• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KKT miratoi lejen për Teatrin e Ri, reagon Partia Demokratike: Po ushtrohet presion!

by
29/06/2021 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pasi KKT miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri, ka reaguar Partia Demokratike me anë të një postimi në Facebook, ku ka shkruar se dënon këtë vendimin.

Deputetja e zgjedhur e PD, Vokshi thotë se vendimi i sotëm është presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Për deputeten, akti i sotëm arbitrat dëshmon se masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Ndërkohë ajo garanton se deri në fund të betejës PD do të jetë në krah të qytetarëve shqiptarë për të rikthyer legjitimitetin e demokracinë në vend.

Postimi i plotë:

Në fillim thanë se teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para. Mashtruan!
Sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik, pa kulla. Mashtrojnë!

Pasi shembën barbarisht dhe në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës dhe po ushtrojnë presion mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur  fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri.

Veliaj thotë 0 Kulla, por nxitimi për të filluar punimet zbulon qartë që interesi i regjimit Rama-Doshi nuk është arti, as kultura, as Teatri, por vetëm fitimet marramendëse nga projekti korruptiv i kullave që do të shërbejnë si lavatriçe e parave të pista të krimit e korrupsionit.

Vendimi i sotëm është një tjetër akt i arbitraritetit, dhunimit të ligjit,  gjykatave dhe interesit publik, që dëshmon se masakra zgjedhore e 25 Prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

PD do të jetë deri në fund në krah të betejës së Aleancës për Teatrin dhe qytetarëve shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

/b.h

Next Post
U denoncua nga Çuçi, bëmat e gjyqtarit Piro Sota: Liroi 3 vrasës në Ballsh, anëtarin e bandës së Durrësit, Ermal Hoxhën dhe mikun e Mediut

U denoncua nga Çuçi, bëmat e gjyqtarit Piro Sota: Liroi 3 vrasës në Ballsh, anëtarin e bandës së Durrësit, Ermal Hoxhën dhe mikun e Mediut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kapja nga amerikanët i shpëtoi jetën Maduros, ja pse rasti i tij ndryshon nga Kina e Rusia

January 6, 2026
VIDEO / Duke shtyrë makinat e përmbytura, efektivët heronj në terren

VIDEO / Duke shtyrë makinat e përmbytura, efektivët heronj në terren

January 6, 2026
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shkakton kaos në Europë

Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shkakton kaos në Europë

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In