• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komplot për ta vrarë, deshifrohet kodi sekret i Charles V në një letër të vitit 1547

by A R
05/12/2022 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ekip studiuesish francezë ka deshifruar një letër të vitit 1547, që i përket arkivave të Bibliotekës Stanislas në Nancy, në të cilën Mbreti i Spanjës dhe Perandori i Shenjtë Romak, Charles V, i zbuloi ambasadorit të tij në Francë frikën e një komploti për ta vrarë. Letra ishte shkruar me kod duke zëvendësuar zanoret me simbole të frymëzuara nga gjuha arabe, me disa të dhëna të rreme për të ngatërruar ata që e kishin marrë në zotërim.

Por pse sovrani kishte frikë për sigurinë e tij? Charles V ishte një nga njerëzit më të fuqishëm të shekullit të 16-të, i cili hyri në histori si perandor i Perandorisë së Shenjtë Romake, por që në fakt mbretëroi mbi gjysmën e Evropës. Ai lindi dhe u rrit në Ghent (në Flanders, sot Belgjikë), kishte pallatin e tij në Madrid, por në ADN-në e tij, ai kishte kromozome nga gjysma e një kontinenti dhe një prejardhje të respektueshme: spanjolle nga nëna e tij dhe gjyshërit e tij nga nëna që ishin dhe  sponsor të Kristofor Kolombos, ndërsa babai lindi në Belgjikë nga një austriak dhe një borgonjote (Maria la Ricca).

Charles V i vogël filloi karrierën e tij mbretërore kur ishte vetëm gjashtë vjeç, kur babai i tij vdiq para kohe. Ai trashëgoi drejtpërdrejtë, mbretërinë e Habsburgëve, dinastinë më të fuqishme në Evropë, ndërsa froni i Borgogna-s, Aragonit, Napolit dhe Kastiljes iu dha sepse familjet u shuan. Vetëm në moshën 19-vjeçare, ai mori postin e perandorit. I pakënaqur me sundimin e gjysmës së Evropës, në 1519 ai dërgoi udhëheqësit e tij për të pushtuar Botën e Re. Shkurtimisht, pjesërisht nga trashëgimia dhe pjesërisht nga luftërat dhe pushtimet, ajo e Charles V, e cila zgjati mbi dyzet vjet, u bë mbretëria “në të cilën dielli nuk perëndoi kurrë”.

Një njeri kaq i fuqishëm sigurisht që nuk kishte mungesë të armiqve. Kundërshtari i tij numër një ishte Françesku I i Francës, sundimtari që e bindi Leonardo da Vinçin të largohej nga Italia. Armiqësia midis të dyve shkaktoi katër luftëra midis 1521 dhe 1544: të ashtuquajturat luftëra franko-perandorake, të cilat shpërthyen për dominimin e Italisë Veriore, të gjitha të fituara nga Charles V, i cili madje mori kënaqësinë për të kapur Françeskun I si të burgosur në fushën e betejës në Pavia (24 shkurt 1525).

Në këtë klimë të tensionuar, nuk është për t’u habitur që Charles V ishte i shqetësuar për sigurinë e tij. Ai ishte i bindur se kudo po komplotonin për ta vrarë, siç del nga letra drejtuar ambasadorit të tij në Francë, Jean de Saint-Mauris, e harruar për shekuj në arkivin e Bibliotekës Stanislas të Nancy, Francë.

Një korrespondencë enigmatike dhe e pakuptueshme. Vetëm sot, pas 475 vitesh mister, u zbulua se Charles V shkruante dokumente konfidenciale me një kod sekret.

U deshën gjashtë muaj për një ekip studiuesish të udhëhequr nga Cécile Pierrot, që të deshifronin një letër të nënshkruar nga perandori, drejtuar ambasadorit të tij në Francë. Pas punës së mundimshme, të mbështetur nga softuerë të specializuar dhe nga profesori i Historisë Moderne në Universitetin e Picardy, Camille Desenclos, studiuesit arritën të identifikonin 120 simbole të përdorura nga Charles V.

“Zanoret e fjalëve ishin zëvendësuar me simbole të frymëzuara nga gjuha arabe. Për të mashtruar më tej armikun, ai shtoi disa indicie të rreme, të pakuptimta, për të çorientuar ata që i kishin marrë në zotërim ilegalisht”. Zbulimi erdhi në qershor 2022, kur ekipi i Pierrot arriti të deshifronte një fjali të tërë në letër, falë një letre tjetër të shkruar nga ambasadori Jean de Saint-Mauris, në të cilën marrësi kishte skalitur një formë kodi transkriptimi.

Edhe pse perandori ishte i fiksuar me idenë për të qenë viktimë e një komploti për ta hequr qafe atë, Charles V nuk vdiq nga dhuna. Në 1556, pas humbjes shkatërruese të flotës perandorake në Ponza, më i madhi i Habsburgëve vendosi të abdikonte në favor të vëllait të tij Ferdinandit dhe djalit të tij Filipit, të cilët ndanë kurorat e shumta të Charles V. Ish-perandori u tërhoq në një manastir në Yuste, në Extremadura (Spanjë), ku vdiq në 1558, pasi u prek nga malaria.

/a.r

Next Post
Një aktor humori garon për Berishën: Jul Deda prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Tiranës

“Unë nuk ia dola dot”, reagon Julian Deda pasi humbi në Primaret e PD-së për Tiranën: Dola me shumë pak vota, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

December 22, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025

December 22, 2025
Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

December 22, 2025
Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

December 22, 2025
“Sulmonin Berishën krah “Merimangës së Zezë!”/ Adriana Kalaja: Brenda PD kemi shumë tradhtarë, që u bënë deputetë

“Të qendrojmë në shesh deri sa të largohet Rama”, Kalaja: Drejtuesja e organizatës është e shoqja…

December 22, 2025
Sulmi në Australi me 15 viktima, autorët hodhën eksplozivë para se të qëllonin, kryen stërvitje për disa javë

Sulmi në Australi me 15 viktima, autorët hodhën eksplozivë para se të qëllonin, kryen stërvitje për disa javë

December 22, 2025
“Partizani”, avokatja e Berishës në seancë: SPAK nuk ka asnjë fakt dhe nuk ka sjellë asnjë provë

“Partizani”, avokatja e Berishës në seancë: SPAK nuk ka asnjë fakt dhe nuk ka sjellë asnjë provë

December 22, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

Si do modernizohet bujqësia? Rama: Do bëjmë regjistrin e fermave e kafshëve, fatkeqësi nëse…

December 22, 2025
Darka e fundit dhe mesazhi sekret, publikohen videot, momenti i vrasjes së Liridonës dhe britmat e fëmijëve

Darka e fundit dhe mesazhi sekret, publikohen videot, momenti i vrasjes së Liridonës dhe britmat e fëmijëve

December 22, 2025
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të SHBA paralajmëron për përplasje mes presidentit, Kongresit dhe gjykatave

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të SHBA paralajmëron për përplasje mes presidentit, Kongresit dhe gjykatave

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In