• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

by A R
13/02/2026 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot, 13 shkurt, Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, duke zëvendësuar në këtë funksion Dallëndyshe Bicin.

Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se “Qëndro do të marrë detyrën e drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit, një detyrë e cila në vetvete mbart sfida por gjithashtu dhe një përgjegjësi të madhe sa i përket zbatimit të ligjshmërisë dhe mbrojtjes së territorit. Afrimi vjen nga një eksperiencë e jashtëzakonshme në institucionet publike dhe ka treguar se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij di të krijojë ekip, skuadër, por edhe di të kërkojë detyrat të respektohen e zbatohen siç duhen”.

Emërimi vjen në një moment kyç për forcimin e rolit të IKMT-së në garantimin e zbatimit të ligjit në territor dhe përballimin me vendosmëri të çdo paligjshmërie në fushën e ndërtimeve dhe administrimit të hapësirës publike.

Kryeinspektori Qëndro garantoi angazhim maksimal për forcimin e kapaciteteve të institucionit, bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendore dhe qendrore, si dhe transparencë të plotë në ushtrimin e detyrës.

“Unë e shoh si vlerësim dhe besim të shtuar detyrën e re të rëndësishme që më është ngarkuar. Mendoj që kontrolli mbi territorin për parandalimin e të gjitha shkeljeve është shumë më i rëndësishëm, sesa prishja e objekteve pa leje. Puna në ekip e këtij institucioni duhet të jetë e përgjegjshme, transparente dhe në funksion të ligjit”, tha Kryeinspektori.

“IKMT ka për detyrë të zbatojë dhe monitorojë bazën e re ligjore, e cila tashmë është në fuqi prej mujit tetor të shkuar. Është detyrë e Afrim Qëndros dhe skuadrës së tij për ta çuar përpara këtë reformë dhe sigurisht për ta ngritur në një nivel tjetër gjithë punë e mirë që ky Inspektorat ka kryer deri më tani”, nënvizoi Koçiu.

Next Post
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com