• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë! Arsyet pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve ‘të zgjuar’

by A M
24/11/2024 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me male mahnitëse, plazhe idilike, ushqim të mrekullueshëm dhe fshatra mesjetare – pa turma vizitorësh – ky vend i vogel ballkanik meriton të jetë në listën tuaj të udhëtimeve, shkruan Robert P. Walze në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “The Wall Street Journal”.

I apasionuar pas aventurës së çiklizmit, një herë në vit, bashkë me një mikun tim planifikojmë një udhëtim me biçikletë. Këtë vit, ne patëm mundësi të eksploronim një cep të ri të globit. Të përkushtuar ndaj këtij aktiviteti, ne kemi arritur të eksplorojmë disa nga të destinacionet e njohura si Franca dhe Spanja, dhe disa më pak të njohura, si Etiopia.

Megjithatë, kur miku im sugjeroi destinacionin e këtij viti – Shqipërinë – unë pata dyshime.

Pas hulumtimit të Shqipërisë, zbulova se ashtu si Italia dhe Franca, ky vend i vogël mesdhetar kishte male alpine të larta, një rivierë me ujëra të pastra bruz, një kulturë të pasur ushqimore, histori antike dhe fshatra mesjetare.

Nuk është për t’u habitur, që ish-provinca osmane po bën bujë në mesin e vizitorëve të zgjuar – fillimisht evropianëve dhe tani, një numër gjithnjë e më i madh amerikanësh.

Shqipëria u bashkua me NATO-n në vitin 2009 dhe që atëherë është bërë një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një aeroport i ri ndërkombëtar dhe disa hotele moderne do të hapen vitin e ardhshëm dhe një resort luksoz në ishull po planifikohet nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.

Por, tre dekada pas rënies së diktaturës represive komuniste, ky vend ballkanik ende ndihet i pazbuluar. Kur unë dhe miku im mbërritëm në kryeqytet, Tiranë, në fund të shtatorit, ajri alpin ishte ende i ngrohtë.

Për të menaxhuar udhëtimin tonë, ne punësuam një udhërrëfyes lokal çiklizmi, një emigrant amerikan me ngjyrë, i cili, në përpjekje për t’i shpëtuar politikës dhe racizmit amerikan, ishte zhvendosur në Shqipëri si një nomad dixhital tre vjet më parë.

Gjatë një rrugëtimi 5-ditor nëpër qytetet bregdetare të Vlorës, Himarës, Sarandës dhe Ksamilit, si dhe Qytetin e Gurtë të Gjirokastrës, ne pedaluam një rrugë malore, gjarpërore të rrethuar nga pisha dhe bredhi.

Në pika të ndryshme, pamjet mahnitëse të deteve Jon dhe Adriatik na kujtuan Bregun e Paqësorit të SHBA-së dhe Bregun Amalfi të Italisë. Gjatë rrugës hëngrëm byrek, një pastë e mbushur me djathë e ngjashme me spanakopitën e Greqisë.

Gjithashtu, në dietën tonë ishin peshqit, makaronat dhe pica – të gjitha reflektime të lidhjeve të ngushta kulturore të Shqipërisë me Italinë, fqinjin e saj përtej Adriatikut. Në të gjithë vendin, kostoja për një darkë të bollshme me verë shkonte më pak se 20 dollarë dhe akomodimi në një hotel me katër yje, nën 100 dollarë.

Në një ditë me shi, ne vizituam Kalanë e rëndësishme strategjike të Porto Palermos, e ndërtuar nga sundimtari legjendar shqiptar i shekullit XIX, Ali Pasha, në një gji të bukur për të forcuar kontrollin e tij mbi rajonin.

Kalaja mbresëlënëse, e cila ishte një bazë nëndetëse sovjetike gjatë epokës komuniste të Shqipërisë, nuk ishte në shkallën gjigante të Carcassonne në Francën jugore.

Në fshatin bregdetar të Vlorës, ku Shqipëria shpalli pavarësinë në 1912, ishim të vetmit vizitorë të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në një godinë të vogël ku sundonte qeveria e parë.

