• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi – inspektorëve: Në fshat informaliteti më i madh, ndryshoni situatën ose ikni

by
25/09/2015 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta kundër informalitetit dhe shëndoshja e skemës së sigurimeve shoqërore kanë qenë temat e takimit që ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zhvilloi sot me drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe inspektorët e bujkut nga i gjithë vendi. Në fjalën e tij, ministri Klosi evidentoi faktin se informaliteti më i madh në tregun e punës është në fshat. Ndaj, ka bërë të ditur ai, fushata e luftës kundër informalitetit që ka filluar qeveria duhet të shtrihet edhe në këtë drejtim, për të bërë të mundur që të shtohet numri i të siguruarve, por edhe të rriten të ardhurat në skemën e sigurimeve shoqërore. “Shtimi i numrit të të siguruarve dhe i sasisë së kontributeve të derdhura duhet të jetë deviza dhe synimi ynë parësor. Në Shqipëri ka një informalitet shumë të lartë në punë dhe këtë nuk e gjejmë në statistikat e Inspektoratit të Punës, por në statistikat e INSTAT-it dhe të organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një ndër arsyet kryesore është fakti se statistikisht, informaliteti në punë më i lartë është ai në bujqësi”, – tha ministri Klosi.

 Për këtë situatë ai ka theksuar se një përgjegjësi të madhe kanë inspektorët e bujkut, të cilët duhet të merren drejtpërdrejt me futjen e të vetëpunësuarve apo të vetëdeklaruarve në skemë. Sipas tij, realizimet në këtë drejtim për vitin 2015 kanë një rënie krahasuar me një vit më parë. “Në fillim të vitit 2015, pothuajse në të gjithë punën e inspektorëve të sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi ka pasur një frenim të punës duke iu kënaqur rezultateve dhe realizimeve të vitit 2014. Pagesat e ditëve të fundit të vitit 2014 dhe të kaluara si të ardhura për muajin janar viti 2015 krijuan vetëkënaqësi, duke filluar nga inspektorët e Sigurimit të të Vetëpunësuarve në Bujqësi, te koordinatorët, kryetarët e degëve dhe deri te drejtorët e rajoneve”, – theksoi Klosi.

Nisur nga ky fakt, ministri Klosi ka deklaruar se duhet të ketë një kërkesë llogarie më të lartë, duke përfshirë edhe largimin nga puna të inspektorëve të cilët nuk e kanë realizuar detyrën e tyre. Gjithashtu, për të ndryshuar situatën dhe për të rritur numrin e individëve të siguruar në fshat, ministri ka kërkuar marrjen e një sërë masash të menjëhershme, duke filluar që nga rritja e bashkëpunimit të MMSR-së, ISSH-së dhe të DRSSH-së me institucionet e tjera si: Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Shtetit për Çështjet Vendore. Në kuadër edhe të zbatimit të reformës territoriale dhe organizimit të ri që lindi prej saj, ministri ka kërkuar që drejtorët e drejtorive rajonale të Sigurimeve Shoqërore të informojnë kryetarët e bashkive për skemën e sigurimeve shoqërore në zonat rurale, me qëllim rritjen e bashkëpunimit për sigurimin e të gjithë fermerëve të zonës që mbulojnë bashkitë përkatëse.

Next Post

Veliaj: Çerdhja e re, dhurata më e bukur që mund t’i bëjmë të vegjëlve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In