• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLSH, kamzhiku korruptiv i Bujar Leskajt

by Java News
12/08/2017 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka disa publikime të ditëve të fundit në media, të cilat flasin në lidhje me një kontroll të viteve të shkuara ndaj një kompani private, të birrës “Peja”. Një kontroll, i cili flet se ka pasur problematika të caktuara. I përket të kaluarës, por mesa duket ai kontroll nuk ka qenë ashtu i vërtetë, siç dhe pretendohet, pasi gjithçka është sqaruar me disprocedura ligjore, duke çuar në një përfundim të thjeshtë. Kontrolli Lartë i Shtetit ishte përdorur në atë kohë për interesa klienteliste dhe korruptive, që vinin nga pronarë dhe konkurrentë apo prodhues të tjerë birrash.

Ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, kur dikush është i madh dhe ka një kompani private përdor shtetin dhe institucionet e tij, ose për interesa krejtësisht personale, pra për ta shfrytëzuar për mos pagim taksash, përfitim licensash, lejesh ndërtimi etj, ose nga ana tjetër për ta përdorur si kamzhik ndaj rivalëve në treg. Në rastin tonë duket se turpësisht është përdorur Kontrolli i Lartë i Shtetit, një institucion që duhet të jetë mbi palët, që duhet të lexojë të vërtetën, të japë fakte dhe prova.

Por, në këtë rast nuk është përdorur për të vërtetën, për fakte dhe prova dhe për të zbuluar abuzimet, por në këtë rast është përdorur si kamzhik e disa interesave klienteliste dhe korruptive. E kur KLSH , pra Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni nga më të rëndësishmit në vend, përdoret për të goditur konkurrencën, për të nxjerrë dikë nga tregu, atëherë vaj hallit se çfarë na ka ngelur. Kontrolli i Lartë i Shtetit i drejtuar nga Bujar Leskaj pretedohet se është një institucion i pavarur dhe serioz, por në fakt duket të jetë krejt ndryshe. Krejt ndryshe sepse Bujar Leskaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit, përdoren dhe keqpërdoren për afera korruktive dhe veprime si ky, që ne kemi lexuar këto ditë në shtyp.

Pra, Kontrolli i Shtetit shkon dhe sulmon një kompani, sepse i intereson një kompanie tjetër apo një konkurrenti tjetër. Po çfarë ndodhi, rreth një javë më parë ne publikuam një shkrim në lidhje me disa publikime dhe shpenzime të kota që bënte KLSH për të nxjerrë në media disa raporte, disa raporte të pavlera që nuk i duheshin askujt.

Raportet u publikuan dhe më pas u ndalën, vetëm një ditë i pamë. Po çfarë ndodh, pas një jave gazeta ku u botuan këto raporte sulmon një kompani private, kuptohet për interesa krejtësisht të konkurrencës së saj. Por gazeta e një pronari të një kompanie birre dhe një kompani tjetër birre kanë punët e tyre, ata mund të përplasen, mund të debatojnë, mund të sulmojnë në media, mund të garojnë me produktet e tyre, po kjo është punë e tyre, është punë e konkurencës, është punë e biznesit. Por kur KLSH-ja dhe Bujar Leskaj botojnë disa faqe gazete reklama të pavlera dhe pas një jave një kompani private sulmohet, tregon se Bujar Leskaj ka paguar me paratë e shtetit sulmin e kompanisë dhe është përdorur në mënyrë korruptive dhe klienteliste për të sulmuar një kompani private.

Pra shteti, një instutucion i pavarur i shtetit shqiptar, është përdorur për të sulmuar një komapni private dhe ka marër paratë e taksapaguesve për të paguar reklamën që më pas të sulmohet kompania. Konkurrenca midis dy palëve është shumë e egër dhe kjo është e vërtetë, në treg palët do rivalizojnë fort. Por kur shteti hyn në mes, kur një institucion i pavarur hyn dhe keqpërdor pushtetin dhe ligjin për përfitime personale ose jo, por duke u përdorur si kamzhik, kjo duket të jetë shumë dhe më shumë se sa kriminale.

Bujar Leskaj botoi reklamat në gazetë, nga gazeta doli kamzhiku dhe u sulmua një kompani private në një moment kur palët kanë një konkurrencë. Tashmë duket qartë, KLSH-ja nuk ka bërë gjë tjetër përveç se është përdorur për të ndërhyrë dhe për të prishur rregullat e tregut, për të bërë një pazar krejtësisht klientelist, korruptiv dhe personal. E nuk janë të pakta rastet, por janë me dhjetëra, që flasin për kontrolle dhe dosje kontrolli të mbyllura, apo dosje të pavlera që çohen në Prokurori për të bërë më shumë zhurmë se asgjë.

Pra, asgjë ka bërë Bujar Leskaj, çon dosje të cilat mbyllen. Ai pretendon dhe KLSH-ja se po invesigojnë dhe ka zbuluar korrupsionin e madh, në fakt është një vrimë në ujë, nuk kanë zbuluar asgjë. Dosjet mbyllen, ndoshta edhe për faj të Prokurorisë, por me shumë gjasa për faj të pazareve të KLSH-së sepse përdor dy standarte në punën e saj. Ka raste, janë me dhjetëra, kur raportohen afera korruptive të thella, skandale nëpër institucione, lokale, të cilat mbyllen në heshtje dhe dikush çohet në polici apo në hetim dhe bën zhurmë për hiçgjë dhe nga ana tjetër KLSH-ja na del dhe na hyn tani edhe në konkurencën midis bizneseve, duke krijuar favore ndaj një grupi të caktuar interesi.

E pra kjo është një pjesë e KLSH-s, institucionit të pavarur sot që ne flasim, por edhe në ditët në vijim do të sjellim fakte dhe prova, mbi shumë kontrolle dhe audite të bëra nga KLSH-ja, që flasin se si në mënyrë korruptive mbyllen dosjet hetimore, pra kontrollet kalohen nga aferat korruptive në çështje të lehta dhe mbyllen me disa këshillime. Ndërsa nga ana tjetër, atje ku ska asnjë gjë çohen në Prokurori, e pse ky standard i dyfishtë. Ashtu si në rastin e mësipërm, kamzhiku, kamzhiku, në këtë rast kamzhiku është paraja, kush jep para i mbyllet dosja, kush nuk sjell i shkon dosja në Prokurori.

Në qoftë se ka një institucion që duhet hetuar dhe duhet kontrolluar në Shqipëri, sot ndoshta është KLSH-ja, e cila me rastin e fundit është përballë një fakti, është kapur në flagrance, duke ndërhyrë në treg dhe duke ndërhyrë midis bizneseve dhe konkurrencës së tyre në mënyrë korruptive dhe duke krijuar një aferë të pastër klienteliste për qëllime përfitimi personale ose jo të një individi, por të një grupi të padiskutueshëm interesi.

Gjithsesi, ne në ditët në vijim do të sjellim të tjerë detaje, jo vetëm për rastin konkret që është një rast tepër flagrant, por edhe për ato raste kur një dosje hapet dhe një tjetër mbyllet, kuptohet gjithmonë pas pagesave që bëhen nëpër zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili sot drejtohet nga Bujar Leskaj, ish-ministër i Berishës, tashmë kreu i KLSH-së./CityNews

Next Post
FOTOT e katastrofës nga zjarri në Mallakastër, deputeti i PS: Jemi pranë banorëve, dëmshpërblim sipas ligjit

FOTOT e katastrofës nga zjarri në Mallakastër, deputeti i PS: Jemi pranë banorëve, dëmshpërblim sipas ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In