• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes, po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit

by A M
24/11/2024 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e 14 vjeçarit duhet të jetë ‘alarm’ për shoqërinë shqiptare dhe institucionet. Deputetja e opozitës Flutura Açka e shqetësuar ngre zërin se kjo është vetëm ‘maja e ajsbergut’ të problematika me të cilën po përballet shoqëria shqiptare. Në një intervistë për Report Tv kërkon që ngjarjes të mos i vishen ngjyra politike ‘të kuqe’ apo ‘blu’ por të bëhet një analizë e thellë nga ku më pas të merren dhe masat e duhura

“A do të qajmë disa ditë e harrojmë apo do të marrim masa e do të shkundemi përfundimisht e të kuptojmë se ku e kemi të keqen e do ta ndreqim. Katërkëndëshi -familja – shkolla – politika – media’ duhet të mbajtur fort” thotë deputetja Açka.

Tranzicioni i gjatë, ikjet, lëvizjet, migrimi I brendshëm, emigrimi, të gjitha kanë lënë, plagë e pasojat e tyre në familjen shqiptare. Në 30 vitet e fundit duket se diçka është bjerrur në sistemin e edukimit në Shqipëri. Justifikimi se ndodhi jashtë shkollës nuk e përjashton përgjegjësinë e të gjithë faktorëve që ndikojnë në një shkollë të mirë. Debati për arsimin në Shqipëri nuk duhet të marrë ngjyrë i djathtë apo i majtë. Është përgjegjësi e të gjithë palëve. Ta vënë gishtin në plagë’ thotë deputetja

Bën një analizë të rolit të medias?

“ Është e rëndë që media në këtë cështje ka qenë e interesuar më shumë të jepte fotografinë e djalit. Është e tepruar përdorimi i studiove televizive, në background fotografia e djalit, duke shkelur të drejtën e familjes dhe të prindërve, por dhe atij të ndjerit që po ta pyesje ndoshta nuk do të dëshironte që fografia e tij të pasqyrohej ‘me kaq barbari’ në çdo ekran apo internet. Ne duhet të bëjmë përmirësime që kanë të bëjmë me njerëzoren. Kjo lidhet dhe me një qasje ndaj familjes shqiptare.

Familja?

Çfarë po ndodh me familjen shqiptare. Ne jemi dëshmitarë se në dekadat e fundit ka nisur të deformohet. Shoh rendjen drejt shoqërisë së spektaklit duke harruar thelbin e familjes. Në librin tim ‘biri’ kam ngritur me të madhe, esencën e familjes. Çfarë roli ka familja. Sa më shumë kohë të harxhojmë me fëmijët. Sa më shumë familjes ti themi familje. Kam parë prindër të egërsuar. Nuk është rruga me klithma e të goditura. Ulu të dëgjosh fëmijën, të vendosësh ura komuniki me të. Familja është e para. Familja ka shumë shumë rëndësi.

Politika?

Politika ka fajin më të madh. Politika i ka injektuar egërsinë, agresivitetin, fjalorin e saj të rëndë medias. Një lloj qasje asimilimi, zhdukje e asgjësimi të tjetrit, ose me mua ose kundër meje. Ky pozicionimi vret shumë. Politika ka shumë të flasël

Media?

“Si është e mundur që flasim vetëm për politikë. Shikoni studiot, analistë, politikanë që shajnë dhe zihen me fjalor në mënyrë të papranueshme. Gjithë ky aggression si thithet nga familjet shqiptare. Si absorbojnë mendjet e fëmijëve kjo kulturë. A kemi menduar ti bëjmë ‘mute’ (ta mbyllim) dhe familjes ti japim mundësinë që darkën ta ketë të qetë, bisedën ta kenë të qetë. ”

Institucionet?

“A shohin fëmijët prindër që lexojnë, shohin teatër, opera, shkojnë në muzeume. Si kemi? Ne kemi menduar vetëm për godina,fjetore.. fjetore. Ne kemi kthyer qytetet shqiptare në fjetina e jo në mjedise të shëndetshme kulturore ku të ketë në raport të drejtë me popullsinë, muzeume, çerdhe, kopshte, parkingje, parqe për fëmijë. Këto na mungojnë. A e kuptoni sa shumë ndikon e gjithë kjo në mirërritjen e fëmijëve”

Urgjent shkollë riedukimi

“Rikthimin e shkollës së riedukimit e ka Europa. Mbase me një emër tjetër. Djaloshi që ka bërë aktin e vrasjes së Martinit rri në një spital privat? Si mund të rrijë në një institucion privat. Shteti duhej të ishte ngritur dhe marrë masa. Pse nuk ka ky shtet një institucion? Pse na mungojnë,çfarë kemi pritur. Presim të na vritej një fëmijë tjetër”

Kërkon dhe ngritjen urgjentë të kurseve pa pagesë pas shkolle e argëtime. Kinema për të rinjtë. Klube të reja sportive për adoleshentët dhe hequr shkolla si qendër komunitare.

Studiot telvizive

“Studiot televizive nga sot duhet të rrinë më pak mepolitikën e ta bëjnë politikën obekt të diskutimit të tyre pse nuk I ka bërë punët e të merret me arsimin. Të merren më shumë me familjen. Çfarë rë po ndodh me të.. pse po rend një pjesë e saj pas spektaklit dhe harron se përmbajtja n amban të lidhur me njëri tjetrin” tha deputetja Açka në intervistë ne Report TV.

Next Post
Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet…

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po ia marrin frymën Kavajës!”, Balla: Bashkinë duhet ta rikthejmë me PS në 2027

“Po ia marrin frymën Kavajës!”, Balla: Bashkinë duhet ta rikthejmë me PS në 2027

June 6, 2026
Protesta kundër resortit në Zvërnec shtrihet edhe në Shkodër

Protesta kundër resortit në Zvërnec shtrihet edhe në Shkodër

June 6, 2026
Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

June 6, 2026
Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

June 6, 2026
Zvërneci! Protestë edhe në SHBA, shqiptarët mblidhen para ambasadës në Uashington

Zvërneci! Protestë edhe në SHBA, shqiptarët mblidhen para ambasadës në Uashington

June 6, 2026
OBSH: Shpërthimi i Ebolës në Afrikë mund të jetë ndër më të mëdhenjtë në histori

OBSH: Shpërthimi i Ebolës në Afrikë mund të jetë ndër më të mëdhenjtë në histori

June 6, 2026
Ukraina: Putin ka humbur mundësinë për t’i dhënë fund luftës, refuzoi bisedimet e paqes

Ukraina: Putin ka humbur mundësinë për t’i dhënë fund luftës, refuzoi bisedimet e paqes

June 6, 2026
Pamjet virale! Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Pamjet virale! Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

June 6, 2026
Fenomeni “El Niño” pritet të prekë edhe Shqipërinë, verë përvëluese dhe rrezik përmbytjesh në vjeshtë!

Fenomeni “El Niño” pritet të prekë edhe Shqipërinë, verë përvëluese dhe rrezik përmbytjesh në vjeshtë!

June 6, 2026
Plani i Rritjes, Kosova rrezikon t’i humbë edhe mbi 250 milionë euro

Euro në rënie ndaj lekut, arrin nivelin më të ulët të vitit

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In