• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kisha katolike në SHBA po mbyll shumë famulli

by Java News
13/10/2018 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha Katolike është duke mbyllur famullitë në pjesën qëndrore dhe verilindore të Shteteve të Bashkuara për shkak të rënies së numrit të besimtarëve. Ndryshimet demografike dhe në përgjithësi prirja drejt laicizmit janë shkaqet e mbylljes, por rastet e abuzimit seksual në kishë gjithashtu e kanë përkeqësuar gjendjen. Zëri i Amerikës njofton nga shteti i Ajovës, ku disa anëtarë të kishës janë duke vënë në pikëpyetje arsyet e qëndrimit në kishën katolike.

 

Pas më shumë se një shekulli në shërbim të këtij komuniteti katolik të Mallardit në Ajovën veri-perëndimore, Kisha Shën Maria, dikur një nga më kryesoret e qytetit mbylli dyert e saj për herë të fundit gjatë kësaj vere.“Nuk e prisnim këtë, nuk e kuptuam se si ndodhi dhe çfarë roli pati në jetën e njerëzve derisa u mbyll. Tani kur shohim njerëzit e kishës, gjëja e parë që u themi është ‘nuk të kam parë prej muajsh’”, thotë Bernie Kenyon, Ish anëtar i Kishës Shën Maria.

Kisha Shën Maria është mes dhjetra kishave katolike anembanë Shteteve të Bashkuara që janë mbyllur ose janë konsoliduar duke detyruar shumë besimtarë katolikë si Bernie Kenyon të kërkojnë kisha të reja.”Pra, ne jemi ende duke u përpjekur ta gjejmë veten, disa nga anëtarët e famullisë po përpiqen të gjejnë kisha të tjera, një vend tjetër ku mund të mblidhen, sepse kjo famulli ka qenë shtëpia jonë e adhurimit”, thotë zoti Kenyon.

Por, ndërsa fermat e vogla po i hapin rrugën e fermave më të mëdha, shumë punonjës të rinj po largohen nga këto zona, duke lënë bosh kishat.Por, rënia e numrit të anëtarëve kishave nuk është vetëm një problem rural.

Edhe qytetet e mëdha kanë të njëjtin problem. Ndërsa, katolicizmi është ende një nga fetë më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, vetëm rreth 40 për qind thonë se shkojnë rregullisht në kishë.At Brent Lingle, i cili mbikëqyr mbylljet e disa kishave, thotë se ka shumë arsye për rënien e numrit të anëtarëve të kishës.

“Si shoqëri në tërësi, gjatë këtyre dekadave të fundit, ne jemi bërë shumë më laikë. Roli i besimit dhe roli i kishës nuk është aq i rëndësishëm në jetën e familjeve siç ishte dikur”.

Por, të tjerë thonë se ndryshimi i qëndrimit të kishës ndaj abortit, divorcit, martesave të homoseksualëve dhe, kohët e fundit, ndaj rasteve në rritje të abuzimit seksual kanë ngritur pikëpyetje për shumë katolikë.”Nuk kam marrë një mesazh të qartë nga njerëzit me të cilët flasë dhe takojë çdo ditë se ata janë të gatshëm të largohen nga kisha, por për herë të parë në një kohë të gjatë, ata janë të zemëruar dhe duan përgjigje”, thotë At Brent Lingle, Drejtor i Planifikimit, Dioqeza e qytetit të Sioksit.

Njoftimet e reja eksplozive rreth abuzimit nga klerikët në Pensilvani kanë bërë që shumë katolikë të ngrejnë dyshime ndaj besimit të tyre. Disa prej tyre kanë ndryshuar besimin, kurse të tjerët kanë hequr nga feja. Ashtu si shumë vizitorë të kishës, Bernie Kenyon thotë se edhe ajo dëshiron një përgjigje.

“Në kishën tonë, në familjen tonë, në rrethin tonë, ne nuk po dorëzohemi”, thotë At Lingle.Shumë shpejt mund të mësohet ndikimi i plotë i skandaleve më të fundit tek numri i besimtarëve që shkojnë në kishë.

Por për herë të parë, disa katolikë po luftojnë kundër traditave shekullore. Shumë prej tyre mendojnë se ka ardhur koha që besimet shekullore të vihen në dyshim, të tjerët pyesin veten nëse Kisha është ende e rëndësishme në botën në ndryshim, ku ata jetojnë, përgatiti ”VoA”.  (b.an)

Next Post
Veliu-Henzler: Bashkëpunim me Gjermaninë në luftën kundër paligjshmërisë

Veliu-Henzler: Bashkëpunim me Gjermaninë në luftën kundër paligjshmërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In