• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konfuci dhe filozofia “turbullohu- kthjellohu” në Shqipëri

by Alfred Peza
18/02/2018 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nëse ndjek me vëmendje ato që mund të konsiderohen, si zhvillimet më të rëndësishme të një ditë apo një jave që po lemë pas, nuk arrin që të formësosh me sytë e mendjes, identikitin e plotë të disa prej çështjeve themelore që duket se janë në dinamikë zhvillimi. Ose të paktën ti shquash deri në atë masë sa të fillosh e të kuptosh se si do të jetë përfundimi i një procesi. Në këtë mënyrë, të kesh mundësi që të parashikosh se çfarë do të ndodhi më kë dhe si do të përfundojë çfarë!

Le të jem më konkret me këtë parashtrim.

Sekretari Amerikan i Shtetit firmosi ndalimin e familjes së ish Kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Lalla të futet në SHBA, për shkak se siç u tha në motivacionin shoqërues të aktit, “të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”. Por ku nuk kishin kaluar vetëm pak orë pas këtij lajmi që ndodh për herë të parë në historinë e këtij vendi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), një strukturë e re produkt i reformës së sapo nisur në drejtësi nën bekimin direkt të amerikanëve, e përjashtoi atë nga procesi i vettingut. Njerëzit pyesin, a është i fajshëm siç thotë kryediplomati amerikan, apo i pafajshëm siç thotë vetë Llalla, që e kensideroi veten viktimë e një keqinformimi të ambasadorit amerikan në Tiranë, për shkak të përplasjes mes tyre?

Federika Mogerini, shefja e politikës së jashtme të BE, tha se mundësia që të gjitha shtetet e Ballkanit Perendimor të jenë pjesë e BE në vitin 2025, është një objektiv i mundshëm realist. Mirë që Shqipëria shpreson që të mari në pranverë një datë për fillimin e negociatave të anëtarësimit, po Kosova që festoi 10 vjetorin e pavarësisë dhe ende nuk njihet nga 5 shtete anëtare të BE dhe nuk ka përfituar akoma nga procesi i liberalizimit të vizave në zonën Shengen, si mund të jetë gati pas 7 vjetësh? Po Shqipëria vetë, a mundet të arrijë që të jetë përgjatë kësaj kohe në një hap me Serbinë dhe Malin e Zi, që aktualisht janë disi para nesh?

Shkëlzen Berisha po shihet gjithnjë e më shpesh sa në komisionet hetimore parlamentare, sa në Prokurorinë e Tiranës dhe në atë të Krimeve të Rënda. Ditën e Shën Valentinit, media e pavarur “EU Reporter” publikoi një artikull që përmbante akuza ndaj djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Por tani kjo media ka dalë me një tjetër publikim ku shkruhej se “këto akuza u bënë nga një burim që supozohej të ishte i besueshëm. Por ne tani pranojmë që këto akuza u bënë totalisht pa një bazë. I kërkojmë ndjesë z. Shkëlzen Berisha”. Njerëzit e hutuar mund të pyesin: A është i fajshëm apo i pafajshëm djali i ish Kryeministrit?

Maks Velo një piktor, përkthyes e publicist, është bërë protagonist me rrëfimin e tij për të kaluarën si ish i burgosur politik në kohën e komunzimit. Me sa duket është njohur më në fund me dosjen e tij të ish Sigurimit të Shtetit, për shkak të funksionimit të institucionit që po meret me këtë proces. Ka mësuar fakte tronditëse rreth asaj se deri ku shkon e keqja e rracës njerëzore, në regjime diktatoriale. Duke e mësuar këtë, pas rreth gjysëm shekulli më pas. Pyetja që bëhet është, kur do përfundojë së sqaruari e gjithë kjo histori e errët? A do të ketë ndonjëherë pendim, falje dhe drejtësi reale për viktimat?

Në policinë e shtetit, në Prokurorinë e Përgjithshme po bëhen analizat e vitit të shkuar dhe ka nisur puna për goditjen e një pjese të grupeve kriminale dhe arrestimi i disa ish drejtorëve të rëndësishëm të akuzuar për korrupsion me paratë publike gjatë kohës së ushtrimit të detyrës. Pyetja që bëjnë njerëzit është a do të zhduken (nëse) të 40 organizatat kriminale dhe kur do të arrestohen “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit siç i ka cilësuar ato ambasadori Lu?

E njëjta gjë mund të thuhet për çështjen e futbollit, ku pavarësisht se u zhvilluan zgjedhjet e reja dhe u rikonfirmua Presidenti Armand Duka, UEFA dhe një vendim tronditës për kampionen e Shqipërisë Skënderbeu, për trukim ndeshjesh duke paralajmëruar përjashtimin e saj për 10 vjet nga aktivitetet ndërkombëtare. Ndërkohë që Superliga e futbollit ka hapur një “luftë” e ashpër mes disa klubeve me FSHF, etj. Pyetja që shtrojnë njerëzit është: Kur do të kemi një futboll normal, me kampionat normal dhe që të shkojmë e të mbushim shkallët e stadiumeve, ku duket sikur sa më shumë investohet aq më shumë boshatisen?

E për të vijuar me çështjet e debateve dhe polemikave për arismin e lartë, për teatrin kombëtar, e kështu me radhe e me radhë.

Besoj se e gjitha që po ndodh mund të ketë shumë shpjegime dhe secili mund të ketë teorinë e tij. Por besoj se jemi në mesin e një procesi, që më kujton një thënie të Konfucit, filozofit kinez të këtu e 25 a 26 shekujve më parë, që e përkufizonte me fjalët: Turbullohu, kthjellohu! Që do të thotë, se reformat e thella strukturore të ndërmarra vitet e fundit si ajo në drejtësi, arsim, art e kulturë, e kështu me radhë, i kanë turbulluar duket të gjitha ujërat. Kanë prekur të gjitha sektorët kyç të jetës së vendit.

Për rrjedhojë jemi diku në fillimet e një segmenti të pandalshëm për ecjen përpara, që ndodhet mes turbullimit që kanë provokuar pas miratimit, impementimi në praktikë I të gjitha këto reformave dhe kthjellimit që pritet të vijë, në të ardhmen. Se si do jetë cilësia e produktit final, kjo mbetet për tu parë.

Next Post
Pylli orbital, qytetarë dhe personazhe të njohur i bashkohen nismës së Veliajt

Pylli orbital, qytetarë dhe personazhe të njohur i bashkohen nismës së Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Premtoi “rrëmbimin” e Ramës si Maduro; Salianji: Berisha ka vetë marrëdhënie të krisura me SHBA

February 19, 2026
53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In