Adriano Galliani po numëron ditët e fundit në klubin italian. Milani shumë shpejt pritet të bëhet me pronarë të rinj, të cilët po kërkojnë që të blejnë 100 për qind të aksioneve të klubit.
Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja ajo pritet që të përfundohet shumë shpejt. Sipas gazetës italiane ‘Tuttosport’, Silvio Berlusconi do të mbetet president nderi i klubit edhe pse roli i tij do të jetë vetëm simbolik, transmeton KosovaPress.
Por, nga klubi do të largohen Galliani dhe vajza e presidentit Barbara Berlusconi.Galliani ka qenë numri një i transferimeve të ‘Rossonerëve’ në 30 vitet e fundit. (b.an)