• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Efektivi i vrarë i RENEA-s, pa sigurim jete

by
30/06/2015 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Efektivi special i RENEA-s, i cili mbeti i vrarë nga sulmi i organizuar kriminal në Lazarat, nuk përfiton dëmshpërblim nga sigurimi i jetës, pasi një kontratë e tillë nuk ishte realizuar për të.

Pavarësisht se ligji i ri i policisë ka parashikuar sigurimin e jetës, prej tre muajsh mbahen peng aktet normative, të cilat do t’i hapnin rrugë një procesi të premtuar prej 25 vitesh, por që edhe Ibrahim Basha nuk do të përfitojë prej tij.

Madje, kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta, i cili ka treguar që deri më sot nuk është nënshkruar asnjë kontratë për sigurimin e jetës së efektivëve të repartit special RENEA, ashtu siç parashikohet në ligjin e ri të policisë.

Ligji i ri i policisë u miratua në shtator të vitit që shkoi, por Kuvendi i Shqipërisë i dha afat gjashtë muaj Policisë së Shtetit për të përgatitur aktet nënligjore, kështu që hyrja në fuqi e tij është bërë e mundur në fillim të muajit mars, kur është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar nëntë muaj nga miratimi i ligjit të ri dhe tre muaj nga hyrja në fuqi, ende nuk janë përpiluar të plota aktet nënligjore që shoqërojnë ligjin e Policisë së Shtetit, të cilat duhet të kishin përfunduar para muajit të tretë të këtij viti. Një nga këto akte duhej të ishte edhe vendimi i qeverisë për t’i hapur rrugë kontratës me kompani private për sigurimin e jetës së efektivëve të repartit special RENEA, ashtu siç është parashikuar në ligjin e policisë.

Megjithatë, kjo nuk është realizuar ende dhe në këto kushte, një tjetër familje policësh të vrarë, nuk do të përfitojë dëmshpërblim. Edhe për këtë vonesë, Policia e Shtetit nuk ka dhënë ndonjëherë sqarime, por nga ajo çka është perceptuar në disa dalje publike të funksionarëve të lartë apo takimeve të ndryshme, është fakti se gjatë gjithë këtyre kohëve është diskutuar me partnerët tanë të huaj që monitorojnë punën e policisë.

 

Next Post

'Kam bërë seks në kabinën e pilotit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

October 23, 2026
Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

October 23, 2026
Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In