• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombi, Sovraniteti dhe Patriotizmi në Veprim: Një Kontrast mes Edi Ramës dhe Sali Berishës

by A R
09/04/2025 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga D. Dibra

Në historinë e tranzicionit shqiptar, një nga temat më të nxehta ka qenë ajo e patriotizmit. Shpesh, ajo është ulëritur në podiume politike, është përdorur si flamur elektoral, por rrallëherë është shndërruar në politikë shtetformuese. Sot, përballë sfidave të mëdha gjeopolitike dhe integrimit europian, është koha të bëjmë dallimin mes patriotizmit të fjalës dhe patriotizmit të veprës. Dhe në këtë dallim, historia i ka rezervuar secilit prej atyre qe e kane qeverisur kete vend vendin qe i takon.

Nga viti 1996 deri më 2000, Shqipëria u bë terren i hapur për kapitalin grek në sektorët më të ndjeshëm për sigurinë kombëtare – bankat dhe telekomunikacioni. Gjatë presidencës së Sali Berishës dhe mandateve të qeverive të Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës, njëra pas tjetrës hynë Tirana Bank, National Bank of Greece, Alpha Bank, Emporiki Bank dhe më vonë COSMOTE në sektorin e telekomunikacionit.

Në atë periudhë, askush nuk foli për sigurinë kombëtare. Askush nuk pyeti se ç’do të thoshte të kishim paratë, të dhënat dhe komunikimet e shqiptarëve të kontrolluara nga një shtet tjetër. Patriotizmi i fjalës ishte i zhurmshëm, por prapa skenës, sovraniteti kombëtar po copëtohej pa mëshirë.

Nga viti 2018 deri më 2021, gjatë mandatit të kryeministrit Edi Rama, ndodhi një kthesë e heshtur, por historike. Kapitali grek u tërhoq nga Shqipëria – jo me panik ekonomik, por me një qasje të qartë dhe të menaxhuar. NBG u tërhoq në 2018, Piraeus Bank në 2019, Alpha Bank në 2021. Po ashtu, në 2019, OTE shiti Telekom Albania, duke shënuar fundin e pranisë greke në sektorin e komunikimeve.

Këto nuk janë thjesht transaksione tregu. Janë vendime që ndryshojnë arkitekturën e sigurisë kombëtare. Janë akte patriotizmi modern, që nuk bëhen me flamur në dorë, por me strategji në tavolinën e shtetit.

Në vitin 2025, Shqipëria është më e sigurt, më e pavarur dhe më e përgatitur për integrimin në Bashkimin Europian, sepse në krye pati një shtetar që e kuptoi se sovraniteti nuk mbrohet me fjalë të mëdha, por me vendime të mëdha. Edi Rama nuk u mjaftua të thoshte “e dua Shqipërinë” – ai e tregoi këtë dashuri me vepra.

Ndryshe nga ai, Sali Berisha hyri në histori si lideri që e dorëzoi sovranitetin ekonomik dhe informacionin e shtetasve të tij në duart e një shteti tjetër, ndërkohë që në publik pozonte si “atdhetar”. Patriotizmi i tij ishte i zbrazët, retorik, dhe në fund, i rrezikshëm për interesat kombëtare.

Shqiptarët kanë përpara një zgjedhje historike.

Më 11 maj, ata nuk votojnë vetëm për një qeveri të re. Ata votojnë për të zgjedhur mes dy vizioneve:

Një Shqipëri që ruan sovranitetin në një Europë të bashkuar, që forcon shtetin, që mbron të dhënat dhe financat e qytetarëve të vet.

Apo një Shqipëri të kthyer në kohë, të drejtuar nga retorika bosh dhe nostalgjia e rreme për një “atdhetarizëm” që në fakt i ka sjellë vetëm dëm.

Në kohë të turbullta, patriotizmi i vërtetë nuk bërtet. Ai vendos. Ai vepron. Shqipëria nuk ka nevojë për zhurmë. Ka nevojë për guxim. Dhe këtë guxim, shqiptarët duhet ta shpërblejnë më 11 maj – me votë për një Shqipëri europiane, por krenare dhe e zonja në shtëpinë e vet.

Next Post
Më 8 Qershor ulet avioni i parë me turistë në Aeroportin e Vlorës, Kasa: Do jenë 4 ‘charter’ në javë

Më 8 Qershor ulet avioni i parë me turistë në Aeroportin e Vlorës, Kasa: Do jenë 4 'charter' në javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com