• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasion për shpejtësinë, ja ku zhvillohen garat ilegale me makina në Tiranë (VIDEO)

by Java News
06/11/2016 13:14
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasioni i ri për shumë të rinj në Tiranë janë garat me makina. Rruga e Unazës nga Kopshti Zoologjik deri tek rrethrrotullimi në Sauk është një ndër rrugët ku zhvillohen shpesh gara me makina.

Gjithashtu edhe në Sheshin “Nënë Tereza” bëhen gara të shkurtra shpejtësie, si dhe xhirim gomash, i njohur si drift. Garuesit modifikojnë makinat e tyre, në mënyrë që të arrijnë shpejtësi mbi 180 km/orë. Në rrugën e Unazës garat zhvillohen gjatë natës, në mënyrë që të mos ketë makina të tjera në rrugë.

Rruga e unazës që të çon ën Elbasan është një ndër rrugët kryesore ku zhvillohen garat me makina në Tiranë . Gjatë këtyre garave, shpejtësia në rrugë arrin deri në 250 km/orë.

Pak ditë më parë policia sekuestroi 9 makina dhe mori masa administrative për të rinjtë që i drejtonin ato. Makinat përveçse ishin prodhim i viteve të fundit, ishin modifikuar për të arritur shpejtësi maksimale.

Report TV ishte në rrugën e Unazës së Madhe, ku gjatë javës bëhen gara shpejtësie. Këto gara zhvillohen nga ora 2 deri në 4 të mëngjesit.

Shoferët që bëjnë gara kanë menduar edhe për vijëzimet, duke shënuar ‘Startin’ dhe ‘Finishin’ për garat me makina. Garuesit e marrin kthesën pranë Komunës së Parisit. Shpesh garat bëhen për pasion, por ka edhe raste kur vendosen baste.

Shefi i Komisariatit të policisë Rrugore Tiranë, Ervin Hasrama thotë se Policia merr masa ndaj këtyre shoferëve që janë të rrezikshëm edhe për qytetarët.

“Janë konstatuar disa vende, ose një trend i ri tek të rinjtë shqiptarë, të cilët me mjetet e tyre, të reja dhe të modifikuara kanë filluar të kenë një pasion për gara shpejtësie. janë identifikuar disa vende, ose disa rrugë ku bëhen këto gara shpejtësie, siç janë rruga e Unazës së Re, hyrja e qytetit të Tiranës nga TEG-u deri tek Kopshti Botanik si dhe sheshi ‘Nënë Tereza’. me zhvillimin e këtyre garave, sjellin një rrezik për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.”- deklaroi Ervin Hasrama.

Makinat që përdorin të rinjtë janë mjete që kapin shpejtësi më shumë se 200 km në orë.

Por kjo rrugë e Unazës së Madhe parashikon që makinat të ecin maksimumi me 90 km në orë, pork y nuk është një problem për garuesit pasi ata zgjedhin të rrezikojnë jetën e tyre por edhe të qytetarëve të tjerë që qarkullojnë në këtë rrugë.
Shqiptarja/d.i.

Next Post
Dëmi 217.142 milionë lekë, KLSH kallëzon drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës

Dëmi 217.142 milionë lekë, KLSH kallëzon drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

October 21, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

October 21, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

October 21, 2026
‘Ky ka qenë 4-vjeçar hallesh’/ Çuli: Jemi bërë si ‘alla-Oscar’, s’ka ngelur aktor pa marrë çmim. S’largohem si drejtor i TK

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

October 21, 2026
Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

October 21, 2026
Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

October 21, 2026
Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

October 21, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

October 21, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

October 21, 2026
Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In