• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këtë javë e fitoi Arjan Çani

by Ilir Yzeiri
18/10/2020 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Në qoftë se do të kishim mundësitë që të masnim realisht pëlqimet e publikut për emisionet politike që organizohen në formën e debateve me të ftuar dhe që alternohen edhe me shfaqje të tjera nga bota e spektaklit, mund të thoshim pa frikë se këtë javë e fitoi « Zona e Lirë » e Arjan Çanit. Ai i mundi dy formatet e tjera simotra : « Opinion » të Blendi Fevziut dhe « Open » të Eni Vasilit me një zgjidhje thellësisht profesionale që vetëm një gazetar me përvojë si Çani mund ta bëjë.

Dy emiosionet e tjera kishin zgjedhur të ripromovonin formatin « spazzatura » apo « bullsheet » apo formatin që në shqip mund të quanim emision ku flitet për mbetjet e rrezikshme të të folurit njerëzor, ku promovohet fyerja, sharja ku opinioni agresiv i gazetarëve shitet për opinion publik, ku ideologjia rrënuese e partive politike nxirret në treg si lajm i fundit dhe ku e vërteta apo përfundimi nuk arrihet nga shkëmbimi i të dhënave, por nga mediokriteti fatal dhe tragjik i drejtuesve të cilët nuk kanë asnjë referencë, por, ashtu si ata tifozët në një ndeshje boksi i nxisin palët se ku ta qëllojnë kundërshtarin.

Edi Rama në emisionin e Fevziut nuk ishte thirrur për t’u dëgjuar si kryeministër por dukej sikur e kishte thirrur Fevziu në një cep pallati për t’u sqaruar për një muhabet dhe aty i kishte nxjerrë edhe shokët. Mund të ishin vrarë në qoftë se nuk do të kishte ndërhyrë Berisha me mesazhe që t’i ndante. Një nga miqtë e mi ngul këmbë se Fevziu sa herë e sheh që Ramës i bie pëlqimi në publik, e thërret dhe me emisionin e tij Rama jo vetëm që ngrihet në sondazhe, por i bind të gjithë se është i pakonkurueshëm.

Ndërsa në emisionin tjetër të Eni Vasilit ishte e ndaluar të flisje për skandalet e presidentit dhe si gjithmonë drejtuesja i orientonte të ftuarit se ku duhet ta qëllonin njëri-tjetrin. Ky mishmash klithmash e sharjesh jo vetëm që është bërë i neveritshëm, por po kthehet dalngadalë në një komedi. Nuk do të jetë e largët dita kur të gjithë do të themi se sot në darkë kemi gallatë te Fevziu apo te Eni. I vetmi konkurent i tyre shumë shpejt do të jetë « Portokallia »

Ndërkaq në emisionin tjetër të formatit të madh që ka krijuar traditën e së premtes, pra në « Zonën e Lirë » të Arian Çanit, ishin vënë përballë lideri i opozitës Lulëzim Basha me një nga gazetaret më të mira në vend që mbulon ekonominë dhe që drejton revistën « Monitor », me Ornela Liperin. Liperi ka vite që ka krijuar profilin e gazetares serioze, thellësisht profesioniste dhe që ka si karakteristikë të stilit të saj interpretimin e të dhënave.

Publikimet e saj që u referohen besnikërisht të dhënave dhe vetëm të dhënave janë të vetmet lajme reale që botohen në këtë vend dhe të vetmet informacione të besueshmë të zhveshura nga të gjitha ndikimet politike. Në opinionin tim, Ornela Liperi, e vetme, është disa herë më e besueshme dhe më profesionale se organizata BIRN dhe analizat e saj, të cilat sidomosa kohët e fundit, janë bërë jo vetëm të njëanshme, por edhe pa asnjë ekspertizë. Ndaj Çani, me intuitë gazetareske dhe ndoshta pa asnjë preferencë tjetër, kishte zgjedhur të vinte liderin e opozitës të cilën ai edhe e përkrah, përballë një gazetareje të ekonomisë me qenë se Lulëzim Basha ka filluar të shfaqet në publik si reformator i madh i saj. Mirëpo, përballja me Ornela Liperin jo vetëm që na zbuloi një lider të paaftë, por, për më tepër, edhe jo të sinqertë dhe manipulues. Kush dëshiron mund ta ndjekë këtu një pjesë të bisedës : (http://www.gazetatema.net/2020/10/16/si-do-e-clirosh-me-700-mije-leke-taksa-basha-perplaset-me-gazetaren-sdalin-llogarite-liperi-kam-pare-faturat-asnje-biznes-spaguan-kaq/)

