• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima shpërthen ndaj Ramës: Kryedelenxhiu i diplomacisë…

by Java News
24/08/2017 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia ZGJIDHJA reagoi sot ndaj atyre që ajo i quan sharjeve të ulëta, ofendimeve dhe kërcënimeve të kryeministrit Edi Rama ndaj trupit diplomatik, gjatë takimit të përvitshëm.

Në një reagim në Facebook, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima, theksoi se kjo është një vijë sjelljeje e papranueshme dhe e përsëritur e Ramës për të larguar fajin nga vetja edhe për dështimin e diplomacisë në këto katër vite, ashtu si në të gjithë qeverisjen e tij si dhe denoncoi mungesën totale të një programi qeverisës dhe të një strategjie serioze shtetërore për të ngritur një diplomaci aktive, të efektshme, shërbyese dhe ndihmuese, besnike ndaj interesave të larta të kombit tonë dhe të qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

 Statusi në Facebook

Kryeministri i telendisi sot përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë nëpër botë. I përbuzi ata, i etiketoi “delenxhinj”, “të leshtë”, “të avashtë”, që kishin bërë “një vrimë në ujë” dhe i paralajmëroi se edhe do t’i heqë nga shërbimi. Tërbimi i kryeministrit, në një takim të përvitshëm, tregon se në çfarë derexheje ka përfunduar diplomacia e Rilindjes dhe qeverisja e saj. Shërbimi ynë diplomatik, në përgjithësi, nuk e përfaqëson si duhet Shqipërinë dhe nuk i mbron shtetasit shqiptarë apo emigrantët tanë nëpër botë, përpiqet t’i zhvasë ata edhe për shërbimet më elementare konsullore, nuk ka negociuar dhe nuk ka sjellë asnjë investim të huaj, sado të vogël, në Shqipëri.

Edi Rama, për katër vite, i harroi në sirtar prioritetet e qeverisë së tij për diplomacinë ekonomike, marrëdhëniet e ngushta me vendet fqinje, partneritetin strategjik me SHBA-të dhe BE-në, mbështetjen e Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që janë.

Edi Rama e rrënoi, përtej çdo imagjinate, pozitën dhe reputacionin e shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Përhapi nam të zi Shqipërisë në çdo aspekt e në çdo cep të botës. Ai u diskreditua si një karagjoz e sharlatan i pashoq edhe në politikën e jashtme. Do të mbahet mend edhe për atletet e bardha, edhe si gaztori i Ballkanit! Në mjediset dhe takimet ndërkombëtare politike e diplomatike, kryeministri ynë inferior dhe i paaftë, i argëton me barcaleta udhëheqësit e shteteve mike, meqenëse nuk është i zoti të bëjë asnjë punë me ta në dobi të Shqipërisë.

Marrëdhëniet me Greqinë, arritën në pikën më të ulët, edhe pse ajo është partnerja kryesore ekonomike e Shqipërisë dhe se atje jetojnë dhe punojnë rreth 1 milion shqiptarë.

Nën qeverisjen e Ramës, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE ka ndalur dhe tani në vend të anëtarësimit të afërt, është në diskutim lëvizja pa viza në hapësirën Shengen, sepse vendet europiane janë tmerruar prej një qeverie që eksporton vetëm kanabis, azilkërkues, prostitucion dhe krim. Shqipërisë i është shtyrë për në “kalendat greke” procesi i negociatave për anëtarësim, duke mbetur shumë prapa Serbisë dhe Malit të Zi.

Sjellja papërgjegjshme e Edi Ramës ndaj Presidentit Amerikan, Donald Trump, gjatë kohës kur garonte për në Shtëpinë e Bardhë, e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen amerikane për Shqipërinë, të paktën përkohësisht.

Shërbimi diplomatik patjetër që duhet të punojë për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe për rritjen e përfitimeve të Shqipërisë nga shkëmbimet ekonomike e tregtare me vendet e tjera. Por, njëkohësisht, shërbimi diplomatik nuk mund të bëhet përgjegjës në bllok për paaftësinë dhe dështimin e plotë të qeverisë për të përmirësuar gjendjen ekonomike të shqiptarëve dhe klimën për investimet e huaja private në ekonomi. Kush ambasador i veçantë mund të shpallet fajtor për politikat dhe qeverisjen totalisht të dështuar të këtij kryeministri?

Kryeministri nuk mund të mbulojë korrupsionin endemik të qeverisë së tij me dobësitë e shërbimit diplomatik. Ai nuk mund të mbulojë kapjen e qeverisë, shtetit dhe ekonomisë nga krimi i organizuar, mafia dhe oligarkia e korrupsionit, me punën e dobët të diplomatëve shqiptarë.

Ai nuk mund të mbulojë dështimin tragjik të qeverisë për të ngritur e motivuar administratë dhe institucione profesionale, të përgjegjshme, besnike të interesave të larta të shtetit dhe të popullit tonë me shërbimin e vobektë diplomatik shqiptar. Shërbimi i shpartalluar diplomatik është në vetvete një provë e qartë se ky kryeministër nuk e ka haberin e punëve të shtetit dhe nuk ka lidhje me kulturën e respektimit dhe të ndërtimit të institucioneve.

ZGJIDHJA distancohet prerazi nga denigrimi kolektiv e i turpshëm që kryeministri u bëri ambasadorëve në televizion. Ky akt i ulët dhe i papërtypshëm i tij nuk është i pari. Ai e ka bërë strategji sjelljeje poshtërimin publik e në grup të punonjësve e drejtuesve të institucioneve të shtetit dhe të administratës publike. Kjo është kulturë dhe sjellje e njerëzve të rrugës. Nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën dhe sjelljen e një shtetari.

ZGJIDHJA e di se lumi i të sharave dhe ofendimeve banale të kreut të qeverisë shqiptare nuk do ta bëjnë më të mirë diplomacinë e Shqipërisë, nuk do të sjellin asnjë cent investime të huaja, nuk do ta lartësojnë reputacionin e vendit në sytë e ndërkombëtarëve dhe as nuk do t’i mbrojnë apo shërbejnë shqiptarët e shpërndarë anekënd botës. Ato janë pjesë e lojërave të Ramës për të manipuluar dhe gënjyer opinionin publik dhe për ta nxjerrë veten “të larë” nga gjithë mëkatet e qeverisjes së tij.

ZGJIDHJA denoncon mungesën totale të një programi qeverisës dhe të një strategjie serioze shtetërore për të ngritur një diplomaci aktive, të efektshme, shërbyese dhe ndihmuese, besnike ndaj interesave të larta të kombit tonë dhe të qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/shperthen-kokedhima-ndaj-rames-kryedelenxhiu-i-diplomacise-se-vrimes-ne-uje-424191/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Next Post
Ndahet nga jeta gazetarja Arlinda Canaj, kolegët shprehin dhimbjen

Ndahet nga jeta gazetarja Arlinda Canaj, kolegët shprehin dhimbjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com