• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koncerti në Vatikan, Berisha akuzon Ramën për retushim të fotos, por prapa tij qëndronte një projektor

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për retushim të fotos nga koncerti në Vatikan, një ditë para shenjtërimit të Nënë Terezës. Berisha ka publikuar dy foto, në njërën prej të cilave duket normalisht, midis bashkëshortes Liri Berisha dhe Behgjet Pacollit. Në foton tjetër, mbi çiftin Berisha është një dritë e fortë që zbeh pamjen, gjë që ish-kryeministri e quan si vepër të Ramës, ndonëse shkaku mund të mos jetë retushimi, por thjesht projektori në sfond, i cili ndriçon artistët.

berisha vatikanBerisha shkruan gjithashtu se Rama zhduku ftesën e parë për të nga organizatorët dhe u tërbua nga prania e paraardhësit në koncert, çka bëri që të sillej si harbut dhe arrogant gjatë gjithë koncertit.

Ja çfarë shkruan Berisha:

“Nga piktor deshtak ne retushier diletant e qesharak!‎

Po endrres çdo t’i besh o i mjere?!‎

Te dashur miq, gazetari dixhital me pyeti sot se cfare komenti kisha per retushimin nga piktori deshtak te fotove ku jam une me bashkeshorten ulur ne sallen e koncertit qe u dha naten e shenjterimit te Nene Terezes ne Katedralen e Shen ‎Palit.

Se pari dua te them se kete akt e ai e beri pasi kishte urdheruar protokollin e shtetit te fshehi ftesen e derguar nga organizatoret e koncertit, gje qe beri qe ata te me dergojne ftese per se dyti.

Keshtu qe ai mendonte se une nuk do te isha aty, dhe, kur me pa sa nuk i ra te f‎iket. Ai duket se beri retushimin pasi ka humbur kontrollin, sepse naten e koncertit dhe te nesermen, ato foto i‎ kishin shperndare, siç ishin, te gjitha mediat, edhe ato te kontrolluara prej tij.

Por per miqte e mi do te jap disa detaje nga ajo nate e paharrueshme per koncertin e mrekullueshem per çka une dua t’i falenderoj me shume mirenjohje organizatoret, artistet per interpretimet e tyre mahnitese, dirigjentet, producenten, qeverine e Kosoves, Seline e Shenjte qe bene te mundur ate koncert ne nderim te Nene Terezes tani Shen Terezes.

‎

Une, ne te vertet, me syrin e mjekut qe nuk me ndahet kurre, konstatova ate nate se Edvini ishte i sfazuar keq, aq sa rrinte sikur ishte ulur jo mbi karrige por sikur te ishte ulur mbi gozhde. Kaq shume kishte humbur kontrollin ai ate nate saqe beri ne sy te te gjitheve, dhe para kamerave, nje xhest arroganti ordiner.

Ai desh i theu koken me mikrofon nje gazetari te nje televizioni te diaspores shqiptare ne SHBA, i cili pasi me mori me shume njerezi nje interviste te shkurter per eventin historik, vrapoi t’i merrte edhe atij nje interviste.

Mirepo Rama, gazetarit,‎ si pergjigje desh ja theu koken me mikrofonin qe ai i zgjati. Ne nje akt prej brigandi, qe e pane qe te gjithe, e pashe dhe une, dhe e ka te filmuar edhe gazetari, Rama brutalisht i shtyu atij doren bashke me mikrofonin dhe per pak sa nuk e hengri mikrofonin ne koke.

Natyrisht mendova se mediat do t’a denonconin kete akt ndaj dhe e injorova ne postimet e mia. Gjate koncertit, piktori deshtak ishte i vetmi aty qe dukej sikur e kishin sjelle si te arrestuar, pra turfullonte dhe levizte trupin e duart pa kontroll, etj..

Nuk dyshoja aspak se shkaku i vuajtjes isha une, i pranishem ne ate salle. Por perseri ju garantoj se nuk isha vetem une. Piktori deshtak e vuante shume jo vetem pranine time, por po kaq edhe te dirigjentit virtuoz Bujar Llapaj, te cilin xhahili minister kulture e kishte detyruar te hynte ne greve urie dhe te braktiste ne ekzil vendin e tij, dhe tani tek dirigjonte me virtuozitet koncertin me prestigjioz te jetes, shkopi i tij i dukej, si te thuash si bajonete apo hosten qe i ngulej ne tule!

Tani te kthehem tek pyetja e gazetarit dixhital se cfare komenti kam une per retushimet qe Rama i ka bere fotos ku jam i ulur une me Lilin.

Pergjigja ime eshte se ai, nga njera ane u kthye ne grixhen e te parve, pra nipi kthehet te daj Koleka. Keshtu qe armiku as ne foto nuk durohet. Por nga ana tjeter me kete akt banal Edvini thjesht kaloi nga piktor deshtak ne retushier diletant e qesharak.

‎

Mirepo pavaresisht nga keto, ky ishte nje koncert kushtuar Nene Terezes, Shenjtores se Meshires, keshtu qe ne kete kontekst nuk mund te kesh gje tjeter veçse meshire per te.

‎

Por pyetja ime eshte mire se me foto e zgjidhe te shpetosh me retush ‎ prej meje, po tmerreve qe une te krijoje ne endrra qe zgjasin kilometra, dhe qe sipas sugarit te tend te dale madje edhe shume shpesh dhe zgjohesh duke piskatur ne kupe te qiellit Saliiiuuu, iuiuiuu Saliiiuuuu iuiuiu, si do t’ja besh?

Problem pa zgjidhje! Aty nuk ka si me retushon!! Amin”.

d.i.

Next Post
Histori-traditë / Kulti i djepit akoma ruhet në disa zona të thella të vendit

Histori-traditë / Kulti i djepit akoma ruhet në disa zona të thella të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

August 6, 2026
Trump dhe Vance thirrje amerikanëve: Votoni! Fitorja s’është ende e sigurt

Presidencialet e 2028-ës, Raporti: Trump u thotë donatorëve se sheh JD Vance si pasardhës

August 6, 2026
Skandali në Policinë e Milanos: Arrestohen pesë efektivë pas zhdukjes së 1,400 eurove të një të ndaluari

Skandali në Policinë e Milanos: Arrestohen pesë efektivë pas zhdukjes së 1,400 eurove të një të ndaluari

August 6, 2026
Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

August 6, 2026
VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

August 6, 2026
Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

August 6, 2026
Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

August 6, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

August 6, 2026
Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

August 6, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com