• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Koço Kokëdhima si fenomen

by
30/06/2015 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga DRITAN HILA/

Të dielën e shkuar, gazeta “Shekulli”, me firmën e Arben Rrozhanit, kishte botuar një editorial ndaj reagimit tim në “Facebook” për gjendjen ku është Saranda dhe perspektivën e zymtë të saj. Në fakt Rrozhani shkruan mirë, por shkrimi dukej qartazi i redaktuar nga Koço Kokëdhima, ku dallohej prekja e tij ikumenike. Është kundërproduktive të merrem me reagim ndaj reagimit tim, dhe t’i sqaroj Koços se Sarandën e njoh më mirë nga ai pasi kam jetuar tre vjet; se nuk është rilindës, pasi rilindja shqiptare ka qenë një lëvizje modeste nga ca burra të përkushtuar dhe jo nga biznesmenë; se Kokëdhimat nuk hyjnë tek antiberishët kur kujtoj shkeljet e syrit Berishës në intervistën që dha te gazeta e tij pasi Basha rrëmbeu Bashkinë e Tiranës; se e ka të çarë zurnanë që fryn si fitues i pesë njësive vendore, pasi ato janë zona të majta, të cilat vetëm janë dobësuar. Fakti se në vitin 2011 Stefan Çipa fitoi në qytet me mbi 2300 vota, ndërkohë që e përzgjedhura e Koços plus LSI, PBDI & Co që iu bashkëngjitën koalicionit ishte vetëm 400 vota përpara në qytet, e tregon. Por Kokëdhima është bërë fenomen i rrezikshëm i politikës shqiptare dhe i së majtës. Ku kryetarja e re e Sarandës, Floriana Koka, me vetëm 8 muaj eksperiencë administrative nëse nuk përmendet periudha e spikeres në një televizion lokal, është simptoma më e spikatur. Jo se ka rrezikshmëri në vetvete, pasi është një hallexheshë që ka pranuar një vend pune. Por ky prototip që nuk ka asnjë aset për miradministrimin e qytetit, ka të gjitha të dhënat të jetë një nëpunëse pa fjalë e Kokëdhimës. Që në praktikë gjithmonë përkthehet: abuzime me emërimet në administratë, abuzim me fondet dhe klientelizëm politik e financiar.

Aristoteli e cilësonte fazën kur njerëz të panjohur kapin pushtetin si “Olokraci”. E përkthyer do të thotë “Pushteti i të panjohurve”. Është faza e fundit e rrëshqitjes në diktaturë, pasi aparati shtetëror mbarset me të paaftë dhe oligarkët përfitojnë në mënyrë të paskrupullt, saqë diktatura duket shpëtim. Në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në Itali filloi lëvizja “Qualunquismo”, ose e përkthyer “e njeriut çfarëdo”, e cila mbartte të njëjtën shpërfillje për vlerat e individit që duhej të drejtonte dhe karrierës progresive të tij. Në rastin shqiptar, ashtu si autorët, gjithçka banalizohet jo në diktaturë, por me krijimin e feudeve politike. Ky fenomen siç po ndodh në Sarandë dhe gjetiu, ka qenë i njohur në Greqi dhe Itali. Deputetë me ndikim në zonat periferike krijonin domenet e tyre elektorale, ku emërimet e vasalëve të tyre si shefa policie, drejtorë institucionesh dhe zgjedhja e bashkiakëve ishte domen i tyre. Fondet e lëvruara nga qeveria qendrore komandoheshin nga këta, iu jepeshin firmave klienteliste me çmime super të fryra dhe krijohej rrethi vicioz i pushtetit dhe i parasë. Në Itali, kjo çoi në “Tangentopoli”, ndërsa në Greqi në krizën ku janë sot, ku grekëve të sotëm iu duhet të paguajnë kusuret e super­deputetëve të dikurshëm. Të ndjekësh shembullin e tyre, është miopi politike dhe garanci për krizë ekonomike.

