• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komunist i pandreqshëm, ballistët e legalistët kundër Berishës

by Java News
06/11/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një deklaratë e papritur dhe e pazakontë e ish-kryeministrit Sali Berisha, në seancën e fundit plenare, ku e konsideroi luftën e partizanëve një faqe të ndritur të historisë, ka indinjuar legalistët, ballistët dhe ish të përndjekurit politikë.

Ballistët dhe legalistët, aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, ndjehen të zhgënjyer nga qëndrimi i ish­kryeministrit Berisha, ndërsa të përndjekurit shprehen për Shqiptarja.com, se nuk janë të befasuar, teksa e konsiderojnë Berishën lojë dhe njeriun e Ramiz Alisë.

Kreu i Partisë Rruga e Lirisë, Kurt Kola pohon se Berisha është i sinqertë në deklaratën e tij, pasi ishte i besuari i Ramiz Alisë, për mbrojtjen e komunistëve pas ndryshimit të sistemit.

“Lufta kaloi në vëllavrasje, me ndërmjetësimin e dy përfaqësuesve serbë. Por, Berisha vazhdoi ideologjinë komuniste në ’92. U edukua dhe shkolluar me atë ideologji.

U bë sekretar partie për 25 vjet. Në këtë kuadër, Berisha nuk ka se si të dalë kundër komunistëve, të cilët shkatërruan Shqipërinë. Ishte i sinqertët. Berisha, po të ishte antikomunist, puna e parë që duhet të bënte kur ishte president, duhet të ngrinte një Gjykatë Speciale për të dënuar diktatorin Enver Hoxha dhe regjimin totalitar, i cili pushkatoi mbi 6 mijë shqiptarë dhe burgosi 30 mijë të tjerë.

Por, Berisha ishte i besuar i Ramiz Alisë dhe i Byrosë Politike. Ishte lojë e tyre. Po të ishte i djathtë, duhet të kishte dënuar diktatorin për genocid, do të dënonte krimet masive, do t’u kthente pronën pronarëve, do t’u jepte të drejtat të burgosurve dhe të internuarve politikë etj. Nëse do t’i bënte këto, nuk do të ishte një i vendosur dhe njeri i Ramizit. Por, nuk i bëri”, tha Kola për Shqiptarja.com.

Ndërsa kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, pohoi se Berisha ose nuk e njeh historinë ose po mundohet t’a përdorë politikisht këtë çështje.

“Për sa i përket deklaratës së ish­-kryeministrit Berisha, që e quajti luftën e partizanëve një nga faqet më të ndritura të historisë, ose Berisha nuk e njeh historinë çka është e mundur pasi e ka dhënë provën në të kaluarën se ndryshon mendim kur mëson më shumë, sikur bëri në rastin e Mbretit dhe Mbretërisë, ose mundohet t’a përdorë politikisht këtë çështje, ndonëse për mua kjo është një betejë e humbur. Ose mendon realisht kështu dhe kjo do të ishte çudi, pasi zakonisht, tezën se, komunizmi dhe betejat e veta ishin të drejta, por disa diktatorë tradhtuan kauzën komuniste, pra këtë tezë, e mbartin dhe e mbrojnë komunistët më të pandreqshëm të Francës, Spanjës, Belgjikës, Gjermanisë, Italisë dhe gjetke. Cila do të jetë arsyeja për të cilën Berisha është shprehur për luftën e partizaneve si një nga faqet e ndritura të historisë, mendoj se për të mirën e vet dhe në nder të viktimave nacionaliste të luftës së partizanëve komuniste, do të kishte bërë më mirë që të heshtte”, tha Gjana.
Shqiptarja/d.i.

Next Post
Pasion për shpejtësinë, ja ku zhvillohen garat ilegale me makina në Tiranë (VIDEO)

Pasion për shpejtësinë, ja ku zhvillohen garat ilegale me makina në Tiranë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

October 21, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

October 21, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

October 21, 2026
Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

October 21, 2026
Revolucioni ilegal i Tetorit

Revolucioni ilegal i Tetorit

October 21, 2026
Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

October 21, 2026
Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

October 21, 2026
Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In