por më parë duhet të shkarkojë Bushatin”, u shpreh Sokol Hazizaj duke iu referuar edhe neneve 7, 8 95, 100, 103 të Kushtetutës.

Kujtojmë që dy ditë më parë Meta u shpreh për mediat se për kërkesën e Ramës për ministër të Jashtëm do të kryejë verifikime dhe do të marrë kohën e nevojshme për ta shqyrtuar.

Next Post
VOA, Tit Vasili, dhe ca habere të tjera për bilbilejtë opozitarë!

VOA, Tit Vasili, dhe ca habere të tjera për bilbilejtë opozitarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com