• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kongresi i PD-së ose fundi i partisë së pluralizmit shqiptar

by Ben Andoni
14/04/2022 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nga momenti që ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu drejtua organeve të Drejtësisë për parlamentarët dhe njerëzit e partisë së tij, krisja nuk riparohej më. Që nga koha, që dy pjesë të së njëjtës trupë politike iu drejtuan Gjykatës (atë që e kanë anatemuar të gjithë kohën), për të njohur ndryshimet respektive statuore, atëherë mund të thuhet se dëmi është më i thellë sesa mundësia e rikuperimit. Që nga koha kur grupi i kryetarit në detyrë Alibeajt i drejtohet Gjykatës shqiptare për të përballur vendimin e saj në favor të Grupit të Rithimelimit, atëherë kjo parti e ka mbyllur misionin e saj. Me një logjikë të thjeshtë: nëse nuk ke mekanizmat etikë, që do të thotë nxjerrja e disa emrave mbi palët atëherë pse flet për moral; nëse nuk ke ata statuorë, që në fakt duhet të ishin të parat për zgjidhjen, maisja nuk do ndodhte deri në përçarje…

Rama është familjar me të dy palët, paçka se të dy e përdorin në kuptimin me negativ të mundshëm: me Grupin e Rithemelimit, pasi me shefin e saj Berisha de facto bëri ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që e kanë përcjellë Shqipërinë në këtë stad politik; kurse pjesa që mund ta simbolizojmë ajo që ishte dhe është me z.Basha, nuk tha asgjë kur u bë pakti i 17 Majit 2017!!! Të mjafton të njohësh 15% Jungun dhe të kuptosh se kompleksi që kanë këto tre personazhe ndaj njëri-tjetrit dhe e kupton se kriza nuk është thjesht e PD-së, por e asaj që kjo forcë nuk ka se çfarë t’u japë më shqiptarëve, që mezi presin një ndryshim dhe një përballje reale me problematikat e tyre.

E dhimbshme është se G rupi i Rithemelimit, që mendonte se Berisha do të largohej sa të ikte Basha, tashmë hesht. Hesht sepse po tregojnë që u mungon thelbi dhe parimet, që ka ditur t’i marrë Berisha për interesin e tij dhe po i kanalizon ashtu si do ai, megjithëse nuk është pjesë e Grupit Parlamentar. Pasi Berisha frymëzon më së miri fanatikët dhe manovruesit por jo partinë. “Lideri më i shquar nuk është domosdoshmërisht ai që bën gjërat më të mëdha. Është ai që di të shtyjë njerëzit të bëjnë gjërat më të mëdha”, shprehej në kohën e tij Ronald Reagan, presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara.

Kongresi i ardhshëm i PD-së, në mënyrën sesi po veprohet me numrat dhe ngutin e Berishës që nuk pret as vendimet e Gjykatës, thjesht, do ta thellojë krizën për ta kthyer në një përçarje të madhe por mbi të gjitha ta transformojë PD-në në një forcë apatike, që kredo do ketë thjesht zhurmën. Sa më shumë po zgjat, aq më shumë shqiptarët po humbin besimin se kjo forcë mund t’i besohet si alternativë e të ardhmes. Kurse sa i përket Ramës ai po e çon të Majtën gjoja në një drejtim të duhur, por Kulti i individit, humbja e lidhjes me bazën dhe mbi të gjitha kaosin dhe respektin thjesht të dukjes, po e dëmtojnë më së shumti.

Shqipëria po humbet pluralizimin e vërtetë sepse PD dhe PS-së nuk i përfaqësojnë më. Kjo është e dukshme. Dhe, këtë e kupton dhe njohësi më i pakët i politikës. E vështirë do jetë ardhja e partive të reja, por ato, sot, i kërkon imperativi kohor. Askush nuk i njihte shumë nga iniciatorët e PD-së në fillim të viteve ’90 dhe shumë prej atyre që i dhanë jetë PS-së, por ata e transformuan politikën shqiptare. Mbase një rrugë e tillë mund të nisë me PD-në, si në kapërcyell të viteve ’90, rithemelimi duhet të bëhet nga nisja me personazhe që nuk janë zhytur për vite në këtë moçal politik, kurse te PD-ja me të rinjtë që aspirojnë ndryshimin, duhet t’u jepet mundësia. E mbi të gjitha: Berisha duhet të kuptojë se misioni i tij ka mbaruar. Qoftë edhe pa sensin non-grata. Ai i përket të së kaluarës, kurse vlerësimi historik do të duhen disa dekada, që të bëhet, atëherë kur ai nuk do jetë më në skenë…. Është kaq e thjeshtë. Ky ngut kongresi do e shtojë krizën, kurse PD-ja e re duhet të nisë që nga fillimi me idealistë të rinj. Kaq. Dhe, e fundit, mund t’i jepni një dorë me këtë rast edhe demokracisë shqiptarë dhe jo thjesht PD-së, por kështu si po vjen kjo parti po i jep fund asaj që shumë njerëz e thoshin dikur me krenari: Partia e parë dhe e vërtetë e pluralizmit shqiptar. Nëse kemi pasur ndonjëherë!!! (Javanews)

 

 

 

Next Post
PD akuza ministres së Shëndetësisë: Nuk menaxhoni dot një grip sezonal

Spahia firmos vendimet e para në postin e kryebashkiakut, shkarkon dy administratorët e Shkodrës

Comments 1

  1. Ρrushi ! says:
    4 years ago

    Ja e thua, po kujt ja thua. Ben, PD-ja ku eshte futur mund te behet vetem nese vdes Berisha. Por ama pa mundur te lere trashegimtar ne leter. Sepse nese e ka lene pas ate dokument as per 50 vite nuk ribehet ajo parti. Ata jane aq te semure si grup sa dreqi nuk ka c’ti beje.

    Reply

Leave a Reply to Ρrushi ! Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In