• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombëtarja kuqezi është e të gjithë shqiptarëve!

by Eduard Zaloshnja
14/09/2023 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Federata e Futbollit të Kosovës është ankuar publikisht për federimin që Federata Shqiptare e Futbollit u bëri Mirlind Dakut (shënuesit të golit të dytë ndaj Polonisë në Tiranë) dhe Arbnor Mujës – këta dy futbollistë ishin grumbulluar më parë nga përfaqësuesja kosovare. Të tilla ankesa janë dëgjuar edhe më parë nga burokratët futbollistikë të Prishtinës. Por ata harrojnë se Kombëtarja Kuqezi është e të gjithë shqiptarëve!

Gjyshërit e stërgjyshërit tanë luftuan për një Shqipëri etnike nën flamurin kuqezi qysh nga Lidhja e Prizerenit (dikush bej apo kapedan, e dikush çetar apo fshatar i thjeshtë). Ëndërra e tyre u këput përgjysëm më 1913, kur shumë territore etnike tonat mbetën jashtë hartës së ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër. Por të paktën në futboll, ëndërra e paraardhësve tanë ka vazhduar…

Përgjatë një shekulli, me kombëtaret e Shqipërisë (të rritur e shpresa) kanë luajtur futbollistë me origjinë nga të gjitha trojet etnike shqiptare (pavarsisht se ku kanë lindur). Ka luajtur Bukoviku me gjysëm origjine nga trevat shqiptare të Malit të Zi, preshevaliu Gjimshiti, çamët Mergjyshi dhe Hyseni, shkupiani Asani, tetovari Seferi, gjakovarët Kryeziu e Cana, prishtinasi Berisha, mitrovicari Lushta, frashlliu Frashëri, gjirokastriti Braho, gjilanasi Daku, tiranasi Mema, elbasanasi Gjinali, kavajasi Vogli, korçari Dinella, vlonjatët Ruci e Tare, shkodranët Boriçi e Zhega, etj. etj. etj. etj….

Mirë do të kishte qenë që kësaj plejade mbarëkombëtare yjesh kuqezi tu ishin shtuar edhe prizrenasi Murriqi, drenicari Rrahmani, vushtriasi Rashica, etj., të cilët luajnë aktualisht me përfaqësuesen kosovare. Por kjo është diçka që nuk ndreqet më – rregullorja e FIFA-s nuk e lejon…

Me pak fjalë, tradita e bashkimit futbollistik nën flamurin kuqezi duhet të vazhdojë pa cic-mice, të paktën nga burokratët e Federatës së Futbollit të Kosovës. Sepse të paktën në futboll, të gjitha trojet shqiptare janë të bashkuara nën uniformën kuqezi!

Next Post
VIDEO / Karrigia e Kim Jong-un u pastrua disa herë dhe u testua për rrezatim para takimit me Putinin

VIDEO / Karrigia e Kim Jong-un u pastrua disa herë dhe u testua për rrezatim para takimit me Putinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com