• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme! Rusia: Përdorimi i armëve bërthamore nga SHBA-të në Iran do të ishte katastrofik

by B K
20/06/2025 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Përdorimi i mundshëm i armëve taktike bërthamore nga Shtetet e Bashkuara në Iran do të ishte një zhvillim katastrofik.

Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse, Tass.

Peskov komentoi ato që i cilësoi si raportime spekulative mediale lidhur mundësinë e përdorimit të armëve të tilla. Por, zëdhënësi i Kremlinit nuk përmendi se cilat media kanë raportuar për këtë gjë.

Gazeta The Guardian ka raportuar se zyrtarët amerikanë të mbrojtjes janë informuar se përdorimi i bombave konvencionale kundër ndërtesës nëntokësore për pasurimin e uraniumit Fordo në Iran, nuk do të mjaftonte për ta shkatërruar plotësisht këtë impiant.

Sipas gazetës, për shkatërrimin e këtij centrali do të kërkohej që të kryheshin sulme, fillimisht me bomba konvencionale, e më pas bombarduesit B-2 do të mund të lëshonin armë taktike bërthamore.

Megjithatë, gazeta britanike tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk po e shqyrton përdorimin e një arme taktike bërthamore në Fordo dhe se kjo mundësi nuk është paraqitur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Caine, gjatë takimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha të enjten se çdo vendim për përfshirjen e mundshme të SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit do të merret brenda dy javësh.

Rusia, e cila ka lidhje të ngushta me Iranin, ka paralajmëruar ashpër kundër një ndërhyrjeje ushtarake të SHBA-së në anën e Izraelit./REL/

Next Post
Berisha-deputetëve socialistë: Dorëzoni mandatet, nuk ka vend për ju në Parlament

Berisha-deputetëve socialistë: Dorëzoni mandatet, nuk ka vend për ju në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Funerali i Mladiçit me nderime shtetërore, Kos: Do të diskutoj me Von der Leyen për angazhimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së

September 10, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

September 10, 2026
Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

September 10, 2026
Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

September 10, 2026
BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

September 10, 2026
Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

September 10, 2026
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

September 10, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Rekord! Emigrantët dërguan 621 mln euro në gjysmën e parë të vitit

September 10, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksidenti në Lushnjë, policia zbardh detaje të reja: Ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

September 10, 2026
Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com