Të rrethuar nga imazhet e etërve themelues të Shqipërisë me mustaqe dhe disa me kapele me majë të sheshtë, një guidë vendase na njohu me historinë e zonës – të gjitha të përfshira në tarifën e hyrjes prej 3 dollarësh.

Ne u ndeshëm me një turmë vizitorësh në Gjirokastër, një vend malor i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbuluar në mënyrë dramatike nga një Kala e epokës bizantine.

Vizitorët hynë në fshatin me kalldrëm 1000-vjeçar me një bukuri të botës së vjetër të ngjashme me qytete si Siena apo Bruges. Qendra e saj është e ndarë, jo nga një katedrale, por nga një minare e lartë e Xhamisë së Madhe të qytetit, e vendosur mes një pazari shumëngjyrësh.

Kalaja e famshme e Gjirokastrës ishte më e qetë, ndoshta pasi kureshtarët duhet të ngjiteshin më këmbë për të arritur majën e saj. Por, udhëtimi ia vleu, veçanërisht për muzeun magjepsës që rrëfen të kaluarën shumëngjyrëshe ushtarake të Shqipërisë.

Artifaktet brenda përfshijnë një luftëtar të Forcave Ajrore të SHBA-së të epokës 1950 që Shqipëria thotë se e kapi gjatë një inkursioni. Në oborrin e jashtëm të “Hotel Seaside” në Vlorë zhvilluam një bisedë me pronarin miqësor, Agron Agalliu.

Mikpritja e ngrohtë për të cilën njihen shqiptarët – u shfaq ndërsa na servirte gotat me raki të bërë vetë dhe na shpjegoi me detaje se si bëhej kjo pije tradicionale shqiptare.

Në Tiranë, u takuam me Harel Kopelman, një banor izraelito-amerikan, i cili bashkëthemeloi një qendër kulturore të quajtur “Nata Shqiptare”, në një nga bar-kafetë e kudogjendura të kryeqytetit.

“Amerika është e njohur në Shqipëri, pjesërisht për shkak të avokimit të presidentit Wilson për pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore dhe ndërhyrjes së presidentit Clinton në luftën në Kosovë, e cila është e populluar nga shqiptarë etnikë”, tha ai.

“Shqipëria është si shteti i 51-të”, shtoi ai.

“Njerëzit këtu i duan amerikanët. Duke folur për veten time, tani mund të them se ndjenja është krejtësisht e ndërsjellë”, tha ai.

Mbërritja:

Megjithëse, aktualisht nuk ka fluturime amerikane pa ndalesë për në Shqipëri, Tirana mund të arrihet përmes shumë qyteteve të njohura evropiane, duke përfshirë Londrën, Parisin dhe Romën.

Po shkoni në Rivierën e Shqipërisë? Rezervoni një fluturim për në Korfuz, Greqi dhe merrni një traget për një orë për në Sarandë.

Akomodimi:

“Xheko Imperial Luxury Hotel & SPA” në Bllok të mbushur me ambasada të Tiranës ka një bar dhe restorant me pamje panoramike të qytetit dhe maleve përreth (nga rreth 300 dollarë). Në qytetin e Vlorës, “Priam Hotel Luxury Resort” është një opsion elegant buzë detit (nga 250 dollarë dhe 700 dollarë në verë).

Ushqimi:

Në Tiranë, “Sofra e Ariut”, shërben ushqime të shijshme tradicionale shqiptare në një shtëpi prej druri të vendosur në një park të gjelbëruar. Diçka pak më moderne? “Salt Tirana” ofron një menu të larmishme, të përqendruar në ushqimet e detit, sushi dhe shumë ushqime të tjera.

Next Post
Vrasja e 14-vjeçarit/ Rama: Djajtë ia morën valles, e kthyen ngjarjen mish për top për politikë

Vrasja e 14-vjeçarit/ Rama: Djajtë ia morën valles, e kthyen ngjarjen mish për top për politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com