Konflikti në Lindjen Mesme, Irani përgatitet për t’u tërhequr nga traktati i armëve bërthamore

Ministria e Jashtme e Iranit thotë se parlamenti iranian po përgatit një projektligj për tërheqjen nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Traktati, i cili hyri në fuqi në vitin 1970, synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore dhe të arrijë në një botë pa armë bërthamore.

Sakaq Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor, një pretendim që Izraeli e hedh poshtë.

Izraeli dhe Irani vijuan gjatë natës sulmet ndaj njëri-tjetrit. 8 viktima u shënuan në territorin izraelit nga sulmet e fundit iraniane, ndërsa mbi 300 të tjerë u plagosën. Ushtria izraelite goditi qendrat e komandës në Teheran që i përkisnin Forcës Quds të Iranit, krahut të operacioneve jashtë vendit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Nga ana tjetër, u raportua se Irani shënjestroi qendrat e komandës së Forcave Izraelite të Mbrojtjes. Teherani deklaroi se kishte goditur me sukses me një breshëri raketash në disa qytete, duke premtuar sulme edhe “më shkatërruese” kundër objektivave izraelite. Dy ndërtesa të larta banimi u goditën në zonën Dan të Izraelit qendror.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com