• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB refuzon rezolutën amerikane për Ukrainën, miraton atë të Evropës

by A M
24/02/2025 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata e Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë të hënën rezolutën amerikane për të zbutur qëndrimin e Asamblesë së Përgjithshme ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Presidenti amerikan Donald Trump po bën përpjekje të ndërmjetësojë paqen në Ukrainë, pas tre vjetësh luftë me forcat ruse. Votimi në OKB i jep Kievit dhe aleatëve evropianë një fitore diplomatike.

Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh votoi mbi projekt-rezolutat rivale, një nga Uashingtoni dhe një e shkruar nga Ukraina dhe shtetet evropiane për të shënuar përvjetorin e tretë të sulmit rus në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara u detyruan të abstenonin në votimin e rezolutës së tyre, pasi vendet evropiane ndryshuan me sukses versionin e Uashingtonit për ta formuluar në një mënyrë të tillë që pasqyronte mbështetjen e OKB-së për Kievin gjatë luftës, përfshirë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Kjo luftë nuk ka patur asnjëherë të bëjë vetëm për Ukrainën. Ka të bëjë me të drejtën themelore të çdo vendi për të ekzistuar, për të zgjedhur rrugën e tij dhe për të jetuar i lirë nga agresioni”, tha në fjalimin e saj përpara votimit zëvendësministrja e jashtme e Ukrainës, Betsa Mariana.

Përballja në Kombet e Bashkuara ndodhi pasi Presidenti Trump nisi përpjekjet për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës, duke shkaktuar përçarje me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kjo përpjekje gjithashtu ka ngritur shqetësimin mes aleatëve evropianë se ata dhe Kievi mund të përjashtohen nga bisedimet e paqes. Zyrtarët amerikanë dhe rusë u takuan të martën e kaluar.

Rezoluta e ndryshuar e hartuar nga Shtetet e Bashkuara mori 93 vota pro, ndërsa 73 shtete abstenuan dhe tetë votuan kundër. Rusia dështoi gjithashtu të ndryshou tekstin e rezolutës së Shteteve të Bashkuara.

Përpara votimit për tekstin e Shteteve të Bashkuara, Ambasadorja amerikane në OKB, Dorothy Shea tha se ndryshimet e propozuara evropiane dhe ruse ishin “një luftë fjalësh në vend të përpjekjes të arrihet fundi i luftës”.

Votimi në Këshillin e Sigurimit

Asambleja miratoi rezolutën e hartuar nga Ukraina dhe vendet evropiane me 93 vota pro, 65 abstenime dhe 18 vota kundër. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, disa vende të tjera që votuan kundër ishin Rusia, Koreja e Veriut dhe Izraeli.

“Sot kolegët tanë amerikanë e kanë parë vetë se rruga drejt paqes në Ukrainë nuk do të jetë e lehtë dhe do të ketë shumë që do të përpiqen të sigurohen që paqja të mos arrihet për aq kohë sa të jetë e mundur. Megjithatë, kjo nuk duhet të na ndalojë”, i tha asamblesë ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia.

Teksti origjinal i propozimit amerikan ishte tre paragrafë, ku shprehej keqardhja për humbjen e jetëve gjatë “konfliktit Rusi-Ukrainë”, duke përsëritur se qëllimi kryesor i OKB-së është të ruajë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe të zgjidhë në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet si dhe duke kërkuar një fund të shpejtë të konfliktit dhe një paqe të qëndrueshme.

Por amendamentet evropiane shtuan referenca për agresionin në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës dhe nevojën për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me Kartën themeluese të OKB-së dhe riafirmuan mbështetjen e OKB-së për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Bota do paqe. Ukraina do paqe”, tha ambasadori i Kanadasë në OKB, Bob Rae. “Pyetja është: çfarë lloj paqeje do të jetë ajo? A do të jetë një paqe e bazuar në drejtësi dhe në kartën e OKB-së dhe në parimet për të cilat ne qëndrojmë? Apo do të jetë një paqe që është rezultat i një detyrimi?”.

Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh do të votojë gjithashtu për të njëjtin tekst të Shteteve të Bashkuara të hënën në mbrëmje. Një rezolutë e këshillit ka nevojë për të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga SHBA-të, Rusia, Kina, Britania ose Franca, për t’u miratuar.

Anëtarët evropianë të këshillit pritet të propozojnë një votim për të njëjtat amendamente në tekstin e Shteteve të Bashkuara që u paraqitën në Asamblenë e Përgjithshme. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara ishin të përgatitura për të vënë veton ndaj çdo amendamenti të propozuar./VOA

Next Post
Hetimi i krimit zgjedhor, Celibashi: Veçoria e këtyre zgjedhjeve, koordinimi i KQZ me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Hetimi i krimit zgjedhor, Celibashi: Veçoria e këtyre zgjedhjeve, koordinimi i KQZ me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In