• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që është edhe dyqani i 94 në rajon

by A R
25/04/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania lider në sektorin e pajisjeve elektronike dhe teknologjisë në rajon, Neptun, pjesë e Grupit BALFIN, ka përuruar pikën më të re dhe njëherazi më të madhe të saj në zemër të Prishtinës, Kosovë, në qendrën tregtare Central Park.

Ky dyqan shtrihet në një hapësirë prej mbi 2000 m², duke u pozicionuar si një nga showroom-et më moderne në të gjithë rajonin. E konceptuar për të ofruar një përvojë të gjithanshme blerjeje, kjo hapësirë e re synon të sjellë më pranë konsumatorit teknologjinë më të fundit nga markat më të njohura globale. Dizajni i brendshëm dhe mënyra e paraqitjes së produkteve janë ndërtuar mbi parimet e funksionalitetit, estetikës dhe inovacionit, duke e bërë vizitën në dyqan jo thjesht të orientuar drejt blerjes, por drejt një eksperience përmbushëse.

Drejtori Ekzekutiv i Neptun në Kosovë, Feridjan Çiftja, shprehet se dyqani  i hapur në qendrën tregtare Central Park vjen me një larmishmëri produktesh, si dhe me një sërë risish.

“Do të jetë dyqani më i madh i Neptun, prandaj jemi kujdesur që përtej një mjedisi të kuruar në detaje, ta çojmë eksperiencën e konsumatorit në një stad tjetër, përmes larmishmërisë së produkteve, zgjerimit të kategorive, brand-eve dhe risive”, – tha Ciftja, ndërsa u ndal më specifikisht tek këto të fundit.

“Zona e eksperiencës është diçka tërësisht e re, ku konsumatorët do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me produktin, ta provojnë atë, si dhe të kenë një përvojë vërtet të kënaqshme. “Click & Collect” është një shërbim tjetër, i cili do të lehtësojë procesin e blerjes online dhe do t’i ofrojë konsumatorit një alternativë shtesë.”

Me hapjen e këtij dyqani të ri, numri i përgjithshëm i dyqaneve të Neptun në Kosovë arrin në 15, duke konsoliduar edhe më tej pozitën e kompanisë në tregun e Kosovës. Ky investim përkthehet gjithashtu në vende të reja pune, krijim të ardhurash për komunitetin lokal, dhe rritje të konkurrueshmërisë në treg.

Dyqani, erdhi me oferta speciale dhe 100 dhurata falas për vizitorët e parë.

Gjatë vitit 2024, Neptun në Kosovë ka shënuar një seri arritjesh, duke e bërë këtë vit një ndër më të suksesshmit në historinë e saj. Një nga arritjet më të rëndësishme ishte vendosja e një rekordi për performancën e shitjeve ditore, i cili arriti një vlerë prej 2 milionë eurosh.

Neptun nuk është thjesht një kompani që shet pajisje por është një aktor ekonomik i rëndësishëm në vendet ku operon, si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Bosnje Hercegovinë, me impakt të dukshëm në sektorin e teknologjisë, logjistikës dhe punësimit. Neptun ka 94 dyqane në rajon dhe ka të punwsuar rreth 1500 punonjës.

Zgjerimi i rrjetit të Neptun Kosovë është në përputhje të plotë me strategjinë afatgjatë të Grupit BALFIN, për të konsoliduar pozitat në tregjet dhe industritë ku është i pranishëm, ndërsa punon për një ekosistem biznesi të qëndrueshëm që nxit inovacion, zhvillim ekonomik dhe përfitime për komunitetet.

Prej më shumë se 30 vitesh, Grupi BALFIN, nën vizionin e themeluesit Samir Mane, operon jo vetëm në industrinë e shitjes me pakicë dhe shumicë, por edhe në industri si pasuritë e paluajtshme, bankat, menaxhim asetesh, turizëm, energji dhe logjistikë. Grupi ushtron aktivitetet e tij në 11 shtete dhe 2 kontinente.

Next Post
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

"PD, repart dhune", Çupi: Nëse voton PD, ke votuar dhunën

Comments 1

  1. Albert says:
    3 months ago

    Kurr me ne Neptun

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com