• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kjo ishte historia e ukrainasit që akuzohet për vjedhje: Erdhi në Shqipëri me djalin pas vdekjes së të shoqes

by Java News
13/08/2017 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai quhet Oleg Koval, 43 vjeç. Erdhi në Sarandë në gusht, bashkë me djalin e tij 11 vjeçar dhe një grup ukrainasish të tjerë. Gruaja e tij sapo ishte ndarë në mënyrë të papritur nga jeta dhe Koval donte të qetësonte djalin, në një vend të panjohur. Pushimet shkuan mirë dhe këtë e tregojnë fotot e të dyve, babë e bir. Ai i shkëputej herë pas herë grupit për ta shëtitur djalin edhe në qytete të tjera, madje edhe në Korfuz, ku nuk e hoqi nga koka kapelen me shqiponjë shqiptare.

Të dy po largoheshin me përshtypjet më të mira deri atë ditë, kur ndodhi ngjarja. Burimet tregojnë për dritare.net se në datë 10 gusht ata dolën në plazh për herë të fundit. Në një plazh afër hotelit, ku rrinin, në Sarandë. U lanë për herë të fundit dhe i hipën autobuzit të agjencisë, që i çoi në çarter, në Rinas. Kaluan kontrollin e pasaportave dhe kur ishin gati për t’u nisur, një urdhër që ndaloi çarterin, solli policinë që i vuri prangat, për akuzë vjedhjeje.

Për të birin e traumatizuar nga skena, Koval firmosi një letër që të nisej, për Kiev, ndërsa vetë u shoqërua nga policët shqiptarë, në Sarandë, ku edhe mbahet aktualisht në paraburgim. Akuza që rëndon mbi të është vjedhje e 8300 eurove në datë 10 në plazh.

Prova që kanë se ai është vjedhesi, është momenti , kur ai i xhiruar nga një kamerë nga lart, duket i përkulur në tokë afër çadrës, ku ka qëndruar akuzuesi, një shtetas shqiptar, i cili kishte shkuar në plazh me 8300 euro dhe i kishte lënë në çadër, ndërsa lahej në det.

Ndërkohë sipas burimeve të dritare. net në polici, turistit ukrainas, ditën që ndodhi vjedhja, që ishte dhe dita kur e kapën, i gjetën në xhep, pas kontrollit të tij dhe djalit, vetëm 1600 euro. Të hënën pritet të vijë avokati i tij nga Ukranina në Sarandë, për të sqaruar çështjen, ndërkaq Kovak, vazhdon të mbetet në burg, i dyshuar për vjedhje. Dritare.net

Next Post
E gjetën të mbytur në lum, nëna nga Shkodra: Djalin ma kanë vrarë

E gjetën të mbytur në lum, nëna nga Shkodra: Djalin ma kanë vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com