• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koka krahë deputetit socialist në Durrës: Të vetëdijshëm që bashkëqeverisja ka prodhuar suksese

by A R
29/05/2017 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LSI në Durrës, Lefter Koka, është ndalur në një takim me banorë të Shkallnurit, pjesë e njësisë administrative Rrashbull, Bashkia Durrës.

Ministri Koka, u ndal te problematikat që shqetësojnë banorët e këtyre zona, duke u shprehur se, “Merrni fatet e familjeve tuaja në dorë, me votë vendosni të ardhmen e tuaj dhe votoni LSI, si e vetmja dritë jeshile që mund të shohë populli pas 25 qershorit. Kjo garë elektorale ka një entuziazëm, dhe këtë e shohim te ju, te miqtë tanë që po na mbështesin sot për herë të pare”.

“Jemi të vetëdijshëm që bashkëqeverisja ka prodhuar suksese, por edhe gjëra që kanë dëmtuar rëndë jetën e njerëzve apo edhe imazhin e vetes tonë. Trumbetimi ndryshe i së vërtetës, nuk përkon me filozofinë tonë, me filozofinë e LSI për transparencë. Ish komuna e Rrashbullit ka një histori të hidhur si është administruar, qoftë nga ana e infrastrukturës, qoftë në jetën tuaj direkt”, tha Koka.

“Çdokujt i lind e drejta të pyesë a do mundet ekipi juaj të sjellë ndryshimin? Unë ju them po, ekipi ynë ka treguar ndër vite në këtë qytet se kanë përkushtim maksimal ndaj qytetarëve. Kandidatët tanë janë qytetarë të Durrësit, ndaj kanë përkushtimin dhe devotshmërinë tju shërbejnë ju në përditshmëri. Ligjet nëse nuk i ndryshon politika, kanë fuqinë ti ndryshojnë njerëzit . Ju garantoj se klima është shumë pozitive në Qarkun e Durrësit për mbështetjen e qytetarëve ndaj nesh”, theksoi Koka.

Për herë të parë në 25 vite në Shkallnur janë mbledhur në një bashkëbisedim me forcën politike të gjitha fiset e familjet e Shkallnurit, që për 2 dekada e gjysmë kanë ndjekur dy partitë tradicionale.

Koka, në këtë takim ishte i shoqëruar dhe nga Flamur Gjuzi, i treti në listën e kandidatëve të LSI në Durrës dhe Shkëlqim Troplini, Deputet i Partisë Socialiste në legjislacionin aktual. /a.m.

Next Post
Skenari që rikthen Tiranën në Superligë, Skënderbeu mund të dënohet për trukimet

Skenari që rikthen Tiranën në Superligë, Skënderbeu mund të dënohet për trukimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një reformë pa vetëqeverisje

August 4, 2026
Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

August 4, 2026
Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

August 4, 2026
Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

August 4, 2026
Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

August 4, 2026
Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

August 4, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

August 4, 2026
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

SPAK konfirmon kallëzimin ndaj Dumanit në Itali: Ja kronologjia e plotë e çështjes

August 4, 2026
“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

August 4, 2026
Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com