• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli: Në zgjedhje më 18 qershor, Kushtetuta ‘libër i shenjtë’

by Java News
11/04/2017 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar në lidhje me situatën politike, pikërisht ditën e votimit të ngritjes së komisioneve të Vetting-ut. Në përgjigje të interesit të mediave, pas një takimi me gratë në Peqin, Kodheli ka nënvizuar fort se nga Vettingu nuk duhet të trembet askush që ka bërë detyrën e tij dhe nuk ka gjë për të fshehur. Duke nënvizuar faktin se në Ministrinë e Mbrojtjes, gjithkush që punon aty gjëja e parë me të cilën është përballur ka qënë Vettingu. Njëherësh Kodheli e cilëson një detyrë dhe një borxh për të shkuar dhe votuar më 18 qershor. Ndërsa për të, qeveria dhe politika ia ka borxh qytetarëve zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të drejta njëherë në katër vite.

“Nëse dikush do të mbante ditar, sot do ta quante një ditë e cila do të linte gjurmë në secilin prej nesh, për shkak të nxehtësisë politike që mjedisi shqiptar i ofron sot çdo qytetari dhe padyshim politikës shqiptare. Ne si politikë dhe si qeverisje ia kemi borxh qytetarëve shqiptarë zgjedhjet një herë në 4 vjet, të lira, të ndershme, të drejta, të pamanipuluara dhe të patransformuara. Kjo është detyra nr.1 e çdo politikani dhe çdo qeverie. Prandaj, ne më 18 Qershor do të shkojmë ballëlartë në zgjedhjet parlamentare për të bërë më të mirën të gjithë bashkë për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Do ta bëjmë këtë me besimin se kemi marrë një mandat 4 vjeçar për ta drejtuar këtë vend, po atë mandat i cili finalizohet me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike e të ndershme. Të tilla zgjedhjet nuk i bën një forcë politike, por institucionet përkatëse, i bën Kushtetuta e shkruar në mënyrë të drejtë, i bën gjithkush që në jetën tonë politike e sociale është aktor dhe faktor. Kërkoj mbështetjen tuaj, të jemi të njezëshëm kur na kërkohet drejtësi, transparencë dhe të jemi të njëzëshëm kur na kërkohet të zbatojmë ‘librin e shenjtë’, Kushtetutën. Nëse nuk vendosim kështu do ta kemi shumë të vështirë dhe me pikëpyetje të mëdha rrugën drejt Europës. Për Ministrinë e Mbrojtjes apo çdo njeri që punon aty Vettingu është gjëja e parë me të cilën përballen që në momentin që hyjnë në këtë institucion. Sepse Vettingu është i domosdoshëm që ti të mund të punosh brenda këtij institucioni për shkak të natyrës së institucionit. Ndaj shpesh na vjen për të qeshur kur njerezit tremben nga Vettingu. Tremben ata që kanë diçka për të fshehur, diçka për të mos treguar, tremben ata që kanë bërë padrejtësi në këtë vend, ata që këte vend e kanë përdorur dhe e kanë parë si mjetin e tyre për të përfituar nga pushteti që njerëzit me votë i kanë dhënë. Nga Vettingu nuk trembet askush që është i pastër dhe kërkon drejtësi e transparencë, nuk trembet askush që kërkon një të ardhme më të mire. Le ta bëjmë Shqipërinë më të mirë duke shkuar në 18 Qershor dhe duke votuar sipas çdo bindje tonën politike dhe sipas bindjes për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe një të ardhme të padiskutueshme drejt BE”, reagon Kodheli.

ma.me

Next Post
LSI: PS nuk u konsultua me ne për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë

LSI: PS nuk u konsultua me ne për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

October 29, 2026
Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

“Kisha frikë për veten dhe familjen”- Vrasja e shqiptarit në Itali pas sherrit për pazaret e drogës, 29-vjeçari rrëfen krimin: Trupin ia hodha në pus dhe…

October 29, 2026
Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

October 29, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet!

October 29, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Gara për fondet e buxhetit të shtetit, “ngrin” paga e Presidentit! Ja ministritë që marrin më shumë

October 29, 2026
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

October 29, 2026
Pikëpyetjet e basteve online/ Ekspertët: Ata që luajnë fshehurazi, nuk do të duan të deklarohen

Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

October 29, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Shkresa për Veliajn është një “sekret” publik që e dinë të gjithë

October 29, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Në mbledhjen e grupit nuk foli vetëm Çuçi”- Transferimi i Veliajt në Fier, avokati Ndreca zbardh detaje: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar…

October 29, 2026
Sezoni 2024, Ministria e Turizmit: Kemi një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj

Përafrimi me BE-në/ Qeveria prezanton ligjin e ri për turizmin, regjistrim i detyrueshëm i qirave afatshkurtra dhe krijim i zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In