• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kishim kundër qeverinë, pseudo-opozitën, mafian e Sorosit…”/ Berisha në Lezhë: Dështuan përpjekjet e Guvernatores për…!

by Java News
15/05/2022 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha në vazhdim të fushatës së tij për garën e kreut të PD u ndal në Lezhë. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se ndonëse në vitet 90 rrëzuan komunizmin, që nga shtatori i 2021 dhe deri tani i kanë rikthyer vendit opozitën e vërtetë.

Sipas Berishës, të shumta ishin përpjekjet për ta censuruar lëvizjen që ai nisi, por të gjithë dështuan.

“Së pari dëshiroj me mirënjohjen më të thellë, nderim më të madh t’ju përshëndes ju dhe banorët e këtij qarku që ju si misionarë të vërtetë dhatë gjatë këtij harku kohor disa mujor në rithemelimin e Partisë Demokratike, në të vërtetë në rithemelimin e pluralizmit shqiptar.

Shpreh këtu bindjen time këtu se ju jeni në një mision fisnik, ndoshta edhe më të madhin e jetës tuaj.

Në vitin 90 ne e përmbysëm komunizmin, ai ishte një mision historik, por ishte edhe një destinacion. Kurse në gjysmën e dytë të 2021 dhe deri sot ne i rikthyem vendit në një rrugë të vështirë, falë përkushtimit tuaj, i rikthyem vendit opozitën e vërtetë dhe pluralizmin. Rikthyem ashtu si duhet të jetë, i rikthyem Partinë Demokratike. Në këtë rrugë ne kishim vështirësi të jashtëzakonshme dhe forca e vetme që kishim ishte forca e idealeve tona

Ne kishim kundër një qeveri që nuk ka ligj as moral, sepse në një vend demokratik nuk mendon kurrë të marrë peng opozitën. Ne kishim kundër një pseudopozitë, që shërbehej nga qeveria. Fatkeqësisht ne kishim kundër dhe ndofta mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Xhorxh Sorosit.

Në këtë sistem që mbeti pa opozitë të vërtetë në një mënyrë ose tjetër, jo vetëm institucionet shtetërore por edhe nga ato private silleshin me ju sikur të ishin ndërmarrje shtetërore. Ju kërkonin që të mos ndiqnit këtë lëvizje, por këto përpjekje dështuan. Dështoi censura që u vendos ndaj veprimtarisë sonë, dështoi propaganda për të dekurajuar përpjekjen tonë.

Dështuan sulmet e egra të qeverisë ndaj kësaj lëvizje, dështuan deklaratat e përsëritura edhe të guvernatores, e cila jashtë çdo lloj parimi marrëveshje ndërkombëtare dhe ndërkombëtare, në cdo hap do të bënte një deklaratë për të dekurajuar ju. Në të gjitha këto kushte ne arritëm në një beteje etike dhe jetike kundër autokracisë e cila kërkonte të mos kishte opozitë Shqipëria, kërkonte ta kishte si freskore”, tha Berisha./m.j

Next Post
Cili është tërmeti më i thellë që është regjistruar ndonjëherë?

Tërmeti "shkund" Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra. Nuk raportohen dëme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

March 1, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

March 1, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In