Me sa duket, kësaj rruge po i hyjmë. Tej propagandës ­klishe që përmend Koço Kokëdhima për masakrën urbane të Sarandës, kjo masakër ka ndaluar në vitin 2011. Sarandjotët thonë se Stefan Çipa nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. Por për këtë, në vend të vlerësohej, u hoq nga Kokëdhima. Në pragzgjedhjet e vitit 2011, 8 nga 9 njësi vendore të qarkut Sarandë mbaheshin nga e djathta, dhe pas zgjedhjeve raporti ndryshoi në 8 me 9 në favor të së majtës. Asnjë nga këta fitues nuk u rikandidua për shkak të vetos së Koços. Në vend të tyre, janë kandiduar persona që promovimin e tyre ia dedikojnë atij. E vërteta është që Sarandës nuk ka çfarë t’i shtosh një gur. Por me ndarjen e re territoriale, zonat ku influencon Kokëdhima shtrihen në hapësira ende të virgjëra si bregdeti dhe fusha e Vurgut. Dhe që këtej fillon shqetësimi me emërimet e njerëzve të panjohur. Në këtë hapësirë janë planifikuar dhe janë gati projektet apo janë ndërtuar dhe presin shfrytëzimin si në rastin e landfillit, edhe një port jahtesh, ujësjellësi i qytetit si dhe aeroporti. Kush nga këta kryetarë bashkish pa emër do të jetë në gjendje të kundërshtojë super­deputetin që në emër “të së mirës së popullit” të drejtojë lumin e parave te firmat e tij për zbatimin e projekteve ekzistuese apo atyre që do bëhen? Askush! Kush do ta pengojë të planifikojë rrugë që shkojnë drejt zonave të shkreta aktualisht, por lehtas të përvetësueshme në kaosin pronësor që ka vendi? Asnjeri! Cili do të jetë në gjendje t’i thotë “Jo” degradimit territorial dhe t’i bëjë oponencë një feudali të tillë? Fenomeni “Kokëdhima” dhe derivati i saj “Koka” është vdekja e meritokracisë, e vlerave dhe konkurrencës së tyre si themeli bazë i demokracisë. Pas kësaj askush nuk ka interes të zhvillojë personalitetin e tij, të shënojë rekorde apo të japë kontribut politik, të ketë kurajën të kundërshtojë fenomenet negative si aset i tij në sytë e opinionit publik. Do të mjaftojë të bëjë garë kush të lëpijë prapanicën e shefit./Balkanweb/

Next Post

Efektivi i vrarë i RENEA-s, pa sigurim jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021

“Janë përdorur fasada që të mos duken tubat”, inxhinieri: Dominon arkitektura dhe jo standardi i sigurisë

April 15, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

Salianji: Sali Berisha është i izoluar. Unë kam kontakte me ndërkombëtarët

April 15, 2026
Zjarri në karburantin e Kombinatit, kreu i Zjarrfikëses: Shkak i rrjedhjes së gazit u bë një motor që i kaloi sipër

Pse zjarri tek “Arlis” ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

April 15, 2026
Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

April 15, 2026
Berisha në SPAK për 21 janarin, Zogaj: Ja tri aspektet ku duhet të hetohet

Preç Zogaj: Akuzat e Berishës ndaj kundërshtarëve brenda PD-së janë “telenovelë” e pabesueshme

April 15, 2026
Dekreti për teatrin, Veliaj: Ilir Meta mori ‘copy-paste’ argumentet e PD

“Ka tortura në burgje”, eksperti: Meta dhe Veliaj duhet të lirohen, të shkojnë te familjet

April 15, 2026
Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

April 15, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: Cilësia e demokracisë në Shqipëri varet nga demokracia e brendshme e partive

April 15, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

“KLGJ është një grup idiotësh”, avokati i Metës: Mbyllën ish-Presidentin në bagazh

April 15, 2026
Lamtumirë Skënder Kamberi! Shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Lamtumirë Skënder Kamberi! Shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In