• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Komisioneri Hahn: I paqartë afati kohor për liberalizim të vizave për Kosovën

by Java News
04/09/2016 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, i tha Radio Evropa e Lirë se është “i paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën” sepse, siç tha, “ende varet nga vendimet e saj”.

Hahn tha se kushti i Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk është përmbushur dhe ritheksoi qëndrimin se ‘tani çdo gjë varet nga vetë Kosova”.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, komisioneri Hahn, tha se në krahasim me Kosovën dy vendet e tjera në paketë, Gjeorgjia dhe Ukraina I kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe pritet që në vjeshtë të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hahn fillimisht i përgjigjet pyetjes së Rikard Jozwiak të Evropës së Lirë, nëse këtë vjeshtë Gjeorgjia dhe Ukraina, por edhe Kosova mund të presin zgjidhje për liberalizimin e vizave?

“Sa i përket dy vende po. Jo Kosova. Në aspektin kohor për Kosovën ende është e paqartë, sepse ende varet nga vendimet e tyre”, tha Hahn.

Komisioneri Hahn ripërsëriti qëndrimin se Kosova duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara, mbi të gjitha ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, për të hapur rrugën për liberalizim të vizave.

“Kjo çështje tani varet nga vetë Kosova. Sepse, një nga standardet e rëndësishme është që të zgjidh këtë ‘konflikt’ të kufirit me Malin e Zi. Ka një marrëveshje me Malin e Zi që prej gushtit të vitit të kaluar. Mali i Zi e ka miratuar legjislacionin e nevojshëm nga ana e tij dhe ne ende po presim që të ketë hapa ligjorë edhe nga pala e Kosovës”.

“Mendoj se do të duhej të ishte votuar (të enjten), por është pezulluar pa një datë të re të caktuar. Prandaj tani vërtetë ju takon kosovarëve që ta zgjidhin këtë. Ky është një kusht që ne nuk mund ta tejkalojmë dhe tani varet nga ta. Nëse kjo zgjidhet ashtu sic duhet, atëherë do të ketë një raport pozitiv nga ana jonë, pra nga Komisioni. Pastaj I takon Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian të marrin vendime të nevojshme”, tha komisioneri Hahn.

Komisioneri Hahn tha se vendosja e kushteve, për tri vendet në kuadër të paketës për liberalizim të vizave, përfshirë Gjeorgjinë, Ukrainën e Kosovën, ishte ‘një lloj motivimi i cili vazhdon të jetë I pranishëm”

“Kishte dy çështje të pazgjidhura si dhe nëse që të dyja çështjet e pazgjidhura adresohen në mënyrë adekuate, atëherë mund të japim dritën e gjelbër me raportin pozitiv, dhe nuk na duhet një raport tjetër. Në këtë rrafsh ishte një lloj motivimi dhe ai është ende aty. Por, tani vërtetë ju takon kosovarëve që të dëshmojnë”.

Komisioneri Hahn ka folur edhe për kushtin e luftës më të thelluar kundër korrupsionit dhe qasjen që mund të kenë vendet anëtare të BE-së ndaj Kosovës në këtë fushë

“Mendoj se pasi Parlamenti Evropian të ketë miratuar masat e zgjeruara të pezullimit, që duhet të ndodh këto ditë, atëherë këto lloj shqetësimesh mund, me shumë gjasa, të adresohen. Nëse do të ketë zhvillime negative në të ardhmen, ose zhvillime të pakënaqshme, është një mundësi që të përdoret kjo masë”.

“Ky është një argument tjetër pse Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave dhe sinqerisht është vendi i fundit në rajon. Nëse na dëshmohet se kanë përmbushur të gjitha kushtet atëherë mund të pritet një trajtim i drejt. Gjithnjë nëse i kanë përmbushur të gjitha kushtet, që janë përcaktuar, por gjithashtu bazuar edhe në miratimin e vendeve anëtare, ata duhet të kenë të drejtën e shpërblimit”, tha komisioneri Hahn për Radion Evropa e Lirë.

Komisioneri i BE-së theksoi se nga paketa e vendeve që janë paraparë për liberalizim të vizave, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë avancuar më shumë dhe nënvizoi se vetëm ‘Ukraina ka pasur mbi 140 kushte për të përmbushur’ dhe që sipas tij do të ndihmojnë në ndryshimin e “fytyrës së vendit duke forcuar luftën kundër korrupsionit”. (REL)

Next Post
Nëse merrni makinë me qera, mos e lidhni kurrë celularin me të, sepse…

Nëse merrni makinë me qera, mos e lidhni kurrë celularin me të, sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

July 22, 2026
Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit personalë

Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit personalë

July 22, 2026
Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete

Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete

July 22, 2026
Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

July 22, 2026
Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

July 22, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha: Rama po përdor policinë, SHISH-in dhe administratën kundër protestës

July 22, 2026
Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

July 22, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Punë te SPAK? Hapet thirrja për praktikantë, këto janë kriteret dhe afati

July 22, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

July 22, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 6 turistët në Ksamil

Gjendet i pajetë një peshkatar në Ksamil, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In