• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kisha e sovranistëve dhe ‘palo shteti’ me buton atomik në xhep

by Skënder Minxhozi
18/01/2022 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Herën e parë u tha se me deklaratat dhe sjelljen e tij në fushatë, i prishi opozitës zgjedhjet e 25 prillit. Tani thuhet se po i del para të keqes amerikane që po afrohet dhe se po përgatit rikthimin në partinë e tij, pas largimit nga Presidenca. Ilir Meta ka ridalë nga guacka e kreut normal të shtetit, per t’u zhytur në liturgjitë e tij të zakonshme kundër Ramës, ambasadores amerikane dhe cilitdo diplomat tjetër apo edhe shtet, që nuk përputhet me interesat dhe pozicionin e tij aktual.

Dalja hapur kundër Erdoganit në ditën kur presidenti turk dorëzonte çelësat e shtëpive të të pastrehëve të tërmetit në Laç, shënon një degëzim tjetër të konfliktit që Ilir Meta ka me një listë të gjatë personash e institucionesh brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nuk duhen, kaq është e gjithë e vërteta.

Ka qenë një ndjesi e “lashtë” e politikës shqiptare, se mes Sali Berishës dhe Ilir Metës qëndron një ‘shirit i paprerë’ kërthize, i cili daton qysh në vitet e hershme ’90. Berisha dhe Meta kanë konsumuar mes tyre shumë më tepër paqe e dashuri në distancë, sesa konflikte e sherre, duke qenë pa mëdyshje aleanca më afatgjatë e politikës shqiptare. Të gjithë janë prishur mes tyre në një moment të caktuar, e vetmja dyshe që i ka qëndruar kohërave, duke u paraqitur e bashkuar dhe koherente në momentet më delikate të këtij vendi, ka qenë ajo mes Berishës dhe Metës.

Të dy janë duke themeluar këto kohë atë që mund të quhet fare mirë “kisha e sovranistëve” në politikën shqiptare. Një lloj projekti qesharak që parashikon se vendi ynë mund të sfidojë e shpërfillë cilindo që Saliu dhe Iliri e konsiderojnë si të papërshtatshëm. E gjitha kjo, në emër të ndërtimit të një qëndrimi kryeneç medemek sovran të tipit të Orbanit në Hungari.

E kotë të thuash se krahasimi me Hungarinë dhe me Orbanin (me të cilin Berisha e Meta ndajnë edhe inatin për Xhorxh Sorosin), është grotesk dhe i pamundur. Ndërkohë që hungarezët janë anëtarë tashmë të konsoliduar të BE, ne shqiptarët jo vetëm që i ulemi anash tryezës evropiane, por jemi një demokraci e brishtë dhe e korruptuar që mund të bjerë “me një grusht demokratësh të Mamurrasit”, siç thotë Doktori sa herë që kërkon një metaforë force dhe kërcënimi. Në daljet e fundit, kreu i shtetit ka hedhur benzinë mbi deklaratat ekstreme të Berishës kundër amerikanëve. Të njëjtën gjatësi vale dhe teksti kanë pasur edhe fjalët që Meta ka adresuar ndaj të huajve në përgjithësi. Dy politikanë të vjetër që e dinë mirë se kushdo që po ja fusin kot, e që megjithatë vazhdojnë të tjerrin pezhishkën e vjetër të dumbabizmit shqiptar.

Paralelisht me maisjen  e sherrit brenda PD, që si shkak fillestar ka shpalljen non grata të Berishës nga SHBA, edhe qëndrimi i Presidentit ka ndjekur një kurbë shoqëruese të lëvizjeve të Berishës. Meta ka qenë nga shtatori, një lloj engjëlli mbrojtës i Foltores në distancë, duke inkurajuar opozicionin ndaj Bashës në PD dhe duke mos i kursyer sulmet e hapura ndaj tij. Në konfliktin e rrezikshëm të tetë janarit, Meta e zbuloi vetë se kishte shkëmbyer mesazhe me protestuesit e Berishës, në lidhje me mosprekjen e automjeteve në oborrin e PD apo edhe me sjelljen e përkrahësve të ish-kryeministrit. Se çfarë pune ka një kryetar shteti me automjetet private të nëpunësve të opozitës në parkimin e partisë, këtë veç një President i përfshirë kokë e këmbë në telenovelën e demokratëve mund ta shpjegojë.

Ilir Meta po i afrohet largimit nga posti që mban formalisht që nga vera e vitit 2017. Nuk është se do të ndryshojë ndonjë gjë kur të mos jetë më president. Nuk ka qenë i tillë, me vullnet të plotë personal, qysh nga dita kur ka bërë betimin. Do të jetë kryetar i LSI me kohë të plotë dhe me stemën e partisë në jakën e xhaketës. E vetmja gjë që i mungon aktualisht.

Kalimi i Metës në zanatin e opozitarit të qeverisë Rama 3, i jep një impuls të pamohueshëm projektit të Foltores, të mbetur në pikë të vdekur pas sulmit të dështuar “mbi Bastijë” të tetë janarit.

Mbetet shumë interesante të shihet sesi do të marrë formë konkrete bashkëpunimi Berisha-Meta gjatë verës, kur kreu aktual i shtetit të heqë kostumin presidencial dhe të ketë të gjithë lirinë e shpengimin e imagjinueshëm për t’ia thënë të gjitha ato që mendon ‘palo shtetit’ që i ka shpallur non grata aleatin e vjetër strategjik. Me pak muaj vonesë, Meta po nxiton të rreshtohet përkrah Doktorit, për t’i dhënë edhe një shtytje tjetër makinës së ngecur në baltë të revolucionit paqësor të Sali Berishës.

Next Post
Fatmir Mediu: PD nuk fiton dot vetëm më 25 prill, ka nevojë për koalicion

Shehi: Nuk ka kthim pas në PD, Basha nuk e udhëheq më bllokun opozitar, ka humbur 2-3 zgjedhje

Comments 2

  1. Rako Jaupaj… says:
    5 years ago

    Përshëndes zotni Skënder.
    Një sugjerim të “vockël” do të mund ti bëja shkrimit t’uaj brilant. Para se Meta & Birisha, me kishën e vet “sovraniste”, ti ngjajë Orbanit, kanë shembull Komandantin Enver Hoxha, që na mbylli në kuvli, nga rrethimi imperialisto-revizionist, nga frika e ruajties se bythës së tijë e Co…..
    Kaq.
    A kam të drejtë ?
    Edhe shoku Sulo Gradeci, ishte nga fshatrat e Liles së Fiqos, apo jo ?
    ………? ? ?…..

    Reply
  2. Lili says:
    5 years ago

    Nje falenderimi e respekt pa fund per inteligjencën Tuaj ne problemet madhore te shoqerohet sone.Analize perfekte.Jam pa fjale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

Vrasja e Arlinda Zekajt, mes debateve të forta, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën

October 27, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Detaje nga krimi në Shkodër: Taulant Hoti u qëllua me armë zjarri teksa po pinte kafe, pamje nga vendngjarja

October 27, 2026
Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

October 27, 2026
“Bilanc lufte” te Trauma, çdo ditë 250 persona përfundojnë të shtruar në spital! Pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

OBSH: Urgjencat të bëhen gati për rreziqet/ Prof. Zajmi: Duhen dyfishuar kapacitet, të përgatitemi për epidemitë

October 27, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

October 27, 2026
Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

October 27, 2026
Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In