• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Komisioni Evropian: Investimet dhe punësimi, ekonomia me trend pozitiv në Shqipëri

by Java News
13/10/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të muajit shtator në Tiranë është zhvilluar mbledhja e përbashkët vjetore e nënkomisionit të çështjeve të ekonomisë dhe financave mes përfaqësuesve të autoriteteve shtërore të Shqipërisë dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Sipas raportit të publikuar dje nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Ekonomisë të Komisionit Evropian mbi ecurinë e ekonomive të vendeve kandidate dhe që synojnë të aderojnë në BE në tremurojin e tretë të këtij viti, bisedimet janë fokusuar në nevojën e një konsolidimi të mëtejshëm fiskal nëpërmjet politikave të caktuara, në politikat e de-euroizimit dhe trajtimit të kredive të këqia banjkare, në performancën e tregut të punës dhe mjedisin e biznesit.

Ndërkohë, në këtë raport bëhet edhe një analizë shumë e hollësishme e ecurisë së ekonomisë shqiptare sidomos gjatë tremujorit të tretë të vitit, ndonëse një pjesë e të dhënave statistikore i përkasin periudhës deri në qershor.

Rritja
Sipas raportit, PBB-ja reale në Shqipëri u rrit me 4.3% me bazë vjetore në tremujorin e dytë pasi ishte rritur 4.5% në tre muajt e parë. Nga ana e kërkesës, rritja ishte kryesisht e nxitur nga konsumi i ekonomisë familjare, i cili e përforcoi ecurinë e tij të mirë në 3.3% në shkallë vjetore, mbështetur nga rritja e punësimit, inflacioni i moderuar dhe normat e ulëta të interesit.

Formimi i kapitalit, i cili ende përfitoi nga investimet e fuqishme të huaja direkte në sektorin energjetik në tremujorin e parë, u ngadalësua në 1.5% (rritje vjetore), nga 4.5%, që ishte në tremujorin e parë. Nga ana e tyre, shpenzimet qeveritare në tremujorin e dytë u tkurrën me 3.4% me bazë vjetore.

Prodhimi i energjisë dhe industria përpunuese kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e ekonomisë në periudhën e deritanishme të 2018-s. Ndërtimi u ngadalësua, po ashtu edhe sektori i shërbimeve, kryesisht për shkak të bazës së lartë krahasuese, ndërkohë që të dy sektorët vazhduan të kontribuonin pozitivisht në ecurinë ekonomike.

Tregtia
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve vazhduan rimëkëmbjen e tyre në tremujorin e dytë me 3.9% ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën më ngadalë me 2%, me bazë vjetore. Eksportet kanë rritur peshën në prodhimin e brendshëm bruto në 34.1%, ndërkohë që importet kanë rënë pak, por mbeten në nivelin e tyre të lartë prej pothuajse 50% të PBB-së.

PunësimI
Tregu i punës ka pasqyruar ekspansionin aktual ekonomik, theksohet më tej në raport. Ndonëse rritja e punësimit u ngadalësua, norma e papunësisë vijoi rënien, duke arritur në 12.9%, më i ulëti nga viti 2012. Edhe papunësia tek të rinjtë vijoi rënien, nga 34% në 2015-n, në 22.6%, ndonëse mbetet në nivele të larta. Pagat e sektorit privat u rritën në shumë segmente, ndërsa rritja e pagës së sektorit publik i ngadalësua në 0.2%, pas rritjes së fortë në 2017 dhe tremujorin e parë 2018.

Llogaritë
Gjatë katër tremujorëve të mëparshëm, deficiti i llogarisë korrente u zvogëlua në 7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa ishte në nivelin 7.9 për qind në tremujorin e parë. Në të njejtën kohë, deficiti tregtar i mallrave u ul 1 për qind, në 23.1 për qind të PBB-së, por mbetet më i lartë se vitet e kaluara. Por në fushën e shërbimeve, është shënuar një suficit sa 9.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Kurse remitancat e emigrantëve u rritën 10 për qind në bazë vjetore.

Investimet e huaja direkte ishin 9.6 për qind më të larta në bazë vjetore gjatë tremujorit të dytë, por 19.2 për qind më të larta si gjashtëmujor

Buxheti
Sa u përket të ardhurave buxhetore, ato shënuan një rritje në masën 3.1 për qind në tetë muajt e parë të 2018-ës, por ishin 1% më të ulta se planifikimi. Kjo është ndikuar edhe nga rënia e vlerës së valutave në tregun shqiptar, që kanë sjellë më pak të ardhura nga TVSH-ja e importeve.

Kurse shpenzimet buxhetore ishin gati 2 për qind më të ulta se planifikimi, por 1.7 për qind më të larta se një vit më parë. Investimet ishin në rritje të ndjeshme, në masën 12 për qind më shumë se një vit më parë, gjithsesi kjo shifër ishte 3.4% më e ulët se plafikimi i tetëmujorit.

Në fund të muajit qershor borxhi publik i vendit ishte sa 69.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm, Bruto, ndërkohë që gjashtë muaj më parë ishte në nivelin e 70 përqindëve.

Rritja ekonomike është përshpejtuar gjatë vitit 2018 në Ballkan
Sipas raportit, rritja ekonomike u përshpejtua në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tremujorin e dytë të 2018, duke vijuar një trend që filloi në fillim të vitit 2017. Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë regjistroi përshpejtimin më të lartë të rritjes vjetore të PBB-së, në 3.1%, nga 0.1% e tremujorit të parë, mbështetur nga rritja e eksporteve.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë ekonomia u zgjerua me 3.4%, me eksportet dhe konsumin privat që përshpejtuan këtë rritje. Në Mal të Zi dhe Kosovë rritja u forcua në 4.9% dhe 4.7%, respektivisht. Në të dy rastet, zgjerimi ekonomik përfshinte të gjithë komponentët e kërkesës së brendshme (sidomos investimet) duke kontribuar pozitivisht në rritje.

Në anën tjetër, në Serbi dhe Shqipëri, rritja ekonomike u ngadalësua pak për të dytin tremujor, 4.8% dhe 4.3%, respektivisht. Në Serbi, rritja ekonomike është nxitur nga të gjithë komponentët e kërkesave të brendshme ndërsa performanca e rritjes ekonomike të Shqipërisë u mbështet kryesisht në rritjen e konsumit të familjeve. Në përgjithësi, në tremujorin e dytë të vitit 2018, PBB-ja e rajonit të Ballkanit Perëndimor arriti në 4.3%, nga 3.6% në të tremujorin e parë dhe 1.9% në tremujorin e njëjtë të një viti më parë.

ma.me

Next Post
Investigimi/ “Minarja në thes”? Si e ‘fshehu’ gjyqtari Artur Malaj vilën 3-katëshe nga vetingu

Investigimi/ "Minarja në thes"? Si e ‘fshehu’ gjyqtari Artur Malaj vilën 3-katëshe nga vetingu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com