• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KGJK rezolutë: Sistemi gjyqësor jo efektiv dhe mjaft i korruptuar

by A R
15/12/2015 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratave të forta të ambsadorëve tëhuaj të akredituar në Tiranë, Konferenca Gjyqësore Kombëtare ka pranuar problemet në sistemin e drejtësisë.

Niveli i lartë i korrupsionit, zvarritjet e proceseve dhe mungesa e efektivitetit renditen në një rezolutë të bërë publike vetëm një ditë pas mbeldhjes së Konferencës Kombëtare Gjyqësore.

“KGJK si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv dhe të tre Komisioneve të përhershme të K.GJ.K.. Momenti në të cilin zhvilloi punimet Konferenca, përkoi me fazën e diskutimeve mbi projekt amenadementet kushtetuese në kuadër të procesit të reformës në drejtësi.

K.GJ.K. është e vetëdijshme se gjyqësori ka mjaft probleme dhe dobësi. Me gjithë përmirësimet e viteve te fundit, shërbimi gjyqësor ende nuk është në nivelin e duhur në shume aspekte, duke mbetur në këtë mënyrë larg standardeve evropiane. Gjyqësori shqiptar nuk është plotësisht efektiv ne dhënien e drejtësisë. Ka probleme me cilësinë e vendimeve gjyqësore; kushtet e punës ende të përshtatshme; zhvillimi me vonese dhe zvarritja e proceseve gjyqësore; niveli i ulët i besimit të publikut te drejtësia; pamjaftueshmëria e burimeve financiare për të përballuar nevojat, si dhe korrupsioni i cili ende vazhdon të jetë prezent në radhët e gjyqësorit.”, citohet në deklaratë.

Sipas KGJK­së, konferenca ripërsërit qëndrimin e vet drejtuar aktorëve të përshirë në reformë, partnerëve ndërkombëtarë dhe opinionit publik.

“Dëshiron t’i sigurojë ata, se gjyqtarët do të mbështetësin me vendosmëri nismat ligjore të cilat kanë si objektiv forcimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e pavarësisë dhe përmirësimin e funksionimit të pushtetit gjyqësor, si dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit në radhët e gjyqësorit, me qëllim shndërrimin e tij në një sistem eficent, të besueshëm, transparent dhe të përgjegjshëm. Konferenca, duke besuar në njohuritë dhe aftësitë e larta profesionale të gjyqtareve të saj, shpreh vendosmërinë dhe gatishmërinë për të qenë pjesë aktive e procesit të reformës. Konferenca ka bashkëpunuar dhe dëshiron të ritheksojë angazhimin e saj, se do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha forcat dhe energjitë e veta me Komisionin Parlamentar të Reformës në Drejtësi, me qëllim që kjo reformë të përfundojë me sukses.

Me interesimin, angazhimin si dhe kontributet e saj në procesin e hartimit të reformës, ajo do vazhdoje të tregojë se është një partner i aftë, i besueshëm dhe bashkëpunues në këtë proces të rëndësishëm për gjyqësorin. Konferenca i bën apel institucioneve shtetërore si dhe strukturave të ngarkuara për reformën, se me qëllim hartimin e një kuadri kushtetues, ligjor dhe institucional funksionues, është e nevojshme që të adoptohen standardet ndërkombëtare në drejtësi si dhe të referohet në modele dhe sisteme që kanë treguar me të vërtetë se janë efektive dhe të suksesshme. Drejtimet e Reformës në drejtësi duhet të fokusohen në përcaktimin e një kornize kushtetuese dhe ligjore të thjeshtë, të qartë, solide si dhe funksionale.”, përfundon rezoluta.

Next Post

Ja përse është kaq e lehtë t’i qeverisësh e nënshtrosh shqiptarët sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In