• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja përse është kaq e lehtë t’i qeverisësh e nënshtrosh shqiptarët sot

by A R
15/12/2015 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

E para sepse ata më aktivët, që nuk durojnë dot padrejtësi, mizerje dhe të trajtohen si skllevër, kanë ikur në emigrim, ikin në emigrim, ose përgatiten të ikin në imigrim. Nga të dhënat sociologjikë, prej kohësh, në mënyrë konstante, 1 në 3 gjimnazistë ka si dëshirë parësore të iki nga vendi i tij. Si ka ndodhur në histori, më trimat dhe ata të ndërgjegjshmit eliminohen nga lufta, vriten për atdhe, tani ikin jashtë vendit.

E dyta, ikin më të rinjtë, dhe popullsia në territorin e vendit plaket, dhe të moshuarit, nisur nga pesëdhjet vjet e lart nuk kanë më këllqe për të ushtruar presion mbi pushtetin dhe krijuar pika vlimi.

E treta, sepse shumica e shqiptarëve që kemi mbetur në Shqipër jemi të izoluar nga bota, nuk kemi as libra, as filma, as forume për të mësuar demokracinë dhe për ta aplikuar atë. Na duket se ai që ka të drejtë të na drejtojë është ai që është më i forti, ai që të rrjep më shumë, ai që akumulon pasuri, sepse grabitësi i pasurigve na duket se ka edhe të drejtën të na përdhunojë edhe si qytetarë.

E katërta, sepse solidariteti i familjes shqiptare bën që kur shqiptari ka hall i drejtohet familjes dhe kjo ende e ndihmon edhe për pak kohë, se ende nuk i ka humbur vlerat e solidaritetit brezi që është në jetë. Ke sëmundje hajde në Pergamo gjejmë një doktor, nuk ke lekë për shkollën na ca lekë për ta bërë etj. Pa këto, ne do të ishim bërë si cironka të thara. Në spitalet publike shqiptare shkohet ose nga urgjenca e madhe dhe akute, ose ata që nuk shkojnë dot te privati, ata që nuk shkojnë dot jashtë, ata që nuk durojnë dot sëmundjen. Sepse po të shkojnë të gjithë atje, plas revolta në spital si në spaç.

E pesta, shërbimet shteti shqiptar ua jep me thërrime, me sforco, dhe me përbuzje vetëm një pjese të vogel gjyhnafqarësh, të cilët janë aq në pikë të hallit sa nuk kanë bukë për ditën tjetër, jo t’u shkojë mendja për dinjitet njerëzor dhe për ta mbajtur kokën lart duke e konsideruar nëpunësin si shërbëtor të tyre dhe jo ta quajnë veten shërbëtor të atij që paguajnë për ta shërbyer.

E gjashta, sepse disa shtresa intelektuale që kanë mbetur, ndonjë individi nga shtresat e mesme, më aktivët, e zgjidhin problemin duke u futur në sqetullën e partive për të gjetur ndonjë vend pune në administratë dhe nuk bëzajnë, shohin punën e tyre, rrogën e mizerjes dhe të poshtrimit për të mos e humbur edhe atë, kurse pjesa tjetër në opozitë pret rradhën për ta kapur ajo këtë vend sapo të rrotullohet pushteti. Ato maja rripa­rripa, herë ma hipe herë ta hipa. Në afatgjatë konsiderojnë se rrogën e ndajnë pergjysëm duke futur koston e pjesës pa punë që do të qendrojnë kur ndrohet pushteti. Por, këtë e kompensojnë me lloj­lloj përfitimesh të tjera, si shtesë rroge. Kjo shtresë frymëzon nënshtrimin dhe e ka tradhëtuar qytetarin, mendon për veten dhe për t’iu ngjit pushtetit si shërbëtore jo për ta mbajtur nën kritikë për të mirën e përgjithshme. Kurse media është më shumë një altoparlant propagande dhe trullosje me seks, me krime, dhe me shërbime fshirje këpucësh pushtetarëve që kanë në dorë edhe ekonominë, edhe politikën edhe pushtetin. Ja përse është aq e lehtë, o sa e lehtê, ta qeverisësh sipas qejfit shqiptarin e sotëm. Nuk e ka fajin shqiptari që sillet si malësori i Migjenit që përulet për një kokërr grurë, kushtet ku e kanë vendosur, e kanë bërë të tillë.

E shtata, Demokraci? Ku ka demokraci pa hapësirë politike? Partitë politike e krijojnë këtë hapësirë. Por partitë politike nuk ekzistojnë te ne, janë vetëm disa kokra dhe masa e elektoratit që është vendosur përpara kësaj gjëme : ose voto për ne ose mos voto! Mos voto se edhe vetëm me një votë i fitoj zgjedhjet. Mjafton vetëm tre shqiptarë të votojnë, ku dy të jenë në një krah dhe tjetri opozitar dhe gjithçka mjafton. Ju të tjerët si të doni!

Dhe e teta sepse deri tani pasi mori ca pasuri si trashëgim nga familja, ndonjë tokë, ndonjë shtëpi, ndonjë pemë a hardhi rrushi, shqiptari po konsumon ato dhe edhe pak sa t’i bëjë rrush e kumbulla, duron ende. Ja përse sociologjikisht Shqipëria është si në kohën e Faraonit, e ndarë në tresh : një masë skllevërish pa të drejta, një grup sundues që grumbullon pushtet dhe pasuri, dhe një tufë halabakësh që lehin duke zhvendosur vëmendjen popullore nga mizerja që na ka pllakosur drejt rrugëve qorre cdo natë në televizorrrrrrrrr.

Sa e lehtë…. Si thoshte Ellul, nuk është pushteti që nënshtron qytetarin, është qytetari që është i nënshtruar djhe pranon dhunimin pushtetor.

Next Post

Bashkia e Kamzës nuk paguan ujin, Gjykata urdhëron bllokimin e llogarive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In