• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve/ Debate PS- PD, opozita rreshtohet kundër SHBA- BE

by Aalison Pearse Stevens
25/08/2016 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të thërrasë më datë 30 gusht seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për të miratuar projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i Vetingut.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve te martën është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pjesë e diskutimeve ka qenë prishja e konsensusit politik.

Mësohet se gjatë mbledhjes, demokratët kanë theksuar se drafti i miratuar në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca në mbledhjen e Komisionit të Reformës shkel Kushtetutën dhe konventat e të drejtave të njeriut. Mësohet se gjatë mbledhjes, në emër të PD-së deputetja

Albana Vokshi ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, që të krijojë mundësitë që të rikthehet konsensusi politik për projektligjin e Vetingut, shkruan Panorama.

“Maxhoranca, me qëndrimin e sotshëm ka shkelur konsensusin, ndaj dua t’i kërkoj zotit Meta që të krijojë mundësinë për të arritur konsensusin në këto ditë që kanë mbetur.

Nuk ka kuptim ligji i Vetingut pa konsensus. Ne si opozitë do të vazhdojmë të luftojmë për  kushtetutshmërinë e ligjit të Vetingut”, mësohet të jetë shprehur Vokshi.

Gjatë diskutimit, kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka theksuar se procesi i hartimit të ligjit të Vetingut është monitoruar nga arbitrat ndërkombëtarë. Dhe propozimet e PD­së janë reflektuar në projektligj.

“Për ne është e rëndësishëm që projektligji i Vetingut të miratohet brenda gushtit. Dua të them që në komision janë marrë parasysh vërejtjet e opozitës.

Në Komision kemi dy arbitra të rëndësishëm, ekspertët e BE¬së dhe të SHBA­ve, të cilët kanë vlerësuar të gjithë procesin”, mësohet të jetë shprehur Xhafaj.

Në debat ka ndërhyrë dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i cili ka shprehur habi për qëndrimin e shumicës.

Mediu mësohet të jetë shprehur se: “Ajo që nuk kuptoj është fakti se ju kërkoni amendamente për reformën dhe pasi ne i dorëzojmë ato, ju nuk i merrni parasysh dhe rasti më konkret është mbledhja e sotme e komisionit”.

Ndërkohë që Oerd Bylykbashi ka theksuar se procesi i vetingut, që pritet të zhvillohet në Shqipëri, nuk është bërë në asnjë vend tjetër të botës.

Sipas tij, ligji i miratuar nga komisioni shkel Kushtetutën. “Ligji i Vetingut është shumë specifik dhe s’ka asnjë rast të tillë në vendet e botës.

Ky ligj nuk duhet të shkelë Kushtetutën, gjë për të cilën kemi frikë se po ndodh në draftin që miratuat sot.

Prandaj duhet të tregojmë kujdes, të mos shkelim dhe konventat e të drejtave të njeriut, dhe këtë e kemi treguar me kujdes në amendamentet tona”, mësohet të ketë thënë Bylykbashi.

Ndërsa gjatë diskutimeve, kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, i ka ftuar palët që të shfrytëzojnë ditët që kanë mbetur për të gjetur gjuhën e përbashkët.

“Është i rëndësishëm afati për miratimin e projektligjit të Vetingut. Dua t’ju ftoj që të shikoni këto ditë që kanë mbetur të gjeni gjuhën e përbashkët.

Ne jemi mësuar që të biem dakord edhe në 12 të natës”, mësohet të ketë thënë Meta.

Gjatë mbledhjes, PD ka propozuar që projektligji i SPAK­ut dhe ai i Prokurorisë që cenojnë lirinë e medias, të shqyrtohen në Komisionin e Medias.

E njëjta procedurë të ndiqej edhe për projektligjet e tjera. Por nënkryetari i Grupit të PS­së ka kërkuar që diskutimi të mos bëhej për çështje specifike, pasi ato nuk janë detyrë e Konferencës së Kryetarëve.

ma.me

Next Post
Reforma në drejtësi dhe vettingu/ Zbardhen debatet mes PS e PD në komision

Reforma në drejtësi dhe vettingu/ Zbardhen debatet mes PS e PD në komision

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In