• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLSH, raporti tronditës: Shërbimi sekret ndodhet jashtë çdo kontrolli financiar

by Java News
31/01/2017 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shërbimet sekrete në Shqipëri janë ashtë çdo kontrolli, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka kapacitet dhe ekspertizën e duhur për auditimin e veprimtarisë financiare të tyre. Alarmi është dhënë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në raportin e tij mbi buxhetimin, prokurimet, auditimin e performancës dhe integritetin në sektorin e sigurisë në Shqipëri.

Raporti i prezantuar dje në Tiranë konstaton se institucionet e sigurisë dhe sidomos Shërbimi Informativ Shtetëror, i kanë shpëtuar radarit të KLSH. “A do të thotë kjo se sektori i sigurisë ka përforcuar në një mënyrë që e ka lejuar atë të mbajë një profil të ulët dhe rrjedhimisht t’i shpëtojë radarit të KLSH? Nuk ka shumë të ngjarë. Megjithëse nuk ka një shpjegim të qartë dhe zyrtar rreth kësaj, gjithsesi, KLSH ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se rritja e sasisë dhe cilësisë së auditimeve të performancës përbën një prej përparësive kyçe të institucionit. Për më tepër, auditimet e KLSH, duke përfshirë ato të performancës hasin shpesh shumë pengesa dhe sfida të një natyre të brendshme dhe të jashtme”, thuhet në raport.

Dobësitë e KLSH
Në raport janë renditur disa dobësi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilat kanë çuar në dështimin apo në kontrollin e sipërfaqësor të veprimtarisë financiare të institucioneve me natyrë sekrete. “Kapacitete të pamjaftueshme njerëzore dhe logjistike. Kontrollet cilësore të dosjeve të audituara kanë shfaqur vazhdimisht një mungesë ekspertize nga ana e audituesve në tema të posaçme të audituara (p.sh. ofrimi i sigurisë), si dhe një mungesë kapacitetesh për të trajtuar sasinë e madhe të të dhënave elektronike. Audituesit janë shpesh të mbingarkuar me punë dhe kjo sjell vonesa, konfuzion, cilësi të dobët auditimesh, mungesë efikasiteti dhe gjasa më të shumta për gabime të kryera nga ana e audituesve. Planifikimi dhe caktimi i papërshtatshëm i audituesve përbën një tjetër problem.

Për këto arsye, nevojitet që auditimet të kryhen mbi bazë të një analize risku”, thuhet në raport. Po ashtu, përmendet si dobësi edhe numri i kufizuar i auditimeve, të kryera zakonisht në fund të vitit. “KLSH e konsideron këtë gjithashtu si një dobësi dhe ka theksuar më tej nevojën për të rritur numrin e auditimeve që duhen kryer në mënyrë të vazhduar. Mungesa ose mbledhja e dobët e të dhëna përpara auditimit të institucioneve, si dhe mungesa e një analize të zgjeruar dhe thelluar të provave të mbledhura, një situatë e cila nuk lejon pasjen e një tabloje të plotë të problematikës. Përgjithësisht, auditimi është reargues më tepër se sa proaktive”, thuhet në raport.

Pengesa të jashtme
Në raport thuhet se sasia dhe cilësia e dobët e informacionit të ofruar ndaj audituesve të KLSH ka ndikuar në kontrollin e dobët të institucioneve të sigurisë. “Në disa raste, informacioni i ofruar paraqitet evaziv dhe i shtrembëruar. “Rreziqe të perceptimit të KLSH si represiv, arbitrar dhe abuziv në përzgjedhjen e institucioneve që i nënshtrohen auditimit dhe sanksioneve/ rekomandimeve të lëshuara. Shumica e zyrtarëve të administratës publike, të të gjitha niveleve, nuk janë ende të njohur me rolin e KLSH, sidomos me auditimet e performancës të kryera prej tij. Niveli shqetësues i ulët i zbatimit të sanksioneve dhe rekomandimeve të KLSH-së. Shkarkimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve publikë të rangut të lartë janë ndër masat e KLSH më të pazbatuara në praktikë, duke treguar kështu një kulturë të shqetësuese të mosndëshkimit”, vijon dokumenti.

Deputetët pa njohuri për shërbimet e sigurisë
Raporti konstaton se në përgjithësi, parlamentarët shfaqin njohuri të kufizuar rreth çështjeve të sigurisë dhe shkallë të dobët analize të buxheteve. “Përveç mungesës së debateve të thelluara, ata zakonisht mbështeten në informacionin dhe analizë të ofruar nga ekzekutivi apo ushtria dhe nuk shfrytëzojnë ekspertizë të pavarur apo të jashtme.

Për të trajtuar këtë mungesë të shqyrtimeve analitike nga ana e parlamentarëve, është rekomanduar krijimi i një zyre të paanshme për buxhetin”, thuhet në raport. Sipas raportit, kompetencat amenduese të parlamentarëve gjatë fazës së miratimit të buxhetit nuk janë parashikuar në mënyrë eksplicite në Rregulloren e Kuvendit, dhe kjo herë pas here ka provokuar mosmarrëveshje nëse deputetët kanë të drejtë thjeshtë që të ‘japin mendime’ apo edhe të propozojnë ndryshime.

“Edhe pse procesi i dëgjesave është i mirë rregulluar dhe organizuar, cilësia e debatit lë hapësirë për përmirësime. Shpesh herë debati është i polarizuar ku deputetët e pakicës hedhin akuza ndaj qeverisë nga njëra anë, dhe deputetët e mazhorancës, nga ana tjetër, shprehin mbështetje të palëkundur për projekt-buxhetin e paraqitur nga ekzekutivi”, vijon raporti.

ma.me
Next Post
Po me dashnoret ç’kanë?

Po me dashnoret ç’kanë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 41-vjeçari

June 23, 2026
Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

June 23, 2026
“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

June 23, 2026
Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

June 23, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident rrugor në Fier–Vlorë, përplasen dy makina, plagosen tre persona

June 23, 2026
Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

June 23, 2026
E rëndë në Shkodër, hapet zjarr ndaj Policisë gjatë kontrolleve për kanabis, ndërhyn RENEA dhe FNSH

Operacion masiv në Krujë, qindra efektivë në terren, asgjësohen bimë narkotike

June 23, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

June 23, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

June 23, 2026
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Gogu: Reforma në drejtësi duhet të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët. Ja tre prioritetet

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In