• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Kompozitorë muslimanë“, prezantuesi i festivalit nën akuzë për ndasi fetare,

by A R
29/12/2015 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemi më i madh i festivalit të këtij viti është skenari. Mbas natës së parë ku i ftuar ishte një aktor që imitonte personazhin social Seriali, dhe “këngës” së tij, ashtu sikundër përdorimit të termave banalë në një festival si ai i dhjetorit, Pandi Laço u kritikua së tepërmi, shkruan Gazeta Shqiptare. E si të mos mjaftonte kjo, nata finale shkaktoi një tjetër përplasje. Disa fraza të Pandi Laços, skenarist e prezantues i festivalit, kanë mërzitur disa kompozitorë. Ndërsa ai fliste për kohët e ndryshme të jetës së festivalit, kohët kur festivalet gjykoheshin pasi ishin bërë, ai përmendi se ato kohë, ishin kohët e kompozitorëve Avni Mula, Abdulla Grimci, Feim Ibrahimi. Në vazhdën e këtyre emrave, Laço ka thënë se këta ishin kompozitorë myslimanë që kanë bërë muzikë shqiptare. Fraza ka humbur në eter, dhe pak minuta më vonë në skenë është ngjitur Aleksandër Lalo, i cili i ka falënderuar edhe njëherë këta kompozitorë, ndërsa te videot e festivalit në kanalin e RTSH-së, kjo pjesë nuk është hedhur.
Ka qenë e bija e kompozitorit Feim Ibrahimi, Etrita ajo e cila ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke i dërguar një mesazh edhe vetë RTSH-së. E pyetur nga “GSh” se pse u mërzit nga Festivali i RTSh-së, Etrita Ibrahimi u shpreh si më poshtë: “Nuk jam mërzitur me fjalët që Pandi Laço pati kurajon të thonte në natën e fundit të festivalit; jam e revoltuar për mendjelehtësinë me të cilën u prononcua për disa nga figurat e muzikës shqiptare (Abdulla Grimci, Avni Mula, Agim Prodani dhe Feim Ibrahimi), duke i cilësuar si “kompozitorë myslimanë, që shkruan muzikë shqiptare”! A mundet që në fund të 2015-ës, në një vend shembull për të gjithë botën (përsa i përket bashkëjetesës fetare), të bëhen diferencime të tilla, kur në fakt në Shqipëri nuk ka ekzistuar asnjëherë një ndarje e tillë??? A mundet që një njeri që presupozohet të jetë burrë i kulturuar, të mund të bëjë një gafë të tillë që nuk ofendon vetëm kompozitorët në fjalë, por edhe të gjithë ata që nuk përmendi dhe që i përkasin feve të ndryshme në Shqipëri??? A ka ndonjë vend në botë ku kompozitorët kategorizohen sipas besimeve fetare??? A ka një drejtori një institucion si RTSH-ja, që të kontrollojë produktet e veta dhe mbi të gjitha të kontrollojë skenarin dhe cilësinë e festivalit të vetëm kombëtar shqiptar??? A ka mundësi të na sqarojë Pandi Laço, cili ishte qëllimi i këtij lëmshi të paparë në të gjithë historinë e muzikës???

Më indinjon vulgariteti dhe injoranca…! Të bësh një skenar të tillë në shekullin XXI, është fyerje për inteligjencën e njerëzve që akoma vlejnë dhe kanë “pak” mend në kokë…! Të prezantosh në këtë mënyrë këtë festival, është simptomë e një sëmundjeje të rëndë që shoqëria e këtij vendi po kalon… dhe revoltohem sepse për mua është e papranueshme ideja që aktualisht po jetoj (në vitin 2010 jam kthyer këtu me dëshirën time, mbas 22 vjetësh në Itali) në një vend të tillë! Aq më tepër kur përmendet në këtë mënyrë emri i kompozitorëve që krijuan muzikën shqiptare, duke përfshirë këtu edhe atë të tim eti! Pandi Laço do të bënte mirë të hapte librat e historisë së muzikës, enciklopeditë e huaja dhe kritikat muzikore shqiptare dhe botërore, në mënyrë që të informohet kush është në të vërtetë Feim Ibrahimi…! Po ia them unë që t’i lehtësoj punën: Feim Ibrahimi, është një nga shtyllat e muzikës shqiptare, është Ai që tronditi tabutë e realizmit socialist, Ai që reformoi muzikën serioze vendase, Ai që e çoi Shqipërinë në UNESCO, Ai është SHQIPTAR dhe shkruante e kompozonte SHQIP!”

LGBT për TARIFËN
Mbasi Eneda Tarifa u shpall fituese e Festivalit, nuk ka munguar reagimi i LGBT-së. Në sitin historia-ime.com, ata shkruan: “Këngëtarja homofobe do të prezantojë Shqipërinë në Eurosong”, duke shtuar se ajo, që një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual të këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë.

“Festivali Europian ku Eneda do të përfaqësojë Shqipërinë nuk është edhe aq shumë i respektuar nga ajo. Një vit më parë, kur u fitua nga Conchitta, Eneda shkroi e revoltuar: ‘Ky na qenka Eurosong-u? Hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?’ Kur aktivistët për të drejtat e LGBT-së e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte madje si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchitta. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se ‘brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet në grupime të përkatësisë seksuale’”, përfundon edhe reagimi i LGBT-së.
Gazeta Shqiptare/

Next Post

Viti i ri, problemet financiare do të jenë problemi kryesor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, studiuesi që la gjurmë në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, studiuesi që la gjurmë në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare

July 22, 2026
Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane

Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane

July 22, 2026
Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

July 22, 2026
“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

Plutarku në “jetë paralele” dhe partitë politike në Shqipëri!

July 22, 2026
Alarmi i meteorologes, stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, ja zonat më të rrezikuara

Alarmi i meteorologes, stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, ja zonat më të rrezikuara

July 22, 2026
Trump surprizon me kandidatin për OKB-në, dëshiron kreun e FIFA-s Infantino si sekretar të përgjithshëm

Trump surprizon me kandidatin për OKB-në, dëshiron kreun e FIFA-s Infantino si sekretar të përgjithshëm

July 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

July 22, 2026
Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me mjetin bujqësor, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me mjetin bujqësor, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

July 22, 2026
SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni mban nën kontroll programin e Riadit

SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni mban nën kontroll programin e Riadit

July 22, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In