Konferenca e Donatorëve/Kryeministri Rama takon princin e Abu Dabit

Kryeministri Edi Rama është takuar me princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan në Abu Dabi, lidhur me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit dhe Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në datë 17 shkurt.

“Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel”, shkruan Rama.

Screenshot 2 8

Rama bën të ditur se në thelb të bisedës me Princin e Kurorës është ndihma për rindërtimin e dëmeve që u shkaktuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Rama shoqërohet në këtë vizitë nga dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj.

Në raportin e fundit të qeverisë dëmet e tërmetit shkatërrimtar llogariten në 985 milionë euro.

Në pamundësi ekonomike për t’i përballuar vetë dëmet e tërmetit, më 17 shkurt do zhvillohet Konfereca e Donatorëve në Bruksel, ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin pas tërmetit.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com