Nga kjo bisedë kupton jo vetëm që Basha flet pa asnjë kontroll, pra lëshon vetëm lumë fjalësh dhe nuk ka asnjë referencë, por ai nuk është i qartë se çfarë do të bëjë. Gazetarja me fakte i thotë që ato biznesë që ai do të taksojë nesër kjo qeveri i ka bërë zero sot. Po Basha ka përgjigjen epike që hajde dalim në rrugë dhe pyesim bisneset se si taksohen.

Mirëpo, më e rënda është se ky model politikani që nuk mbështetet mbi të dhëna dhe nuk ndjek asnjë këshillë nga ata shumë profesionistë që ka PD-ja për ekonominë, na bind gjithnjë e më shumë se në këtë kohë ai po kërkon me forcë humbjen e tij e cila duket e sigurtë.

Ndaj Arian Çani edhe pa dëshirën e tij, ndoshta, i bëri publikut një shërbim të vyer duke i vënë përballë liderit të « butë » « europian » opozitar një gazetare profesioniste. Në fund të asaj përballjeje të gjithë u bindëm për fuqinë reale që ka media kur formati ndërtohet me paanësi dhe nga profesionistë. Ndaj këtë javë si dhe shumë të tjera, e fitoi me meritë Arjan Çani.

Next Post
Yuri Kim takim me të rinjtë: Ju jeni ata që sjellin ndryshimin, për një të ardhme ku shqiptarët mund të lulëzojnë

Yuri Kim takim me të rinjtë: Ju jeni ata që sjellin ndryshimin, për një të ardhme ku shqiptarët mund të lulëzojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky pezullon nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm! Shkak, largimi nga vendi pas dorëheqjes

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky pezullon nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm! Shkak, largimi nga vendi pas dorëheqjes

September 14, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, “Reuters”: Kosova pret një vendim që mund të trondisë raportet me Perëndimin!

September 14, 2026
Aksident ajror në Gjermani, 3 të vdekur pas rrëzimit të avionit!

Aksident ajror në Gjermani, 3 të vdekur pas rrëzimit të avionit!

September 14, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat! Çfarë thonë sipërmarrësit dhe ekspertët (VIDEO)

September 14, 2026
Farka ndryshon komandantin e Bazës Ajrore, Kaloshi në vend të Buzit! Ministri Nufi: Forca Ajrore, shtylla kurrizore e Forcave të Armatosura!

Farka ndryshon komandantin e Bazës Ajrore, Kaloshi në vend të Buzit! Ministri Nufi: Forca Ajrore, shtylla kurrizore e Forcave të Armatosura!

September 14, 2026
Mbappé kundër PSG-së, ja si përfundoi beteja gjyqësore

Mbappé kundër PSG-së, ja si përfundoi beteja gjyqësore

September 14, 2026
Konferenca vjetore e OKB, Vjena i ndalon hyrjen shefit të Agjencisë Bërthamore të Iranit, reagon Teherani!

Konferenca vjetore e OKB, Vjena i ndalon hyrjen shefit të Agjencisë Bërthamore të Iranit, reagon Teherani!

September 14, 2026
Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit -

“Uzinat po punojnë 24 orë”- Trump: SHBA po prodhon më shumë armë elitare se kurrë më parë, i dërgojmë në Lindjen e Mesme!

September 14, 2026
Kryeministri Rama: Nis restaurimi i filmit ikonik “Dimri i Fundit”

Inaugurimi i Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, kryeministri Rama udhëton drejt Napolit për ceremoninë! Pikë referimi për shqiptarët, zbardhet agjenda

September 14, 2026
Sulmet ukrainase mbyllin aeroportin në Moskë, anulohen qindra fluturime

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, 9 vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, ja si do të funksionojë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com