• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kodheli prezanton komandantin e ri të Forcës Tokësore

by A R
13/11/2015 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka prezantuar komandantin e ri të Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili pason në këtë detyrë gjeneralmajor Zyber Dushku.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli duke përshëndetur në ceremoni theksoi se, dita e sotme mbart një të veçantë të madhe. Po mbyllet një cikël i rëndësishëm në drejtimin e Forcës Tokësore. Gjeneralmajor Zyber Dushku, pas tre vitesh drejtimi, ka përmbushur detyrimin që i njeh ligji dhe i shtohet rradhëve të mijëra oficerëve të suksesshëm, të cilët të palodhur nga vështirësitë e profesionit, kanë drejtuar njësitë e Forcave tona të Armatosura në këtë proces të gjatë transformimi që bëri të mundur anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si dhe pjesëmarrjen në operacionet më të rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar ka marrë pjesë.

Më pas ministrja Kodheli, duke prezantuar komandantin e ri të forcës Tokësore, është shprehur: “Sot hapet një faqe e re në karrierën e gjeneral brigade Nazmi Cahani. Kam dy vjet që e njoh gjeneral brigade Nazmiun dhe që në ditët e para të punës me të, kam gjetur një bashkëpunëtor të aftë e serioz, të gatshëm për të gjetur zgjidhje të vlefshme në çdo situate”. Në fund të fjalës së saj ministrja Kodheli i ka uruar gjeneral brigade Cahanit punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme.

Në përshëndetjen që mbajti komandanti në largim i FT, gjeneralmajor Zyber Dushku, ndër të tjera u shpreh: “Ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe civilë të Forcës Tokësore kudo që jeni, në Tiranë, Shkodër, Berat, në Afganistanin e largët, në fushat e stërvitjes në Gjermani apo të sapokthyer nga Sardenja si pjesmarrës në stërvitjen “Trident Juncture” të NATO-s, keni vlerësimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin dhe punën tuaj të vyer në shërbim të atdheut”.

Ndërsa komandanti i ri i FT, gjeneral brigade Nazmi Cahani u shpreh se “Është një nder dhe privilegj i veçantë për mua që sot mar detyrën e lartë dhe shumë të rëndësishme të komandantit të FT. Kjo detyrë mbart me vete një përgjegjësi të madhe për shkak të rolit kryesor që ka kjo Forcë në përmbushje të misionit kushtetues të FA, por edhe për shkak të detyrimeve që kemi si anëtarë të NATO-s dhe unë do të mund ta përmbush me sukses këtë detyrë me të gjithë ju. Të gjithë ne duhet të veprojmë si një ekip, ku ka vetëm një rregull, secili kryen detyrën e tij në fushën e tij të përgjegjësisë”.

Aktivitet është mbyllur me një ceremonial ushtarak, ku shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo i dorëzoi Flamurin e Forcës Tokësore komandantit të ri, gjeneral brigade Nazmi Cahani. Ceremonia me këtë rast është zhvilluar në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore, ku ishin të pranishëm edhe zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, komandantët e Forcave, drejtorë dhe ushtarakë të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, ish-drejtues të Forcës Tokësore etj.

Next Post

Në Kosovë, s’ka projekt të ri për Teatrin e Operës dhe Baletit as sivjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

October 21, 2026
E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

October 21, 2026
U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

October 21, 2026
Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

October 21, 2026
Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

A e kupton Doktori që Gjenerata ‘Z’ nuk është Gjenerata e Zenit?

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In