• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konflikti i Metës me ‘Freedom House’, shkak letra e Llallës për amerikanët?!

by Java News
11/04/2018 16:39
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Kryeprokurori, Adriatik Llalla, gjate ceremonise se 25 vjetorit te Parlamentit te pare pluralist demokratik, organizuar nga Kuvendi i Shqiperise dhe Akademia e Shkencave ne Pallatin e Brigadave.	/r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and General Prosecutor Adriatik Llalla, during the ceremony of the 25th anniversary of the first pluralist democratic Parliament, organized by Parliament and the Academy of Sciences.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dorian Kodra

Adriatik Llalla e ka pranuar publikisht se Donald Lu i kërkoi arrestimin e një politikani të rëndësishëm për korrupsion, por asnjëherë nuk e ka thënë se kush ishte ky politikan.

Në Opinion, Llalla tregoi historinë e takimit privat që pati me ambasadorin në zyrë, tha se i ishte bërë presion për Bankers Petroleum, e quajti sorosist, e akuzoi për shantazh por emrin e politikanit të shënjestruar nga ambasada amerikane e mbajti për vete.

Pyetjes nëse ky politikan ishte Sali Berisha, Llalla nuk i dha përgjigje, duke lënë hapësira për aludime.

Por emrin e politikanit që iu kërkua të arrestohej nga ambasada amerikane, ish Prokurori i Përgjithshëm e ka treguar në Kongresin Amerikan, kur iu kërkua informacion në lidhje me ndikimin e Soros-it në Shqipëri.

Lapsi.al zbuloi një letër të Adriatik Llallës të publikuar në Maj të vitit 2017 në faqen e internetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në Maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Në letrën e Llallës, dërguar Kongresit, shkruhet: “…Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”.

Arrestimi i tij (sipas Lu) mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar në Bashkimin Europian, thotë Llalla, i cili vijon më tej, duke shpjeguar qëndrimin e tij: “Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave”.

Debati duket se ka qenë i ashpër, pasi Llalla, në letrën drejtuar Kongresit, shkruan: “Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social”.

Pjesa më e rëndë e këtij komunikimi vjen më poshtë, sipas përshkrimit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

Në nëntor, Adriatik Llalla u zëvëndësua në detyrë me Arta Markun dhe fill pas kësaj ish kryeprokurorit, iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen.

Vendimi i firmosur nga ish sekretari i shtetit, Rex Tillerson u kontestua nga Llalla që akuzoi ambasadorin Lu se gënjeu departamentin e shtetit.(Lapsi.al)

Next Post
Shkenca: Shtatë arsye, ja pse njerëzit e zgjuar nuk mund të jenë të lumtur!

Shkenca: Shtatë arsye, ja pse njerëzit e zgjuar nuk mund të jenë të lumtur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

October 30, 2026
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

October 30, 2026
Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

October 30, 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

October 30, 2026
Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

October 30, 2026
Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

October 30, 2026
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Lokalet 2027/ Begaj nis konsultimet, PS i vendos vetëm një kusht: Çdo datë, përveç 2 majit!

October 30, 2026
Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

October 30, 2026
Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

October 30, 2026
“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In