Trupi i një të moshuare u gjet sot (12 tetor) i pajetë.
Burime policore thanë se gjendën të pajetë një 82-vjeçare në Bilisht, që sipas të dhënave paraprake, është gjetur e mbytur në një rezervuar në afërsi të qytetit.
82-vjeçarja ka shfaqur prej disa kohësh probleme me sklerozën ndërsa mësohet se ka qenë e rënduar edhe psikologjikisht pas vdekjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj.
Mësohet se e moshuara jetonte me djalin tjetër, dhe ka qenë ai që e ka gjetur në rezervuar të pajetë.

