• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

by A R
10/09/2026 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Durrës, familja Shala kërkon drejtësi për 28-vjeçarin Andi Shala, i cili humbi jetën më 12 maj 2026, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me një automjet.

Nëna e tij, Valbona Shala, mes dhimbjes, kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Familja ngre pikëpyetje edhe për masën e sigurisë ndaj drejtuesit 19-vjeçar të automjetit, i cili fillimisht u arrestua, por më pas kaloi në arrest shtëpie.

Ekspertiza e parë ka përcaktuar se motori drejtohej pa ndriçim dhe dokumentacion, ndërsa automjeti dyshohet se lëvizte me 77 km/h, kundrejt rreth 40 km/h të motorit. Por Prokuroria ka kërkuar riekspertim, si dhe informacion nga ARRSH për kufizimin e shpejtësisë dhe sinjalistikën në segmentin rrugor. Një tjetër pikë shqetësuese është dokumentimi i vendngjarjes.

Qytetarja: Folëm me OPGJ-në e prokurorisë dhe nuk janë marrë kamerat. Është thënë që s’ka kamera. Në të vërtetë ka kamera ajo zonë.

Oficeri i policisë: Ku ishin kamerat? Te vendi i aksidentit?

Qytetari: Mu te vendi i aksidentit.

Oficeri i policisë: Kamera që duket aksidenti, apo te lokali?

Qytetari: Kamera që duket aksidenti.

Oficeri i policisë: Kamera aty nuk janë konstatuar. Te vendi ku ka ndodhur aksidenti, edhe shtëpitë nuk ishin afër.

Qytetari: Po mirë, aty ku ka ndodhur aksidenti, ke kamerat 10-15 metra.

Oficeri i policisë: Kamerë që kap aksidentin, nuk ka pasur.

Qytetarja: Ne pamë edhe këtë të ekspertizës, fenerët që kanë qenë te pema, aty nuk është dhënë si provë.

Oficeri i policisë: Fenerët? Atëherë, vendngjarja fotografohet dhe tabela fotografike i shkon ekspertit autoteknik, që bën aktin e ekspertimit.

Qytetari: Pse nuk kanë ardhur ekspertët aty?

Qytetarja: Ekspertët nuk kanë ardhur në vendngjarje.

Oficeri i policisë: Eksperti autoteknik i merr dokumentet, ç’a kemi bërë ne, fotografitë, këqyrje në vendngjarje, deklarime e ç’a ka tjetër, dhe shprehet siç ka, është inxhinier.

Qytetarja: Po pra, aty nuk është shënuar që kanë qenë fenerët te pema.

Oficeri i policisë: Çdo pjesë e rrugës është fotografuar.

Qytetari: Ai çuni i ka rënë pemës. E ka kthyer pema atë.

Oficeri i policisë: Është fotografuar gjithë vendi i ngjarjes.

Sipas materialit, një foto e fenerit të automjetit, e cila mund të ndikonte në përcaktimin e dinamikës së aksidentit, nuk është dorëzuar te ekspertët. Gjithashtu, fillimisht është pretenduar se në zonë nuk kishte kamera, ndërsa familja dhe “Stop” identifikojnë kamera të banesave pranë vendit të aksidentit.

Një prej pronarëve të këtyre objekteve thotë se pamjet nuk i janë kërkuar. Familja kërkon që rrethanat e aksidentit të hetohen tërësisht, për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të shmangur çdo dyshim mbi mënyrën se si është hetuar ngjarja.

Next Post
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In