• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konflikti i shezlongeve në Velipojë/ Kryebashkiaku i Lezhës kërkon shtetëzimin e rërës së plazheve: Hapësirë publike

by Java News
28/06/2021 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur për përplasjen mes dy familjeve në Velipojë, ku ndodhi edhe vrasja e katër personave, mes të cilëve edhe punonjësi 20-vjeçar.

Në emisionin “Top Talk”, Ndreu dha zgjidhjen që i jep fund sherreve duke thënë se rëra duhet të jetë hapësirë publike që paguhet nga operatorët turistik. Ndër të tjera shtoi se kushdo që shkon për të bërë biznes gjatë sezonit turistik pa pasur struktura shërbimi nuk kanë pse të shkojnë se nuk ka vend në plazh.

Ndreu: Nuk e kuptoj përse duhet të ketë konflikte të tilla, operatorët turistik duhet të aplikojnë në zonat ku janë lënë të lira tek e-albania, të konfirmohen nga Ministria e Turizmit dhe nga bashkitë përkatëse. Pra, konfirmimi bëhet mbi bazën e përparësisë që marrin strukturat hoteliere, njësitë e shërbimit dhe pronarët e tokave. Pra ka një çudi mes operatorëve turistik që duke pasur një sistem të mëparshëm të shfrytëzimit të hapësirave publike sipas teorisë së të fortëve ose sipas ndarjeve klienteliste, e kanë shumë të vështirë të ambientohen me një sistem të ri që u aplikua vitin që kaloi.

Ata njerëz që janë mësuar të bëjnë si të duan me hapësirën publike, hapësira publike nuk është e tyre. Fatkeqësisht ka vende ku rëra është privatizuar dhe çuditërisht, nuk e kuptoj pse nuk zhbëhen këto.

Dyrnjaja: A duhet ndërmarrë një iniciativë për tu bërë publike e gjithë hapësira që i takon pjesës ranore të plazheve dhe kjo të administrohet qoftë nga e-albania apo strukturë tjetër që të mos kemi këtë lloj përplasjeje me pasojë dhe jetën.

Ndreu: Është përgatitur një projektligj që të zhbëjë të gjithë privatizimet abuzive të rërës. Kjo është edhe pasojë e kësaj situate katastrofë të hipotekimeve të zonave ranore ku në fakt nuk ka pasur kurrë pronarë të vjetër e as të rinj. Por në mënyrën më korruptive na dalin territore rëre të privatizuara.

Kjo është një tjetër problematikë, e cila nxit konflikt. Mesa më kanë vënë në dijeni, po e përgatisin projektligjin për shkak të procedurave korruptive të hipotekimeve të këtyre zonave ku kurrë rëra nuk ka qenë në pronësi të askujt. Nëse lirohet rëra, bëhet gjysma e punës. Rëra duhet të jetë hapësirë publike që paguhet nga operatorët turistik. Të tjerët që vijnë për të bërë biznes pa pasur struktura shërbimi nuk kanë pse vijnë se nuk ka vend në plazh./m.j

Next Post
Pasuritë e politikanëve në Kosovë: Osmani më e pasura, Kurti thotë se s’ka asnjë pronë

Pasuritë e politikanëve në Kosovë: Osmani më e pasura, Kurti thotë se s'ka asnjë pronë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com