• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kongresi i Manastirit e oksidentalizoi kulturën e shkrimit shqip

by Java News
21/11/2021 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke kujtuar Kongresin e Alfabetit të mbajtur më 14 – 22 nëntor 1908, nervi i reagimit shkencor e kulturor bëhet më i prekshëm ndaj detyrimeve tona shoqërore e institucionale për gjuhën shqipe, si instrument mjaft i rëndësishëm në rrafshin e komunikimit shoqëror.

 

Nga prof. dr. Skender ASANI

Kongresi Alfabetit, mbajtur nga 14 – 22 nëntor 1908 në Manastir, e oksidentalizoi kulturën e shkrimit shqip, si një mundësi e favorshme për ta shkëputur rrjedhën e historisë nga anarkia e shkronjave me alfabete të ndryshme në një alfabet unik.  Në të morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, klubeve dhe organeve kombëtare të trevave shqiptare.

Kongresi ngriti një komision prej 11 delegatësh ku Gjergj Fishta u zgjodh kryetar komisioni. Në këtë komision ishin anëtarë: Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Dhimitër Buda, Bajo Topulli, Nyz’het Bej Vrioni, Grigor Cilka.

Të gjithë këta emra, përpos heterogjentitetit krahinor, përfaqësonin edhe diversitetin fetar, sepse në Kongresin e Manastirit morën pjesë veprimtarë të shquar katolikë, myslimanë, protestantë, ortodoks e bektashinjë.

Pra, Kongresi i Manastirit, përpos integrimit të alfabeteve në një të vetëm, në atë latin, promovoi edhe kulturën e bashkëjetesës fetare, një model ky gati unikal tek shqiptarët, i cili u kultivua edhe në kohët e mëvonshme.

Për një popull të emancipuar, alfabeti ka një dimension të rëndësishëm në zhvillimin historik  e kulturor të tij. Sa i përket shqiptarëve, ky dimension është i dyfishtë, sepse në mënyrë praktike shprehte aspiratën e shqiptarëve për liri kombëtare dhe për frymë properendimore në kulturën shkrimore.

Përvetësimi i alfabetit latin dhe standardizimi i tij për nevojat praktike të shkollave, librave, gazetave e revistave, i dha kulturës shqiptare një favor tepër të madh sepse në këtë mënyrë procesi i komunikimit dhe bashkëpunimit me kulturat perendimore ishte më efikas. Ky favor kishte qenë vendimtar për interesimin albanologëve të huaj për gjuhën shqipe, të cilët e patën më lehtë për t’i studiuar shkrimet e shkruar në këtë alfabet.

Shikuar nga perspektiva e tanishme, Kongresi i Manastirit mund të na shërbejë si një referencë e dobishme e standardizimit gjuhësor të shqipes, por edhe si një hallkë e fuqishme e lidhjes me kulturat tjera, ku interakcioni linguistik ndihmon në tejkalimin e barrierave komunikuese në mes të popujve.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve për çdo vit organizon DITËT  E ALFABETIT, ku studiuesit  e fushave albanologjike japin kontributin  e tyre shkencor në ndriçimin e temave e ideve që ndërlidhen me kulturën e shkrimit shqip. Sivjet patëm Gjuhën, letërsisë, kulturën dhe traditën arbëreshëve të Italisë temë qendrore të DITËVE TË ALFABETIT, duke dashur që në këtë mënyrë të senzibilizojmë opinionin publik dhe sidomos institucionet kompetente në ruajtjen e këtij komuniteti nga erozioni i zhdukjes. Komuniteti arbëresh në Itali sot janë dëshmia më e gjallë e një kulture të lashtë e cila u kishte mbijetuar furtunave të asimilimit në saje të ruajtjes së gjuhës së vjetër të Gjergj Kastriotit Skenderbeut nga dhëmbi i asimilimit dhe globalizmit. Njëkohësisht ky komunitet ishte edhe ura lidhëse përmes së cilës idetë kulturore evropiane ndikuan në zhvillimin e Rilindjes sonë kombëtare, dhe u formësuan në Kongresin e Alfabetit në Manastir. Prandaj edhe Instituti ynë si ditëlindje të vet ka pikërisht 22 Nëntorin, një simbolikë kjo që integron në vetvete përveç historinë e kulturës gjuhësore edhe idetë e Rilindjes sonë për një diversitet kulturor e gjuhësor me popujt tjerë, aspiratë kjo që është materializuar në funksionimin e disa Departamenteve tona ku bashkëjetesa fetare dhe kulturore është motoja e punës sonë shkencore e hulumtuese. Një konfirmim praktik i këtij angazhimi janë edhe inkurajimet që na vinë nga institucionet ndërkombëtare, ku ITSHKSH targetohet si një qendër  e mirëfilltë e kultivimit të tolerancës dhe mirëkuptimit në një shoqëri me diversitet etnik, fetar e gjuhësor.

Duke kujtuar Kongresin e Alfabetit të mbajtur më 14 – 22 nëntor 1908, nervi i reagimit shkencor e kulturor bëhet më i prekshëm ndaj detyrimeve tona shoqërore e institucionale për gjuhën shqipe, si instrument mjaft i rëndësishëm në rrafshin e komunikimit shoqëror.

Uroj që në vitet në vijim kultura e gjuhës dhe e komunikimit në mes të njerëzve të zgjerojnë dioptrinë e vrojtimit në ato pika ku e përbashkëta shkrihet në shtratin kohor të së ardhmes.

 

 (Fjalë rasti në manifestimin qendror për shënimin 22 nëntorit –  përmbylljes së Ditëve të Alfabetit në ITSHKSH)

 

 

Next Post
Vokshi, akuza Dakos: Je autor i masakrës elektorale!

“Deshi ta shkatërronte lidhjen tonë me një telefonatë”, Albana Vokshi flet për Lulzim Bashën dhe zbulon...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In