• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kjo foto sa njëmijë fjalë, “shqiptari dhe tradhëtari”…!

by Java News
24/10/2015 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PAOK-Borusia e Dortmundit, e luajtur më 1 tetor për fazën e grupeve të Ligës së Europës, që përfundoi 1-1. Në të dyja skuadrat kishte nga një shqiptar. Njëri ishte 24-karatësh, që përfaqëson ngjyrat kuqezi, Ergys Kaçe, ndërsa tjetri me “atdhe” të konvertuar, Adnan Januzaj, që preferoi të veshë fanellën e kombëtares belge. Të dyja skuadrat janë në të njëjtin grup, C, të Ligës së Europës, ndërkohë që do të takohen dy herë me njëra-tjetrën. Herën e parë u ballafaquan në Selanik, me barazimin 1-1, ndërsa kthimi në Dortmund.

490868968

Një foto po bën xhiron në rrjetet sociale, e fokusuar nga një moment dyluftimi mes dy shqiptarëve në mesfushë. Ergys Kaçe dhe Adnan Januzaj janë në foto, ndërkohë që tifozët e kombëtares, me faqe të ndryshme në internet, kanë shtuar diçiturën “shqiptari me tradhëtarin”. Në fakt, ergys Kaçe e ka lënë Korçën për Selanikun pa i mbushur ende 4 vjeç. Ergys Kaçe (lindur më 8 korrik 1993) është një futbollist shqiptar, i cili luan aktualisht me PAOK-un në Superligën Greke dhe me kombëtaren shqiptare. Ai është përshkruar nga media si një “mefushori mbrojtës klasik dhe i shkathët”.

Kaçe ka lindur në Korçë të Shqipërisë, por familja e tij lëvizi në Greqi kur ai ishte vetëm tre vjeç. Ai filloi karrierën e tij të rinisë te “Achilleas Triandrias”, ku më pas u transferua te akademia e PAOK-ut në vitin 2005, dhe firmosi kontratën e tij të parë profesioniste në dhjetor 2010. Më 4 shtator 2013, Kaçe ishte përfshirë në një “skandal politik” sipas grekëve, pasi shpërndau një foto të vetën, i veshur me një bluzë me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo gjë solli shpërthimin e mediave në Greqi dhe Kaçe u kritikua për xhestin e tij.

paok-and-burssia-durtmond-50332

Kaçe deklaroi se ai nuk e dinte domethënien e simbolit, pasi e kishte lënë Shqipërinë që në moshën trevjeçare, por u gjobit nga klubi. UEFA tha: “Mos u merrni me një lojtar, kur kjo nuk është në kompetencën tuaj”, ndërsa trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi i foli presidentit të PAOK-ut, Zisis Vryzas, duke i thënë që “ta lini lojtarin në paqe dhe të mos fajsohej kot”. Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, i cili gjithashtu i erdhi në mbrojtje Kaçes, tha: “Kaçe është viktimë e nacionalizmit racist”, ndërkohë që trajneri i skuadrës, Huub Stevens, akuzoi klubin duke thënë: “Ju jeni duke e ekzagjeruar me atë lojtar”.

Kaçe kishte pranuar thirrjen e bërë nga De Biazi, trajneri i kombëtares shqiptare, për t’iu bashkuar skuadrës për ndeshjen e kualifikueseve të Kupës së Botës 2014 kundër Norvegjisë, më 7 qershor 2013, në Tiranë. Më 14 gusht 2013, Kaçe shënoi golin e parë me kombëtaren në fitoren 2–0 kundër Armenisë në një ndeshje miqësore që u luajt në stadiumin Qemal Stafa. Më 13 qershor 2015, Kaçe realizoi një eurogol nga goditja e dënimit në miqësoren ndaj Francës, në “Elbasan Arena”, duke u dhënë kuqezinjve triumfin e parë në histori ndaj “gjelave”.

kace-uck-t-shirt

Adnan Januzaj ka lindur në Bruksel të Belgjikës, ku familja e tij shqiptaro-kosovare emigroi në vitin 1992, kështu që babai i tij Abedin mundi t’i shpëtonte rekrutimit të ushtrisë jugosllave. Babai i tij ishte më i madhi i gjashtë fëmijëve të famijes nga Istogu, Kosovë. Familja e mamasë së Januzajt u dëbuan për në Turqi nga autoritetet jugosllave në bazë të një plani për të shtypur nacionalizmin shqiptar. Që nga Pavarësia e Kosovës, e shpallur në vitin 2008, Januzaj ka vizituar rregullisht familjen e tij të zgjeruar në Kosovë gjatë verës. Adnan Januzaj e filloi karrerën e tij profesioniste në vitin 2005, kur u transferua nga FC Brussels tek Anderlecht.

Drejtuesit e Anderlecht e konsideruan si një nga talentat më të mëdhenj. Talenti i Januzaj ra në sytë e drejtuesve të akademisë së Manchester United, të cilët bënë gjithashtu një ofertë për talentin shqiptar. Adnan Januzaj u transferua tek Manchester United në vitin 2011, pasi Alex Ferguson e dëshironte me çdo kusht në skuadër. Manchester United, falë këmbënguljes së Alex Ferguson, pagoi 300.000 € për të marrë talentin Januzaj. Kjo ishte hera e parë që Manchester United pagoi 300.000 € për një talent 16 vjeçar. Tani është i huazuar te Borusia e Dortmundit, ndërkohë që te kombëtarja belge ka gjetur pak hapësira, për shkak të konkurrencës së madhe në grupin e Marc Vilmots. (Telesport)

Next Post

Humbja e Grida Dumës, PD shkrin degën e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com