• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komandati suprem i Fuqive Aleate në Evropë/ Wolters vizitë në Shqipëri, Peleshi: Rol të rëndësishëm në modernizimin e FA. Baza ajrore e Kuçovës…!

by Java News
25/05/2022 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti në një takim lamtumire Komandantin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, Gjeneral Tod Wolters.

Pasi i uroi mirëseardhjen, ministri Peleshi e falënderoi Gjeneral Wolters për kontributin dhe përkushtimin e tij, jo vetëm gjatë periudhës 3-vjeçare si Komandant Suprem i Fuqive Aleate në Evropë, por edhe për sakrificat dhe dedikimin, përgjatë gjithë karrierës së tij të spikatur 40 vjeçare, karrierë e mbyllur me sukses në detyrën ndoshta më të lartë për një ushtarak.

Gjithashtu, zoti Peleshi vuri në dukje dhe e përgëzoi Gjeneral Wolters për lidershipin e treguar gjatë kësaj periudhe të trazuar, mes pasigurive në të cilat po kalon kontinenti ynë, duke dëshmuar edhe një here solidaritetin, unitetin dhe vendosmërinë e Aleancës për të mbrojtur çdo centimeter katror të territorit të saj, vlerat demokratike dhe lirinë e popujve të saj, të fituara nëpërmjet përpjekjeve të shumëfishta.

Më tej, ministri Peleshi u ndal te roli që Gjeneral Wolters ka luajtur në mbështetje të Forcave të Armatosura të RSH, në kuadër të modernizimit të tyre, rritjes së kapaciteteve operacionale dhe ndërveprueshmërisë. Shembulli konkret i kësaj mbështetje dhe vëmendje, ishte zhvillimi në vendin tonë i stërvitjes “Defender Europe 21”, të cilën Gjeneral Wolters pati rastin t’a inspektojë nga afër, por dhe për zhvillimin e projektit të NATO-s për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës.

Nga ana e tij, Gjeneral Wolters e falënderoi ministrin Peleshi për vlerësimet dhe fjalët e mira dhe më tej u ndal në transformimin impresionues të vendit tone në tërësi dhe në veçanti, në standardet më të larta që ushtarakët shqiptarë demonstrojnë në çdo angazhim të Aleancës, por edhe në kuadrin dy palësh me homologët e tyre të SHBA. Ai tha se është krenar që ka punuar ngushtësisht me një vend i cili vërtet është i vogël gjeografikisht, por është një vend me vlera dhe orientim perëndimor dhe një aleat i vyer i Aleancës dhe SHBA në veçanti.

Në fund të takimit, ministri Peleshi e uroi Gjeneral Wolters për përmbylljen me nder dhe sukses të karrierës së tij. Në 3 vitet e fundit, kjo është vizita e tretë e Gjeneral Wolters në vendin tonë,

ç’ka, sipas ministrit dëshmon se ai është dhe do të mbetet një mik i madh i Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura.

Next Post
Tragjike/ 37-vjeçarja shqiptare theret me thikë në mes të rrugës, nuk u mbijetoi plagëve

Tragjike/ 37-vjeçarja shqiptare theret me thikë në mes të rrugës, nuk u mbijetoi plagëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com