• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kompanitë e huaja largojnë paratë nga Shqipëria, 90 mln euro fitime u nxorën në 6 muaj

by A R
19/09/2016 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse ekonomia duket se po kalon kohë të vështirë, me konsumin e tkurrur dhe rritjen e ngadaltë kompanitë e huaja po ia dalin të rezultojnë me fitime të larta, që i transferojnë te mëmat jashtë vendit kryesisht në formën e pagesave të dividendit. Madje në tremujorin e dytë, ata kanë arritur të rrisin transferimin e fitimit, pas një tkurrjeje të ndjeshme në periudhën janar-mars.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat dalëse nga investimet (që përfaqësojnë kryesisht pagesën e dividendëve dhe të interesave) ishin 90 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transferimi i fitimit ka rënë me 20%. Megjithatë, kjo performancë rënëse i dedikohet tremujorit të parë të vitit, kur ky tregues ra në 35 milionë euro, nga 69 milionë euro në janar-mars 2015. Në tremujorin e dytë, kompanitë e huaja kanë arritur të transferojnë më shumë fitime, me shifrën që ka arritur në 55 milionë eurp, nga 44 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë të 2016-s, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ishte 55 milionë euro, nga të cilat 40 milionë euro janë në formën e pagesave të dividendëve dhe të fitimit të riinvestuar dhe 15 milionë euro në formën e pagesave të interesave raporton Monitor.

Bankat dhe dy shoqëritë më të mëdha të telekomunikacioneve (Vodafone dhe Telecom Albania) kanë qenë tradicionalisht kompanitë e huaja me fitime më të larta në vend. Megjithatë, në 2015-n të dy këto segmente kanë parë rënie të fitimeve, bankat për shkak të provigjionimeve të kredive të këqija dhe telekomunikacionet për shkak të maturimit të tregut. Por rënia e fitimeve të tyre duket se po “zëvendësohet” me operatorët e tjerë, kryesisht koncesionarët, që kanë fitime të garantuara. P.sh., në 2015-n, Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, kishte një normë fitimi (para taksave) prej 41%, ndërsa fitimet arritën në rreth 14 milionë euro.

Të dhënat e Shoqatës së Bankave, të raportuara sipas standardeve ndërkombëtare IFRS, tregojnë një rënie të ndjeshme të fitimeve, nga 12.2 miliardë lekë në 2014-n, në 4.9 miliardë lekë në 2015-n.

Gjithsesi, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e bankave kanë raportuar humbje në 2015-n, tre bankat kryesore me kapital të huaj, Raiffeisen, BKT dhe Intesa kanë raportuar së bashku një fitim prej rreth 12.7 miliardë lekësh, apo rreth 90 milionë euro, sipas deklarimeve në bilanc./a.m.

Next Post
Zyrtarët e Doganës dhurojnë gjak

Zyrtarët e Doganës dhurojnë gjak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

August 3, 2026
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

August 3, 2026
Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

August 3, 2026
Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

August 3, 2026

Rregullorja “Bani” si “Kurban” për të drejtat kushtetuese të medias

August 3, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

August 3, 2026
Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

August 3, 2026
U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

August 3, 2026
PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

August 3, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com