• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori-traditë / Kulti i djepit akoma ruhet në disa zona të thella të vendit

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që të hidhja disa rreshta mbi kultin e djepit më nxiti një vizitë turistike në zonën veriore të Shqipërisë këtë fundjavë dhe pikërisht një udhëtim në Valbonë. Atje, veç mrekullive të natyrës që Zoti i ka falur vendit, janë ruajtur bukur traditat familjare dhe ato shoqërore.

Ajo e pritjes së mikut, e veshjes, pra etnografia, folklori dhe më e shenjta, zakoni i lindjes dhe vdekjes. Kisha kohë që s’kisha parë djep të vërtetë. Aty e pash në një kullë të zakonshme fshati malor dhe më e çuditshmja ishte se mbi të qëndronte një nënë e re dhe brenda saj një foshnjë e sapolindur. Më folën për zakonet, traditën, lashtësinë e djepit dhe përse nuk e kishin zëvëndësuar me një shtrat modern. I zoti i kullës më shumë heshti se foli, por unë kuptova atë, që për ta djepi nuk zëvëndësohej kollaj.

Djepi zë një vend të veçantë në kulturën materiale e shpirtërore shqiptare.

Për nga funksioni djepi gjatë kohës është përdorur si shtrat i fëmijës, qoftë gjatë fjetjes apo pushimit. Përdorimi i tij daton që nga kohërat e lashta dhe këtë e dëshmojnë gjetjet e ndryshme arkeologjike. Thuhet se ky relik është i vjetër që nga  periudha e  neolitit.djepi1

Në kohë të vjetra ai është punuar prej gurit, kurse më vonë ai zëvendësohet prej drurit. Te romakët djepi ka qenë në formë të koritës, grekët e vjetër e punonin prej thuprave dhe ishte pjesë e inventarit të shtëpisë, ndërsa egjiptianët e vjetër djepin e ndërtonin në formën e shportës. Ndërsa tek ne bëhej prej dru lisi, që fëmija të rritej i fort si lis.

Në traditën shqiptare ka qenë zakon që djepi të sigurohet më herët, d.m.th para se të lindë fëmija. Në të shumtën e rasteve djepin e siguronte gjyshi i fëmijës.

Nga ana tipologjike janë dy lloje djepi, ai i katundit që zakonisht janë punuar nga mjeshtrit popullorë dhe kanë qenë më të vegjël për shkak se nënat kur kanë dalë në ara për të punuar i kanë marrë ata me vete dhe i qytetit që ka qenë më i madh për arsye se nëna e foshnjes ka qenë çdo herë afër tij. Djepat janë stolisur në forma të ndryshme. Dikur ata dekoroheshin me simbole pagane të cilat kanë vazhduar edhe deri në kohët e sotme, por me disa ndryshime në stil.

djepi4Deri në ditët e sotme djepi është ruajtur dhe trashëguar me një fanatizëm të madh edhe përkundër teknologjisë e cila kërcënon çdo vlerë tradicionale. Në tregje mund të hasësh në djepa modern, të cilët deri diku ia kanë humbur vlerën djepit të punuar prej druri. Një gjë interesante sa i takon djepit është se një pjesë e madhe e të mërguarve nga fshatrat e thellë malor, i kanë marrë ose  përdorin ata edhe në Amerikë, apo shtete të tjera të largët.

Rreth djepit janë thurur praktika të ndryshme besimi e religjioni të lidhura me mirëqenien dhe ardhmërinë e fëmijës, prandaj shpesh djepi ishte dekoruar me figura të shumta dhe objekte të tjera “me fuqi magjike” në kuptim mbrojtës, gjithashtu në të gdhendeshin simbole të ndryshme, që shërbenin si dekore, art, por edhe me qëllim të mbrojtjes së fëmijës. Djepi gjithashtu përdorej në rite të ndryshme kur ishin në pyetje familjet në të cilat fëmijët vdisnin apo familjet që ishin në kërkim të fëmijëve.

Një nga faktorët më të rëndësishëm për paraqitjen e djepit është migrimi i popujve nomad.

Ata në udhëtimet e tyre janë përpjekur që të sigurojnë rehati për fëmijët ndërsa mënyra më e mirë ka qenë djepi. Ajo është vendosur mbi kalë apo të tjera kafshë ndërsa gjatë udhëtimit fëmija është ndjerë i mbrojtur dhe rehatshëm.

Djepi është shumë i dobishëm për shëndetin e fëmijës pasi mundëson që trupi të jetë i shëndetshëm dhe njëkohësisht është i rëndësishëm edhe për zhvillimin normal të eshtrave.djepi3

Ka rëndësi të veçantë edhe në formimin e psikologjisë së fëmijës dhe familjes ku është djepi, sepse të vjetrit ose vetë nënat, këndojnë vargje të vjetra me përmbajtje mitike, trimërie ose dhe fatkeqësie. Nëse i marrim parasysh aspektet shpirtërore, djepi mundëson komunikimin hyjnor mes fëmijës dhe nënës. Ai është konsideruar tepër i shenjtë dhe mbikëqyrej në mënyrë të veçantë. Përdorej edhe si mburoj kundër fatkeqësive apo hasmërive, nxirrej përpara si shenjë dialogu apo nënshtrimi. Në mitologjinë biblike thuhet se edhe Shën Gjergji kur luftonte me dragonjtë mbante si mburojë një djep dhe si hesht një parmendë. Dy simbole të rëndësishme, jeta dhe buka.

Sot, djepin shpesh e shohim të gdhendur me simbole kombëtare, shqiponjën dykrenare  ose flamurin kombëtar dhe që  më shpesh e gjejmë në madhësi të suvenirit për dhurata simbolike. Kështu që funksioni i djepit po ndryshon prej një objekti utilitar në një objekt me funksion tërësisht simbolik. Djepi mbetet simboli i vazhdimit të jetës, aq më rrallë e shikojmë këtë simbol në shtëpitë tona, veçse në zona të thella e të varfëra ku qytetërimi dhe zhvillimi, akoma nuk kanë mbërritur bashkë me ekspasionin e tyre teknologjik. atsh

ma.me

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

November 25, 2026
Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

November 25, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Nëntor 2026

November 25, 2026
Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së

Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së

November 25, 2026

Veliaj njofton vendimin e ri: Nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas

November 25, 2026
“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

November 25, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

November 25, 2026
Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

November 25, 2026
Zvarritet sërish gjyqi për aferën Partizani, “bllokohet” dëshmia e ish-ministrit Pango! Seanca shtyhet më 8 qershor

Debate në GJKKO për dosjen “Partizani” ku gjykohen Berisha dhe Malltezi, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin!

November 25, 2026
Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In