• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kompromis politik për tejkalimin e krizës

by Java News
20/08/2017 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e partive politike në Kosovë duhet të kenë vullnet për të gjetur kompromis për të dalë nga kriza, në të cilën është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, thonë analistë të çështjeve politike.

Kuvendi i Kosovës, edhe pse ka mbajtur më shumë se katër vazhdime të seancës konstituive, nuk ka arritur ende të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.

Nga kjo situatë e brishtë politike, në të cilën është futur vendi sipas analistëve po pësojnë proceset zhvillimore dhe qytetarët e Kosovës. Këta të fundit në një anketë të bërë nga Radio Evropa e Lirë shprehen të shqetësuar për situatën aktuale politike në vend.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nëse vetëm ka vullnet për të pasur kompromis ndërmjet partive politike të përfaqësuar në Kuvend, këto kompromise janë të shumta.

“Janë dy veprime të nevojshme për të zhbllokuar situatën aktuale politike. E para është që koalicioni PAN të dalë me një kandidat tjetër që është i pranuar për shumicën parlamentare, jo me Kadri Veselin (kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës), i cili nuk po gjen mbështetje, ky do të ishte kompromisi i parë që do ta zhbllokonte situatën”.

“Kompromisi i dytë është që partitë tjera si Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar. Opsione tjera për momentin nuk ka në shqyrtim. Kjo do të ishte një zgjidhje e shpejtë ”, thekson Krasniqi.

Vazhdimet e seancave konstituive dështuan pasi koalicioni fitues i zgjedhjeve, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën (PAN), nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit.

Qytetarët thonë se kjo gjendje politike, në të cilën ka hyrë Kosova, duhet të tejkalohet, pasi që, siç thonë ata, janë shumë procese që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Ariani, student në Universitetin e Prishtinës e quan të pakuptimtë moskrijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet. Ai kërkon nga liderët e partive politike që të gjejnë zgjidhje dhe të dalin nga kjo situatë.

“Partitë politike duhet të bëhen bashkë, të diskutojnë në një tryezë, të merren vesh për tema të mëdha siç është demarkacioni dhe më pas liberalizimi dhe ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët se po pësojmë ne populli”, thotë ai.

Erion Kajtazi, qytetar nga Prishtina, e quan kritike situatën politike, në të cilën është futur vendi.

“Situata politike në Kosovë tani konsideroj që është në një situatë kritike, ka shumë gjëra të papërfunduara që do të paraqesin probleme në të ardhmen. Ky bllokim politik është në dëm edhe të politikës, e edhe të qytetarëve”, thekson ai.

Ngjashëm shprehet edhe Ismet Kadriu:

“Udhëheqësit e partive duhet të bëjnë diçka dhe ta kalojnë këtë situatë, po i bëjnë dëm të madh vendit, janë shumë gjëra ta pa kryera që kërkojnë zgjidhje”.

Ndërkohë, analisti politik Albert Krasniqi thotë se deputetët, si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, duhet të shprehin vullnetin e qytetarëve.

“Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës, të cilët e kanë shprehur në zgjedhje dhe këtë vullnet, ata duhet ta ekzekutojnë në Parlament si përfaqësues të qytetarëve. Mirëpo, deri më tani ka munguar ky vullnet, pasi që mbizotërojnë interesat personale, ambiciet personale, dhe të liderëve të partive politike dhe këto po triumfojnë mbi interesat e përgjithshme shtetërore”, vlerëson Krasniqi.

Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive është caktuar të mbahet me datën 24 gusht.

Deri më tash, asnjë nga partitë politike nuk ka refuzuar caktimin e kësaj date përvazhdimin e seancës, por kanë vazhduar duke akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të institucioneve të vendit.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e domosdoshme për vazhdimin e procedurave tjera të konstituimit të Kuvendit dhe për fillimin e fazës për formimin e Qeverisë së re.

Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve. /REL

Next Post
Bushati: Opozita është futur në çadër që të pengojë pastrimin e ‘Pallatit të Drejtësisë’

Bushati: Gjinkallat e 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

November 5, 2026
Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

November 5, 2026
BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

November 5, 2026
Hashim Thaçi flet nga burgu i Hagës, për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

November 5, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

November 5, 2026
Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

November 5, 2026
Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

November 5, 2026
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

November 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

November 5, 2026
Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In