• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Kjo është shtëpia e popullit’/ Kongresi i SHBA rifillon seancën, Pence: Dënojmë në mënyrën më të ashpër atë që ndodhi

by Java News
07/01/2021 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kongresi amerikan rifilloi seancën për konfirmimin së rezultateve të Kolegjit Elektoral për fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, pas dhunës së pashembullt në Kapitol.

Pas disa fjalimeve të anëtarëve të tij, Senati amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një lëvizje nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezulateve të zgjedhjeve presidenciale për shtetin e Arizonës që i dha fitoren demokratit Joe Biden.

Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.

“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot”, tha nënpresidenti Mike Pence.

Ai tha se ata që sulmuan, nuk fituan.

“Dhuna nuk fiton kurrë. Liria fiton, dhe kjo është ende shtëpia e popullit. Ndërsa rimblidhemi në këtë dhomë, bota do të jetë përsëri dëshmitare e rezistencës dhe forcës së demokracisë sonë”, tha zoti Pence.

Kreu i Republikanëve në Senat Mitch McConnell tha se “ne do të kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës për kombin tonë.”

Ai shtoi se kjo detyrë do të bëhej sot (të mërkurën).

“Këtë pasdite, Kongresi filloi procesin e nderimit të vullnetit të popullit Amerikan dhe numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor. Ne e kemi përmbushur këtë detyrë solemne çdo katër vjet për më shumë se dy shekuj”, tha ai.

Por ndërsa disa republikanë janë tërhequr nga kundërshtimet e tyre ndaj rezultateve në disa shtete, përfshirë Senatoren Kelly Loeffler që humbi në zgjedhjet e Xhorxhias, të tjetë si Josh Hawley, vazhduan të shprehin kundërshtime.

Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer e vuri përgjegjësinë mbi presidentin Trump.

“Kjo do të jetë një njollë në vendin tone, jo aq lehtë për t’u zhdukur. Trashëgimia e fundit, e tmerrshme, e pashlyeshme, e pashlyeshme e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara”, tha ai. /VOA

g.kosovari

Next Post
Pas protestave të dhunshme/ “Twitter” dhe “Facebook” pezullojnë llogarinë e Donald Trump

Pas protestave të dhunshme/ “Twitter” dhe “Facebook” pezullojnë llogarinë e Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com